
Ambasadori i ri Eric Wendt, takon krerët e Shteti Shqiptar
Një fotografi, dy botë – nga Laureta Petoshati
Në fotografitë e takimit të kryeministrit Rama me ambasadorin e ri amerikan, kontrasti është pothuajse poetik. Ambasadori i ri Eric Wendt shfaqet me kostum, këmishë e kravatë, i përmbajtur dhe elegant, ashtu siç i ka hije një diplomati që përfaqëson një shtet. Një pamje që nuk ka nevojë të bërtasë për të tërhequr vëmendjen.
Përballë tij, Rama vjen me të zeza, me një veshje sportive që duket sikur ka humbur rrugës nga palestra për në protokollin diplomatik. Dhe pastaj janë atletet: të zeza, me ato vijat e verdha që i japin të gjithë ansamblit një prekje zoologjike njësoj si të ishin këmbët e verdha të ndonjë shpendi ekzotik që ka zbritur gabimisht në sallën e pritjeve.
Nuk është thjesht çështje mode. Veshja, sidomos në fotografitë zyrtare, është edhe një gjuhë më vete. Kostumi flet për institucionin; atletet flasin për personazhin. Njëri duket sikur ka ardhur për të përfaqësuar një shtet, tjetri sikur ka ardhur për të përfaqësuar veten.
Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron gjithë ironia e fotografisë: kur përballë një diplomati amerikan me elegancën klasike të një zotërie, kryeministri shqiptar zgjedh të duket si një përzierje mes një menaxheri mode, një trajneri fitnesi dhe një shpendi me këmbë të verdha.
Diplomacia kërkon protokoll. Rama, si gjithmonë, kërkon skenën.

Wend, i përmend kartelet, dhe gjuha e trupit tradhëton kM nga Erges Eskiu
Nga fotoja, që ka publikuar ambasada amerikane në Tiranë, nëse do analizonim gjuhën e trupit, shihet qartë, ambasadori amerikan me krahët e hapura dhe duart mbi gjunjë, trupin e ngritur lart, kraharorin e hapur përpara. Kjo gjuhë trupi tregon se ai është i gatshëm për punë, energjik, i vendosur dhe i prerë në komunikim si ushtarak.
Pra, gjuha e tij e trupit shpreh atë që Rama e kupton shumë mirë: -Kam ardhur për punë dhe duhet t’i bëjmë punët shpejt e shpejt, pa humbur kohë. Lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit në Shqipëri është prioriteti im dhe i administratës së presidentit Donald J. Trump.
Nga ana tjetër, Rama shihet në pozita mbrojtëse.
Duart e kryqëzuara janë për të thënë se unë nuk bashkëpunoj me ty. Vendosja e duarve pranë mesit tregojnë pozicion mbrojtës të Ramës.
Trupi i mbledhur, mimika e fytyrës e ftohtë, e shfaq narkodiktatorin si të plakur, të lodhur, të pafuqishëm dhe ajo çfarë ai po shfaq është siklet i madh me ambasadorin e ri.
Presim dhe të shohim, por gjasat janë se Rama, ditët dhe javët në vazhdim, do i ketë shumë të vështira!
Marrë nga Muir i FB, Erges Eskiu, 30 shtator 2026