Gjithçka u kthekërka në këtë jetë! – Aktorja Rita Ndoci i shkruan Ramës 

Gazeta

Kryeministri Shqiptar - Neroni i Tiranës
Kryeministri Shqiptar – Neroni i Tiranës
Gjithçka u kthekërka në këtë jetë…
Aktorja Rita Ndoci i shkruan Ramës 

Si të erdhi dita mor Ed… gjithçka u kthekërka në këtë jetë.
Karma qënka kokrra e biçit. A të kujtohet si ishe në tetor 1989?
A të kujtohet si “përpëliteshe për studentët e tu, pra për ne” për të na mbrojtur?
Po përse çuditesh, mbas 37 vjetëve që pedagogët janë në krah të studentëve dhe solidarizohen me ta?
Ti kërkon t’i ndëshkosh studentët dhe të kenë në dëshminë e penalitetit njolla se janë ngritur kundër teje dhe qeverisë tënde qesharake? Marre, marre!
A të kujtohen debatet në vitin 1989, 1990 me të “mëdhenjtë e asaj kohe” për të përmirësuar jetën tek studentët? Të njëjtat tema janë sot. Po ti i paske pas rrena me qëllim që…
Po ti paske qenë Kali i Trojës i Perestrojkës more?!?
Po ti ktheve të gjithë brezin e ri të familjeve të nomenklaturës komuniste!!! Për Zoten duhet me të ardhë marre se si je shpërfytyru nga karakteri (në e paç pasë ndonjë herë) që nga 1989. Puu ç’paske qenë!!!!
Ne e dinim që kishe “Kartelë”, por asaj kohe ishte e kollajtë ta nxirrje një të tillë, se ishte për mbrojtje nëse do të hante goja e të flisje kundër sistemit komunist, po të kishe kartelë nga psiqiatri nuk ndëshkoheshe penalisht, duke qenë se je i papërgjegjshëm për veprimet që bëje.
Poooor… siç duket me sjelljet tuaja 28 vjeçare në pushtet, ajo kartelë paskërka qenë e vërtetë me diagnozën!
Ik më mirë përpara se të të heqin.
Kjo rini nuk duron pushtimin nga askush, e nga ti absolutisht jo!
Marrë nga Sprint.al, 21 tetor 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit