Dy fjalë rreth jetëshkrimit të Autorit

Gazeta

Kulla e Vladit te Shalës - Zef Dodë Dedndreaj
Kulla e Vladit te Shalës – Zef Dodë Dedndreaj
Dy fjalë rreth jetëshkrimit të Autorit

Zef Doda lindi në vitin 1923, në Salcë të Nikaj-Mërturit, Tropojë. Nxënës i Internatit “Kosova”, në Krumë të Hasit. Ka mbaruar Shkollën Normale të Elbasanit, dhe më vonë në vitin 1960 ka kryer Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër.
Ka punuar si arsimtar një jetë të tërë, ku për 26 vjet ka qenë drejtor shkolle, ndër të cilat 12 vjet drejtor zone. Në vitin 1980 i aprovohet nga Komisioni i Rrethit Tropojë, maketi i historikut të Nikaj-Mërturit mbi bazën e të cilit u ngrit edhe muzeu historik i zonës, që pasqyronte luftërat dhe përpjekjet e popullit në periudhat e ndryshme historike.
Ka qenë anëtar i komisionit për projekt-historikun e rrethit të Tropojës dhe njëkohësisht ka qenë autor i pjesës së parë, nga lashtësia deri në pavarësinë e vitit 1912.
Ka vazhduar punën pa ndërprerje në Institutin e Gjuhësisë, Tiranë.
Në zgjedhjet e 22 marsit 1992, ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin Popullor për Partinë Demokristiane.
Në vitet e para të hapjes së Shqipërisë ka asistuar edhe studiues të huaj, më 1992 ndihmoi çiftin italian, Emmanuela Del Re dhe Franz Gustincich, ekspertë në fushat e sociologjisë e gazetarisë në hulumtimet e tyre, për kanunin. Ky çift kreu një mision shumë të rëndësishëm, që do të mbetet në kohë, sepse Zef Dodë Dedndreaj ata me t’u kthyer në Itali botuan librin “Pane, sale e cuore – bukë kripë e zemër – bread, salt and heart”, me mbresat e gjithçkaje që kishin përjetuar në malësi, me dedikimin: “Zef Dodës dhe Malësorëve”.
Ka marrë pjesë shumë herë në faljen e gjaqeve në Malësi.
Është thirrur shumë herë të tjera për pleqni në gjaqe e ngatërresa, duke kontribuar në zgjidhjen e tyre.
Të shkruarit ka qenë një nga pasionet, kurse të botuarit ishte ëndrra e tij. Librat e tij për arsye që tashmë dihen, vetëm pas viteve ‘90 kanë gjetur dritën e botimit.
Libri i tij i parë, “Mashtrimi” u botua në vitin 1997, dhe më pas është ndjekur nga romani “Mësuesi në Shkollën e Shukut”, “Kulla e Zjarrit” monografi, “Sokol Meshi Njeriu i punës” monografi, botuar në vitin 2005, etj. Bashkautor me historianin Dodë Progni në historikun “Nikaj-Mërturi, “Vështrim Historik”, dalë në botim në vitin 2003, dhe i risjellur për ribotim në shtator të vitit 2024.
Ka lënë në dorëshkrim dhe shumë vepra të tjera, që janë në proces botimi pas vdekjes.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit