back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Festat e Fundvitit… kolazh… nga www.mondhasan.al

Gazeta

Mondhasani...variant budist
Mondhasani… Variant Budist

Festat e Fundvitit Kolazh… nga www.mondhasan.al

***
E dua bredhin e vitit të ri, të ngulur aty, brenda në det, pranë bregut! Zbukuruar me sardele, cironka e koce të ngordhura Karaburuni, me copa rrjetash të grisura për ibret, me grepa të ndryshkur e leshterikë të tharë! E dua plakun e Vitit të Ri të vij si peshkatar, hipur mbi barkën e Noes që ka marrë ujë, ku pluskon një kovë  shtrembaluqe! Në vend të thesit të dhuratave plaku-peshkatar i Vitit të ri të sjellë një rrjetë gjigande nga ku do dalë për 2014-ën, një tjetër plak peshkatar gjithmonë i qeshur e babaxhan me dhuratat e gënjeshtërta të së ardhmes! E dua Vitin e Ri të vijë edhe i varfër, edhe i arrnuar, edhe i zymtë… ama e dua të vijë i sinqertë!
Eja Vit i Ri, eja Vit i Vjetër!!!
24 dhjetor 2013

***

Duke e kthyer në një mëkat, kristianizmi ka bërë shumë për dashurinë!
Flm Kristianizëm!
Rrofshin mëkatet! (pa mëkatarë)
24 dhjetor 2013

Mondhasani - Variant Njeriu i Borës
Mondhasani… Variant Njeriu i Borës

***
Është 24 dhjetor!
Fantazoj një takim me të shenjtën Mari!!
Do ulesha aty, në verandën e ftohtë të Turizmit ku një çokollatë e zezë, e ngrohtë do shkonte për bukuri me rrezet e ftohta të diellit mbi fytyrën e trishtuar të shenjtores së famshme! Do bisedonim për Krishtin, për plagët e tij, për kryqin e rëndë të gjakosur, per çifutët, patriotët e tij, për Judën, për romakët, për Ponc Pilatin, për Biblën që ndryshon shpesh, për Dhiatën e Re e të Vjetër, për shizmën e madhe, për persekutimin e kristianëve të parë, për Konstandinin, perandorin ilir të Romës që lejoi zyrtarizimin e fesë së re, për përhapjen me dhunë të kristianizmit, për kryqëzatat, për muslimanët dhe natyrisht për Profetin Muhamet, për degjenerimin moral historik të Papatit, për njeriun e madh Vojtila! Ndoshta do habitej sikur t’i flisja për Elez Isufin, për Enver Hoxhën apo Janullatosin! Ndoshta do trembej, po t’i flisja për buxhetin e 2014! Ndoshta do villte po t’i portretizoja Erion Velinë! Ndoshta nuk do kuptonte asgjë po t’i flisja për administratën pothuaj të korruptuar të qeverisjes së kaluar dhe shitjen që një pjesë e së djathtës i bëri vetes! Ndoshta do ndjente mëshirë për ne shqiptarët mosmirnjohtës e humbëskujtese kolektive! Ndoshta do të pikëllohej po t’i tregoja fëmijët lypsarë ulur para Turizmit! Ndoshta fytyra e saj do gjallërohej po t’i flisja per Maria Grazia Cuccinoten apo Monika Bellucin, për Federiko Felinin apo Mel Gibson! Ndoshta bashkë me mua aty në verandën e ftohtë do këndonte ndonjë motiv celentantesk!!! Ndoshta shikimi i saj do ngrohej kur ta ftoja për një banjë në llixha, brenda vaskave të së cilës të dy do ndjeheshim më intime e më njerzorë, duke pirë pak nga ai i bekuar “gjak Krishti” në gota të argjendta!
Është 24 dhjetor dhe vërtet sot çuditërisht kërkoj një Mari të shenjtë, por jo të trishtuar! Një Mari të shenjtë rock, hot, sexy!!!
Eh Mari, Mari, Mari!!!

Mondhasani -Variant i Bojatisur
Mondhasani… Variant i Bojatisur

***
Nuk e njoh fare Krishtin!
Nuk e kam parë askund! Ndoshta ngaqë banojmë larg njeri-tjetrit apo sepse nuk frekuentojme të njëjtet lokale! Ama njoh plot që e adhurojnë për arsye të pakuptuara nga unë, madje një mikja ime me hakërrehet gjithmonë kur unë ”përgojoj” nuset e tij, murgeshat!!
Por çka shkrova më sipër nuk më ndalon t’i uroj miqtë e mikeshat e mia për festën e Ringjalljes të cilët besoj se do ma falin ”mëkatin” e përfytyrimit tim duke u dehur me verë të kuqe me një murgeshë bullafiqe e duke dëgjuar historinë e saj trishtë!
Ej! Jezus, mos u brengos kot tani! Ja, adhuruesit e tu po i uroj për Ringjalljen tënde! Edhe për nusën tënde po ndjej keqardhje duke dëgjuar jetën e saj mëkatare dhe shërimin që i bëre ti! Ec, aty Krishto e na bëj ndonjë mirësi se kemi dhe Vitin e Ri përpara e më duhet të fitoj ndonjë skedinë! Hajde pra, gëzuar!!!
24 dhjetor 2013

***
Nuk më pëlqejnë festat, sidomos Viti i Ri, i cili edhe sikur të më trokasë në derë si femër e bukur, nuk më josh!
Nuk i duroj vizitat e këtij eventi që nën petka festive fsheh fundin që afron! Më pëlqen veç dita e parë e Vitit të Ri kur trishtueshëm qyteti është bosh… bosh fare!
24 dhjetor 2013

Mondhasani - Variant Patriotik
Mondhasani… Variant Patriotik

***
Një gjethe e verdhë më fut në frymëzim!
Një gjethe jeshile poshtë peme më fut në trishtim!
Nje gjeldeti lakuriq më bën të mendoj i habitur për kanibalët që nuk ju mërzitet gjithë jetën i njejti mish!
Po ça lidhje ka mes gjetheve, gjeldetarit lakuriq dhe kanibalëve?!?
Po a nuk thashë gjithnji se jemi brenda një spitali psikiatrik gjigand???
24 dhjetor 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.