Kur publikohen video intime…turpi dhe përgjegjësia janë të atij që i nxjerr Status nga Gentiana – Mara Sula dhe debati…

Gazeta

Videot në studion e Adi Hilës...
Videot në studion e Adi Hilës…
Kur publikohen video intime…turpi dhe përgjegjësia janë të atij që i nxjerr
Status nga Gentiana – Mara Sula dhe debati…

Gentiana Mara Sula
Kur publikohen video intime të bëra në privatësi, turpi nuk është i personit që shfaqet në to. Turpi dhe përgjegjësia janë të atij që i nxjerr, i shpërndan dhe i kthen në spektakël.
Në dosjet e Sigurimit kemi parë çfarë do të thotë të hysh pa leje në jetën private të një njeriu. Dikur bëhej me përgjime, fotografime e survejim. E urryem atë sjellje. Le ta urrejmë dhe sot kur qindra njerëz shtypin “share”.
Mos kliko nga kureshtja. Mos e ruaj. Mos e dërgo. Mos bëj screenshot. Mos bëj shaka.
Kjo është dhunë.
Mos u bëj pjesë e së keqes!

Opinione rreth kësaj teme…

Jozef Radi
Paralelja mes se djeshmes me krime ndaj të pafajshmëve dhe survejime makabre dhe shfrytëzimi i sotëm i zyrave të shtetit për orgji dhe shpallja publike e tyre është e ulët të krahasohen… ajo që mund të thuhet është kjo: nëse dje zyrat ishin për të ndëshkuar njerëz në hall të tyre, sot po këto zyra shërbëjnë për ta diskredituar shtetin… dhe shteti është si ai personazhi zhigolo që ia ka ulur gjithë një populli brekët në fund të kembëve… Pra jemi në simetri të së djeshmes me të sotmen…

Gentiana Mara Sula – Jozef Radi
Paralele kam vënë ke shkelja e privatësisë, pra thyerja, keq-përdorimi, shpërndarja, klikimet për gallatë – për qëllime antinjeri.

Jozef Radi – Gentiana Mara Sula
Artistët janë njerëz të lirë dhe ndjeshmëria e tyre është e padiskutueshme, por kur në lojë futen institucionet nuk mund të futet më privatësia… Ti nuk je sjellë si një njeri i lire, por si përfaqësues institucioni, e aty ndryshojnë konceptet e privatësisë. Sigurisht nxjerrja e videove është e turpshme, por më i turpshëm është akti i atyre që drejtojnë aferat muzikore, përmes perversiteteve… e këtu unë ndalem…! Sepse nuk është çeshtje debati, por thjesht një opinion i imi!

Ilir Namik Preza
Hapni dosjet e atyre që kanë bërë krime gjatë komunizmit atë bëni, mos i mbani fshehur, keni vënë 100 rregulla që i shërbejnë vetëm atyre që janë fajtorë. Nuk merr dot një dosje se të thonë jo po kjo, jo po ajo justifikime boshe.

Genta Sinojmeri
Nëqoftëse ky pisllëk do të fshihej a nuk do të quhej kjo hipokrizi dhe shoqëria do të bashkjetonte në normalitet me te keqen? Të keqin, të ligun nuk bëj dot sikur nuk e shoh dhe nuk e di. E keqja do linçuar. Jemi një shoqëri në batak moral dhe kjo duhet thënë. E keqja vjen që nga pushteti politik i Agasit dhe njerëzve të Ramës e deri tek kultura e ndyrë dhe perverse e Hilës.

Gentiana Mara Sula – Genta Sinojmeri
Jo, fshehja e abuzimit do të ishte hipokrizi. Por edhe ta quash “luftë ndaj së keqes” shpërndarjen e intimitetit të dikujt është një tjetër hipokrizi.
Nëse ka korrupsion, favore, mungesë meritokracie apo abuzim me detyrën, nxirr faktet dhe kërko përgjegjësi. Por videoja intime nuk provon asnjërën prej tyre. Ajo vetëm prodhon një viktimë të re.
Të denoncosh pushtetin është qytetari. Të konsumosh poshtërimin privat të dikujt është diçka tjetër.

