12.5 C
Tirana
E premte, 1 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Lym Darrasa, mush faqet e para t’gazetave…

on

|

views

and

comments

Lym Darrasa
Lym Darrasa

Lym Darrasa,

mush faqet e para t’gazetave…

Ho mer çuna, murët vesh gjo e, u bo i javë qi emni Lym Darrasës ka mush rrugët, faqet e para t’gazetve, npër kafe s’flitet gjo tjetër, veç: “A e njef ti kët Lymin?”, “I kujt osht ky Lymi?”, “Ku e ka shpinë Lymi?”, “Çun esnof, vallaj nj’ai Lymi!”, “A di gjo osht i martum a jo ky Lymi, se e kom i goc yll mer yll, ne vallaj sot për sot veç i çun si Lymi ma mush synin ne menjen…!” Po haberet e mromjes i keni nigju gjo…? Fillojnë kshuna: “Lym Darrasa, personazh i ditës… Lym Darrasa – Number One!!” Amon mer amon… Jam bo aq i kërkum po ene aq i hutum, qi s’po munem me dal pri derës shpis se m’qepen gazetart e m’rrasin i kaush akullore mu ke goja, ne s’di ka t’ja maj për njat Zot… I kom mor nja dy hajna për badigarda, po ene ata m’hikën… S’e bojmë dot m’thanë, je shum i trafikum…!!! Hajt mër Lym thash, bo durim sa t’bohet kjo Qeveri e Rilinies, se ka për t’kalu ne ky qamet… Po s’po kalo…! Se ç’doli i ditë ene i gazetar, i pusht pushti si “fen syfyri…” ne shkrujti me t’modhe m’gazetën e Miletit Lejla: “Figura mo e ronsishme qi doli pri ktyne zgjedhjeve të 2013, osht ajo e Lym Darrasës, ose siç llapet nolt e posht korridoreve: Lymi i Tretë…!!! Ah mor pusht, – thash me menje, – m’barabite ene me at Pizevengun e Tretë t’Gjermonisë… Ka i one mu bo qejfi fort, po ka ona tjetër u trema içik, se thash: Eh, ke po m’bojnë gropën…!! Masnej e dava menjen… ne thashë, hec or Lymo ne mos e rruj toçin hiç as për mo t’mirin  e Tironës, e as te Ballkonit, se vallaj mo t’mir e mo t’zotin çun se ty s’ka… Ne ia mshova gazit… Tu menu… tu menu, m’rrëshkiti n’menje i gjo e modhe… M’u shun dritat… ne krejt sheshi i Skënerbeut m’u mush tumllas me milet… krejt tu m’neru me grusht… O Zot!! Kadalë Lymo, i thashë veftes… ma kadal çuno, se po t’hik ene ajo çik menje qi e ke me kimet… ne e mlodha rradaken… Po s’m’hikte pri menjes… ai gjermoni me mustaqe t’holla qi mushte sheshet… Ne thashë: apo s’jom ene içik bojaxhi, ene içik furçaxhi… Hahaha… qesha me t’modhe si puna e hajvonit… Masnej vrava trunin, se hasëll hasëll thashë, s’jom as i Treti Lym, po i Katri… N’fakt pa hile: jom i Pesti… po nja dy i skartova me i t’futme t’lezeçme… Bom ca pislliqe t’vogla ene meta se meta: i Treti… Se Lymi i Parë si e dini t’gjith osht ai qi i thomi t’gjithë Babe… Ai osht si Zogu i Parë – Mret i shqiptarve, ai osht Lymi i Parë – Mret i tironsve.. Nanjoni thot Mret i katunarve t’Tironës… Po hajt mo, vari teneqen… Lymi i Dytë, osht ai qi vriste e priste pa nji pa dy… I jepshe porosinë, ne ai t’marote punë…!! Maroi i dynjo punë rafmetliu… ne atë t’funit ja marun tjerët… Amo emnin ne at nomin e modh qi pati s’ia lujti kush m’dynjo… Le qi kujt ia majte, mer amon!!! Për Lymin e Tretë ishim tre pretendenta: Ai i rrugës blinve; Ai qi e boni Tironën kampione; “O Tiron Tirona, kupa osht e jona…”, ene Un… At Lymin e futbollit Tironas e skartum shpejt e shpejt, pa nji pa dy… U pa m’sy komisioni ne venosi pa as i llaf… Meta un ne ai i rrugës blinve… Ai i rrugës blinve osht i vdekë, – ndërhyni njoni, – ky osht i gjall mer jahu, ne e ka i jetë përpara… Ne t’ma rrasën me t’brohoritme: Rroftë Lymi i Tretë… Zot çere qejfi… si m’kan kap çuna e goca e m’kon hudh m’hava… E të m’zuni nji e qeshme… qi s’bo vaki, qesh e qesh… ene meno… po sikur kta pushta të m’lojnë me u përplas për çemente…!!! Ene t’u qesh pri qejfit, ene t’u vdekë pri fryke… S’bo vaki… dikur u lodhën… Un s’po nijsha mo asigjo se isha mpi e isha bo si top llastiku, hudh m’hava e prit, hudh m’have e prit… Po se ç’ishte i kadosh kadoshi, i bir kumlle, qi kur m’pritshin e mate gishtin termo, e do ti, mu rraste gishti modh i tij, si t’ishte i cop druni me i ven t’keq… Durova dhimjet e fillimit, masnej bërtita… po do ti kur nisi me mu lezetu… ata nalun… Dhe  vallaj m’erdh keq qi maroi ajo e hudhme m’hava, qi s’di ça t’them…

