back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 17 Qershor, 2024

Vetmitari Emin Ysolli… – një biografi e paautorizuar

Gazeta

Emin Ysolli
Emin Ysolli
Vetmitari Emin Ysolli…
një biografi e paautorizuar

Emin Ysolli është një trim i llojit të veçantë! Ai jeton vetëm, pa ndihma, është inteligjent, në komunikim, nuk bisedon me këdo, dhe ka jetuar një jetë tejet të vështirë.
Para viteve ‘90, jetoi në internim, në burg, shkak ishte i vëllai, Demiri, që bëri 10 vite burg, për tentim arratisje…
Emini është i zgjuar, energjik por i vetmuar, jeton në një kasolle, me pak të ardhura, por dinjitoz për jetën. Nga vetmia ka disa pasoja të vogla, por të riparueshme, ka një pamje fisnike, burrërore, i palodhur nga jeta.
Ai thotë: Zoti më ka bërë të fortë, të mbijetoj, për të treguar vlerat e tij fisnike, është në moshë madhore, rreth të 70-ve, vite që i ka në kurriz, jeton me një kafshë shtëpiake, emrin nuk ia tregon, po që është mace, siç e quajmë ne nga Korça. Është ajo e vetmja krijese që më pret mua në atë kasolle, është ajo kafshë, që e kalon jetën bashkë me të. “Ia siguroj ushqimin të parës asaj, pastaj mendoj për vete! Pse ajo nga unë e pret ushqimin. Argëtimi, çlodhja ime, është vetëm ajo kafshë besnike, që më pret aty me plot dashuri, tek ajo kasolle. Argetohem me të, largoj stresin e çlodhem shpirtërisht!

Njeriu vetmitar
Njeriu vetmitar

Jeta ime – thotë Emini – është kjo, pa trashëgimtarë, po kaloj mjerimin, sakrificat e mia ia dedikoj vetëm Allahut, që jam gjallë e më ka bërë të fortë, të mbijetoj, në këtë botë të trazuar, të pamëshirshme, plot varfëri, por me dashuri ndaj njerëzve. Njerëzit janë të pafajshëm, nga padituria janë miopë, por edhe syze kanë, nuk dëgjojnë, edhe pse aparat dëgjimi kanë, unë nuk u mërzitem të paditurve, pse aq dinë aq bëjnë. Unë do të rroj, pse kështu më ka erdhur jeta. Jeta nuk varet në dorë të njeriut, jeta varet në dorë të Zotit, dhe unë do jetoj me të mirat dhe të këqiat e kësaj bote! Shumë njerëz, me gjykojnë ndryshe, ata i gjykojnë njerëzit sipas veshjeve, sipas pasurisë, por unë këto nuk i kam, nuk i disponoj, por kam guximin për të jetuar! I lutem çdo ditë Allahut, që po jetoj deri më sot, që njerëzit të më vlerësojnë, mirë apo keq! Ky jam unë, trim a frikacak, lë të më gjykojë koha dhe historia! Në komentet tuaja do ju vlerësoj të gjithëve, edhe ata që më kritikojnë, edhe ata që do të më vlerësojnë. Për jetën time, nuk është i zoti ai që ka para, por i zoti është ai që i administron mirë ato, atje ku duhen! Asnjëhere mos e përbuz tjetrin, se nesër mund të jeshë ti më keq se ai! Tjetri vlerësohet nga jeta, siç ajo i vjen, ta jetojë me dinjitet…
E vlerësojme Eminin, dhe i urojmë atij shëndet në jetë, të jetë sa më i qetë dhe sa më i gëzuar…

Marrë nga muri i Fb i Artur Medollit, 25 maj 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.