Kujtim Cekani
Gentiana kam respekt për pozicionin që mban aty. Mos ngatërro krimet e komunizmit me kurvat e pushtetit morracak me mbetjet e komunizmit, ata që deri dje bënin krime ndaj shqiptarëve ata prap sot po shkatërrojnë Shqipërinë, ato që punojnë në poste publike s’kanë pse përdorin zyrat për Motele. Jo t’u nxjerrin videot por t’i diskreditojnë, kanë shtëpitë e tyre për privatësinë. Më vjen keq që shfrytëzon postin që ke për t’u dalë në mbrojtje plehrave në pushtet.

Ciljeta Bome
Të lutem znj. Genta mos e ngatërroni krimet e komunizmit me kurvllikun e pushtetit mavri me bojë me vota të vjedhura, me parate e popullit të bëra rrush e kumbulla, shqiptar!! Nuk lanë gjë pa vjedhur dhe fonde per dëmshpërblimin tonë nuk ka. Ka 15 vjet që nuk na dëmshperblëjnë pikërisht se duhen mbajtur me para këta imoralë pa dinjitet, pa din e iman!! Kurrë mos mbroni këtë kategori njerëzish ordinerë të kamufluar!!

Gentiana Mara Sula – Çiljeta Bome
Solla shembullin e futjes në jetë private për keqpërdorim. Krimet e komunizimin s’kanë krahasim.

Edlira Celo Gjonca –  Ciljeta Bome
Po ç’hyn qeveria këtu, pushteti mavri apo blu apo ngjyrë tjetër. Këtu bëhet fjalë për shkelje të rëndë të privatësisë, gjë që duhet dënuar me ligj. Ndërkohe ata që i shohin videot duhen dënuar moralisht- kaq.

Bardhyl Muca – Ciljeta Bome
Ke shumë të drejtë Çiljeta.
Ashtu është, por komunizmi nuk çnjërroset me këngë e valle por duhet revolucion.
Duhet shkuar të gjithë në bulevard e jo t’i lënë protestuesit vetëm për 4 muaj.
I tërë populli është i prekur nga bëmat e këtij pushteti më gjakatar që ka pa njerzimi. Një pushtet ku njeriu e ndjen vetën sikur nesër do vritet, nga pasiguria, ndaj gjithë populli: qytet, fshat, nxënës shkollash, studentë, myslimanë e të krishterë të ngrihet e ta heqin këtë mortajë që ka pllakos vëndin.

Eda Menkulasi Hoxha
Uaaa! Krimet e komunizmit bëheshin ndaj njerëzve të ndershëm moj Genta, s’ka lidhje me pisllëqet e këtyre këllirave, bijtë e atyre kriminelëve komuniste që e kanë kthyer vendin tonë sot që të vjen turp të thuash jam nga vendi i orgjive për para, për prona, lecka e çanta që të vjen për të vjellë kur i shef.

Lidhja Gegënisë
Ke të drejtë, por dhe ata që kanë një pushtet dhe që janë objektiv sidomos femra duhet mos të bjerë në nivel të këtyre fatkeqësisht femrat sot që punojnë në institucionet shtetërore, bien viktimë e dhuratave dhe të mirave materiale që ju ofrojnë banditë që paret nuk i fitojnë me punë të ndershme, por me shkelje te ligjit…
Në detyra të larta fatkeqësisht sot promovohen ata që nuk e kanë as dijen as dinjitetin për atë vend pune, por atje shkojnë ata pra që bëjnë punë të pista. Promovimi i këtyre vlerave në Shoqërinë Shqiptare është një fenomen në rritje i shëmtuar… Kemi gra vajza që promovohen nga krimi i organizuar në pushtet dhe me pushtet, promovohen ata që nota e arsimit të lartë është 5, pra thjesht bukuria e tyre jo mendja… ekselencës!
Femrat për një makinë për një orë “Rolex” e flori në qafë… çanta dore dhe apartament në pajë shiten keq!
Dhe kur femra hyp në kalë zor me i vu fre… Edhe në trafik si t’i hyp makinës i duket se krejt rruga është për makinën e saj! Nuk i fus të gjitha në një thes por pjesa e atyre pushteteve që stimulon adrenalinë… force që don t’ia kalojë edhe burrave!
Në rastin e Shefes së SHISH ,,
Me sy të mi, në unazëe lindore me x5 kjo femër bënte me fanalinë dhe drita rrugës për Dajt me shpejtësi skëterre. Ok, ndoshta mision i punës…
Kur një makine nuk i hapi rrugë se nuk kushte… ajo i bëri shenjë thike në qafë tipik bandite, tipik halabakëri tipik femër që i kishte hyp kalit me adrenalinë e ndoshta dhe mbush hundët… Kaq për sot!