Grushti rilindas...
Grushti rilindas…

***

Nji masdite, m’erdh m’shpi nji zojë, qi herë m’u dukte mo e bukur se e vjetër, e her mo bote mo e vjetër se e bukur…! Dreq u punë -thashë, ne fërkova sytë!!! U majte içik si e fryjtme, se helbete pronare e modhe tokash…! E shpëlaftë mordja me gjithë toka… Po njifte për shejtonllik ijen teme… “Amon mër Lym, t’u bofsha mer Lym, po s’ka çun si ty mer Lym, po sëm nimove ti, sëm nimo as Zoti… mer Lym… Po ma kan xi jetën ata malokt e dreqit, e nishtina veç Rilinia jote po m’boni dermon… M’ty e m’Rilinie e kom var gjith shpresat, jo për gjo po jom ene stërmes Toptonsh, e Abdiut qi ka qen Rilinas, e njef ti, se je çun i qut… Erdha ktu se menova, qi ne vjetrit e Rilinies së Parë, veç na nimofshin këta rijtë e Rilinies… ene s’e bona dysh… Vrik ene ta zuna derën… E para…! Kom i dynjo toka e prona për t’mor mër Lym…! Pse s’ke mor asigjo, asigjo, ti mi zojë…?? – e pyta habitshëm… – Ajo e tuni kaptinën aq dhimshëm sa m’u bo sikur i ra përtoke… Vallaj qeke rehat… mi zoje… – i thashë – Po ma jep emnin tamom tamom, ene numrin e dosjes qi ke dorzu…! Ene ajo gjith qejf hapi çantën llustrës ne m’i dha… Anej ka funi kur i thashë… “Ishalla ka met prej gjith atyne pronave tua… ene noj gjo për mu – zoje!!!” Puuu si ka kërcy pri divoni e ka hik… Si e çmenme… tu m’sha e tu gërthitë rrugës, thu se i kisha thon noj qamet t’zi… Si osht ene kjo punë…? Kan hongër i dynjo me hajdutë sa jon kënoq, pse thash po e njyj ene un içik gishtin… u bo nomi…!! S’osht se i thash noj gjo t’hukubetshme, mer jahu, as i qita kuburen me ia numru m’lule ballit… Kur u ka zhduk ka mëhalla tjetër thashë: Shyqyr qi Rilinia s’i ka m’program as pronat ne as pronarët, se vallaj kush ia del me kët xhins të çmenëm mileti!!!

