back to top
26.5 C
Tirana
E premte, 7 Qershor, 2024

Leonard Cohen (21 Shtator 1934 – 7 nëntor 2016) dhe mëmëdheu i origjinës… – përgaditi Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Leonard Cohen - Statujë në Vilnius
Leonard Cohen – Statujë në Vilnius
Leonard Cohen (21 Shtator 1934 – 7 nëntor 2016)
dhe mëmëdheu i origjinës…
përgaditi Saimir Z. Kadiu

4 vjet me parë (prill 2019), kam parë “live” nga afër skulpturën e Leonard Cohen në Vilnius, Lituani.
Vërtet, gjigandi i muzikës botërore ka lindur 89 vjet me parë në ëestmount, Quebec, Kanada (21 shtator 1934), por rrënjët e tij janë nga hebrejtë e Vilniusit.
Nëna e tij, ishte vajza e rabinit Solomon Klonitsky-Kline, që emigroi në Kanada në vitin 1927, ndërsa i jati ishte me origjinë nga hebrejtë e Polonisë.
Vilnius, kryeqytet i Lituanisë është një nga qytetet më të bukur të Evropës Veriore…
Ishte hera e dytë që vizitoja Vilniusin dhe shkak këtë herë ishte një Konferencë Rajonale e organizuar nga OBSH dhe OECD për Financimin e Shërbimit Shëndetsor …
Emri i qytetit vjen nga lumi Vilnia.
Ky qytet përmendet me këtë emër për herë të parë në vitin 1323, në Letrat që Duka i Madh Gediminas i dërgonte qyteteve gjermane duke ftuar popullsinë e tyre për t’u vendosur në Vilnius.
Gjatë shekullit të 14-të, Dukata e Madhe e Lituanisë ishte shteti më i madh në Europë. Ajo përfshinte Lituaninë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe pjesë të Polonisë dhe Rusisë së sotme.
Me Bashkimin e Lublinit të vitit 1569, Lituania dhe Polonia formuan një bashkim vullnetar me dy shtete, Komonuelthi Polako-Lituanez. Komonuelthi zgjati më shumë se dy shekuj, deri sa shtetet fqinje e shkatërruan sistematikisht nga 1772-’95, ku Perandoria Ruse aneksoi territorin më të madh të Lituanisë.
Lituania ka qenë shesh pushtimesh gjatë të dy luftrave botërore, jo vetëm nga gjermanët dhe rusët por edhe nga polakët.
Si ditë e pavarsisë është 16 shkurt 1918. Por për lituanët dita më e rëndësishme është dita e ndarjes nga ish Bashkimi Sovjetik (11 mars 1990).
Lituania u bë anëtare me të drejta të plota në NATO dhe Bashkimin Europian në pranverën e vitit 2004 dhe anëtare e Marrëveshjes Shengen, më 21 dhjetor 2007.
President aktual është Gidanas Nauseda (që nga 2019). Ai zëvendësoi Dalia Grybauskaitė qe kryesoi Lituaninë për 10 vite (2009-2019). Ajo u bë Presidentja e parë femër në historinë e vendit dhe kryetarja e dytë femër e shtetit në shtetet balltike pas Letonisë që zgjodhi liderin e saj të parë femër në vitin 1999.
Lituania ishte Republika e parë Sovjetike që u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe shpalli pavarsinë.
Gjatë Holokaustit mbi 250 mijë hebrej u vranë nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre lituane, shumica e të cilëve u masakruan në Paneriai, rreth 10 km në perëndim të qendrës së qytetit të vjetër të Vilniusit.
Sovjetikët kryen dëbime masive të lituanezëve në Siberi. Ata bënë shtetëzimin, kolektivizimin dhe sovjetizimin e përgjithshëm të jetës së përditshme.
Nga viti 1944 deri në 1952, rreth 100.000 partizanë lituanezë luftuan një luftë guerile kundër sistemit sovjetik. Rreth 30.000 partizanë dhe përkrahësit e tyre u vranë dhe shumë të tjerë u arrestuan dhe u internuan në gulagët e Siberisë.