MK Kurti Mirela
Shumë mirë bëjnë që i shpërndajnë fotot e videot, që të diskretitohen publikisht, që të zhduken njëherë e mirë nga Shqipëria, fëlliqësirat e kombit…
Pse po i qan hallin këtyre monstrave, të cilët janë bijtë e komunistëve, që nuk kanë lënë kusur pa u punuar njerëzve më të mirë të këtij vendi që e shkatërruan katërcipërisht apo konflikt interesi me postin e dhuruar apo me lejet e ndërtimit që i përfiton nga bashkëshorti?!
Më mirë fshije këtë status dhe rri në heshtje, mos u bëj edhe më shumë pis.

Djana Koçiaj
Sa shumë dhe sa pistë po luhet!
Lerini t’i zgjidhin vet, e veten të vrasin , por prapavija është e rrezikshme!!! Nuk janë veprime të denja ato video, por le të merren të zotët e “hallit” me to… Mos largoni vëmendjen nga problematika e paprecedent(!!) Vlora dhe Gisi dëmtojnë rëndë, korrupsioni, vjedhjet, rendi, mjekësia, arsimi, ekonomia, le pastaj bërthama e shoqërisë, familja që mori tatëpjetën! Eh ç’komb i çuditshem paskemi qënë! Mjerim!

Mirela Arqimandriti
Ke shumë të drejtë, Genta.
Për fat të keq, e keqja ka zënë rrënjë aq thellë në shoqërinë tonë, sa shumëkush merret me jetën personale të tjetrit: e zhbiron, e anatemon, i analizon gjendjen ekonomike e shoqërore dhe e shpall “armik” këdo që nuk përputhet me gjykimet e veta. Harrojmë se pas çdo emri është një njeri me dinjitet, ndjenja dhe të drejtën për privatësi. Askush nuk meriton të kthehet në spektakël publik. Turpi bie mbi ata që cënojnë, shpërndajnë dhe poshtërojnë.

Bardhyl Muça
Në librin e shpejtë, Kuranin, thuhet që kur kalon pa dashje e shikon duke bërë zino, je i detyruar si mysliman i ndërgjegjshëm ti mbulosh me mjete rrethanore për të mos ra në sy të publikut, e nëse e bën këtë xhest humanitar ke kryer një obligim të fesë myslimane.
Këto sot jo që ti mbulojnë këto akte të fëlliqura por i bëjnë vidio e krenohen me to.
Lënia e popullit 40 vjet pa fe e ka shthurur ndërgjegjen e tij nga humanizmi e çdo gjë që kërkon humanizëm.

Etleva Smaci
Gentiana Mara Sula si profesioniste ti e di që Sigurimi i Shtetit e kishte pjesë të manualit të punës survejimin dhe mbi një bazë ligjore që e justifikonte në emër të diktaturës së proletariatit. Këtu nuk bëhet fjalë për survejim. Natyra e sjelljes është imorale dhe morali është kategori etike. Shpërndarja është e dënueshme jo se po “linçohet” privatësia, por sepse sjell një krisje shumë të rëndë në kohezionin social dhe një traumë të re kolektive sesa pak vlen nderi dhe familja. Shantazhi i Sigurimit të Shtetit dhe viktimat e asaj periudhe janë shumë larg asaj që po ndodh sot. Nuk mund të zhvendosim kontekstin dhe të barazojmë dukurinë. Të paktën ne si kërkues s’mund të biem në qasje populiste ekstreme.

Did Tezha
Nëse bëhet fjalë për individë të thjeshtë, mbase kjo që thua qëndron.
Por kur vjen puna tek Pusht-etarët dhe Pusht-etaret, zyrtarët dhe zyrtaret, zuzarët dhe zuzaret e nomenklaturës, jo video, por edhe serial do ta kisha shpërnda me qef të modh… sepse kjo qeverri është qeverri e eskortave dhe legenave.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit