
Në vorbullën e trazirave…
nga Artan Kafexhiu
Këtë fund jave, po ndjek nga “komoditeti” që të jep largësia përtej oqeanit, se si disa nga vendet europiane janë përfshirë në një valë trazirash.
Veçanërisht, po ndjek ngjarjet në Francë dhe Itali. Një gjë është e qartë, si drita e diellit, që shumica, pothuajse absolute, që sheh në rrugë e bën zullume, janë ata, që konsiderohen ekstrakomunitarë, kryesisht afrikano-veriorë.
Siç komentonte një qytetar italian, këta të rinj nuk protestojnë për shtrenjtimin e jetesës; këto kanë dalë të krijojnë trazira, të thyejnë dyqane, e të grabisin, e plaçkisin mallin e tyre. Këtu flitet kryesisht për të rinj, fare të rinj, madje minorenë.
Islamizmi ekstrem po kthehet në një gangrenë, që po ha përbrenda Perëndimin. Politikat proemigrimit masiv të qeverive të majta kanë çuar në një rritje logaritmike të popullsisë islamike, në një bum demografik të islamizmit në Europë. Në fillim të viteve 2000-jë, Europa kishte jo më shumë se gjysëm milioni afrikano-veriorë, ndërsa në vitin 2026, shifra ka arritur në 49 milion njerëz, kryesisht të fesë islame, që popullojnë qëndrat kryesore europiane.
Kur krahason protestat shqiptare, veçanërisht me përfshirjen e studentëve, dhe e të rinjve shqiptarë, motivet dhe objektivat janë krejt të ndryshme.
Veçanërisht të rinjtë; ata duan t’i japim fund një regjimi autokratik, e tërësisht policor, siç jemi bërë ne vetë dëshmitarë; të rinjtë duan të kallin në dhe e në flakë vazhdimësinë e trashëgimisë komuniste, narkoshtetin, të ndalojnë hemoragjinë kombëtare, e të mbrojnë sovranitetit e atdheut të tyre të brishtë.
E siç shihet, për regjimet e konsoliduara, tashmë të kthyera tërësisht në klika e masoneri mafioze, e vetmja formë për t’i larguar është forca. E këtë mund ta bëjnë vetëm të rinjtë, që kanë zemër, e s’kanë frikë.
Rasti i Shqipërisë ka një “peculiarity”; ai që dikton e projekton vullnetin e tij mbi një popullsi të lodhur, të mpakur, e të çorientuar, është një i lojtur, me vullnetin makiavelist, që ia ka paisur bipolarizmi tepër i dukshëm, e për pasojë çrregullimet e personalitetit, që shfaqen me pamjen kaq elokuente të një deliranti funksional.
Sigurisht, njerëzit përreth tij jetojnë nën një frikë, e terror, por për fatin e keq të shqipove, si vemje që ata janë, e që ai i ka zgjedhur rreth vetes, e reflektojnë këtë pafuqi duke e projektuar atë poshtë, në nivelet e poshtme hierarkike, e për pasojë duke terrorizuar një popull të tërë, që nuk ka parë një ditë të bardhë në gati një shekull shtetformimi. Gjithmonë kam menduar se si është e mundur që të mos ekzistojë dikush, apo disa në skakierën e hierarkisë politike të kastës së tij, që t’i thotë: “Mjaft më! Zbrit nga marrëzia e deliri i madhështisë.”
AK Artan Kafexhiu

Po Artan, nji analizë e përkryeme për t’i gjete shkakun e prishjes së balancave etnike e fetare në Francë sidomos shkaktu nga emigracioni i dhunshëm. Problemi i arabo islamikëve në Francë – lindi nga gjenerata e dytë, e paintegrueme në kulturën dhe arsimi e shoqnisë europiane. Vala emigratore e 20 viteve të fundit i shtohet gjeneratës së dytë e s’e di nëse do ndalë derisa nji Lepen të vijë në pushtet.
Por lëvizja e Gilets Jaunes arriti në nji forme kaotike dhe në Shqipni – ashtu si thotë Spenseri se idetë me përralla përhapen në forme koncentrike me shpejtësinë e dritës në kultura të tjera – ashtu dhe antikultura në nji shoqni pa autostimë.
Leka Ndoja