Rruga e Rilindjes...
Rruga e Rilindjes… (e shtrume me gjethe)

***

Ene i gjo tjetër, se ç’paska dal njona, s’po ia permen emnin,  e paska thonë se Lym Darrasa osht katunar…! Paska thon qi: tirons s’të bo llagapi… se me qen tirons osht nji mënyrë jetese me nershmëni… me huqe t’mira, pa ju servilosë kërkujt, me qen rob i butë, i dashtun ene pa hile… amo e tradhtove besimin e tironsit… s’puqesh me të m’kët dynjo. Vërte s’të bojn shamot… veçse t’japin durët me aq lizet qi s’ta merr menja… Ta kesh pri meje, se tironsi i mirë, ene kur e hudh komën e shkel m’rrug… vre mirë mos ka noj milingon, pse i dhimset mos e shkeli… Ky osht ai tironsi mer lal, e mos ma shit nji dallkauk, nji katunar t’qelbet, nji delenxhi si Lym Darrasa për tirons safi… Amon mos m’ço t’pshtejllët n’ke zot, me ksi tipash të shplamë, e pa pik ynyre, se te boj hasha!!!
Po si jom bo, po si jom bo… Xhin jom ç! Pyta gjithanej, ne mora vesh qi ajo goca s’jetoka m’Tironë… se vallaj kisha për ta bo qi të nrrote mahallë… o të nrrote qytet… Paska hik vet, me lazem… ne qeka rrasë m’fun dynjosë, m’çinemaçin… E paska pa Zoti, se vallaj mi  hypi kacabujtë aq keq, qi s’di ça t’thom… Pse mër katun osht Peza… A je m’taketuke… Po mer lal, njajo Peza… ka pranu qi t’i dali tymi m’katër anët, veç mos me u kapë gjallë Bab Myslymi… Masnej, m’thuj osht nigju gjo për noj Konferencë Shkodre, apo noj Konferencë Vlone… ? Hiç e kërkun… Veç Konferencë Peze, oh mi Peze si je… si yll me pese cepa m’je… Ne kur e mlodhi Baba miletin, krejt ishin e ç’ishin pa dallim, pa ide, pa fe, pa din e iman, pa atdhe… ne u bon grusht, mer grusht, ne e majtën gjall Shqipninë… Mos thashë noj gjo gabim e…?? Jo mer, po ku gaboj un… Ene ja ke m’dul nji e hutume mensh, ne m’kallzo me gisht se s’qekam tirons… Pse mi, pri ka jom, pri Peqini  apo pri Rrashbulle… Po kur i kërce ene kanari e merr inot  Rilinijen, ne shkrute m’gazet se: Robi duhet me e majt menien e zonme me pun e me t’lexume, se përnryshe me ato qi u kan nodhë familjeve t’mira tironse pri kallarekuqve rilinas, veç me hik pri fiqiri ne me u çmenë…
Ka bo zoti ymër, qi e ka shty aqi larg se ka pasë për t’gjetë kokrrën e belasë… S’i mjafto qi llap nolt e posht, po ka nis nishtina ene me u hap bythsh ene npër gazeta… Harro tarallakja qi gazetat ku shkru ajo, s’i lexo as ata qi paguhet me i majtë ato… e jo mo mileti…!! Po hajt mo… po un s’e kom inotin tamom me të, po tjetër kun, e s’m’ze as gjumi notës: ç’osht kjo pun mer jahu, u bo nji muj qi i fitum ato t’bekume zgjedhje ene ue…ue-ja s’po lu pri venit… Po kur e rren menja se mund gjej ene noj marifet mos me e shlu qeverinë… ç’osht ky muhabet kshuna mer amon…?? Kape mer jahu, pri skapllash e pri zhelesh… ne hudhe m’rrug të modhe… Hahaha… ç’mu kujtun ene zhelet… Hajt mo, se shifmi ka java tjetër, ne ishallah s’bo vapë e modhe… se m’thahet ene ky çik truni… qi e kom me kimet ene m’duhet për punë të mdhoja…
9 Korrik, 2013

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.