Është vlerësuar se Lituania ka humbur 780.000 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sot në këtë qytet me 575 mijë banorë jetojnë 129 grupe etnike ku lituanet janë 63%.
Në vitin 1931, qyteti kishte rreth 200 mijë banorë ku polakët përbënin 66% , ebrejtë 28% dhe lituanët jo më shumë se 0.8%.
Arkitektura e pjesës së vjetër të qytetit është pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 1994.
Përpara Luftës së dytë Botërore, Vilnius ishte një nga qendrat më të mëdha të botës ebraike në Evropë, aq sa i kanë dhënë këtij qyteti edhe epitete si “Jeruzalemi i Lituanise” apo siç e ka quajtur Napoleoni “Jeruzalemi i Veriut”
Në vitin 2009, Vilnius bashke me Linz (Austri) ishin Kryeqytete Evropiane të Kulturës.
Gjuha zyrtare, lituanishtja, së bashku me letonishten, janë dy gjuhët e vetme të gjalla të degës Balltike, të familjes së gjuhëve indo-evropiane.
Qendra historike e Vilniusit është qyteti i vjetër me një sipërfaqe 3.6 km2. Në këtë qendër dominojnë arti Barok, por edhe arti Gotik (Kisha e St. Anne), arti i Rilindjes.
Vilnius është kryqendra ekonomike e Lituanise me një PPB për capita prej 21.300 Euro në vit. Paga mesatare në Vilnius është 1.070 euro në muaj.
Shpenzimet shëndetsore për capita në Lituani janë 1.406 euro, krahasuar me vendet e EU janë sa gjysma e tyre (2797 Euro). Si përqindje ndaj shpenzimeve për shëndetin përbëjnë 6.5% (2015), krahasuar me 5.6% në 2005.
32% e shpenzimeve shëndetsore paguhen out-of pocket, krahasuar me 15% të mesatares së EU. Shqipëria shpenzon rreth 45% të totalit të shpenzimeve shëndetsore.
Me emrin e Vilnius janë të lidhur shumë figura të njohura botërore të fushave të ndryshme (kanë lindur, apo i kanë rrënjët e tyre nga ky qytet) si:
-Leonard Cohen (1934-2016), kantautori i madh kanadez
-Yitzhak Zuckerman (1915-1981), – një nga udhëheqësit e kryengritjes së Getos së Varshavës në vitin 1943.
-Felix Dzerzhinsky (1877-1926), – themeluesi i policisë sekrete sovjetike
-Isaac Levitan – piktori i madh rus, mjeshtër i pejsazhit.
-Adam Mickiewicz, poeti më i madh polak, ka studiuar në “Imperial University of Vilnius”
-Romain Gary (1914-1980), shkrimtari dhe diplomati i shquar francez
-Jascha Heifetz (1901-1987), një nga violinistët më të mëdhenj të shek. XX
-Czesław Miłosz (1911-2004), poet polak, Laureat i çmimit Nobel në letërsi
-Józef Piłsudski (1867-1935), politikan i shquar polak, mbrojtesi i Evropës nga aventurat e Ushtrise së Kuqe. Zemra e tij është e varrosur në Varrezat e Vilnius.
-Chaim Weizmann (1874-1952), politikan i njohur izraelit. Presidenti i parë i Izraelit.
-Ehud Barak – Gjeneral i njohur izraelit, Minister I Mbrojtjes dhe Kryeminister i Izraelit
-Abba Eban – Ish Ambasador i Izraelit ne ëashington dhe Ministër i Jashtëm i Izraelit (ka lindur nee Afrikën e Jugut nga prindër që ishin larguar nga Lituania)
-Daniel Kahneman – Psikolog me famë botërore, Laureat i çmimit Nobel
-Amos Oz – shkrimtrai me i madh Izraelit
-Bar Refaeli – supermodele e famshme
Charles Bronson – aktori i shquar hollivudian.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.