back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

Deri në frymë të fundit të jetës sime… – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Britma - Eduard Munch
Britma – Eduard Munch

Deri në frymë të fundit të jetës sime…*

nga Adriatik Riza Dosti

Urrejtja është në fakt shkalla e fundit extreme e zemërimit njerëzor dhe që të kesh mbërritur deri atje duhet të keshë vërtet arsye dhe shkaqe të forta…
Nëse një vendi e një populli do t’i vlerësosh shkallën e qytetarisë, civilizimit dhe emanicipit të tij shihi se si është sjellë me historinë e vet dhe në mënyrë të veçantë me kokat e mençura të tij… – thotë diku në kujtimet e tij personale, i famshmi desident e antikomunist Vacllav Havel…
Dhe sot teksa lexoja një goxha shkrim historik mbi 91 vjetorin e shpalljes së Ahmet Zogut si Mbret të Shqipërisë dhe Shqipërisë si Mbretëri… radhazi shkova nëpërmend historinë tonë tragjike të post-kësaj periudhe që realisht etiketohet si koha skëterrë e Diktaturës komuniste dhe fatkeqësisht edhe e pseudodemokracisë…
Pra, që prej 1941, kur në Shqipëri lindi “murtaja e kuqe” e deri më sot që po kjo murtajë vazhdon të jetë në krye të atij vendi e të atij populli paçka ndryshimt të ngjyrave herë në rozë e herë në mavi e herë-herë si për t’u kamufluar edhe në blu… Ai vend e ai shtet janë sjellë në mënyrën më antinjerëzore, më sadiste, më armiqësore, më të poshtër e më përçudnuese ndaj bijve e bijave më të mirë të vet… ndaj familjeve patriotike e nacionaliste, ndaj fiseve, geneve, xhinseve, rracave e sojeve më të mira që ka patur ndonjëherë vetë Shqipëria…
Barbaria e kafshëria komuniste nuk ka njohur kurrë asnjë lloj llogjike e gjykimi njerëzor përveç gangsterizmit e rrugaçërisë së veshur me forcën e pushtetit, pabesisë e poshtërsisë njerëzore…
Injoranca, inferioriteti e defiçenca mendore si dhe prejardhja e dyshueshme kombëtare e të gjithë atyre që kanë qënë e janë në krye të atij vendi që prej 1944, e deri më sot i ka shkaktuar Shqipërisë e shqiptarëve humbje kolosale njerëzoro-intelektuale e patriotiko-nacionaliste… sepse prioriteti i tyre gjithmonë ka qenë e mbetet vrasja, burgosja, e zhdukja e inteligjencës së atij vendi sikurse edhe larja e hesapeve me të gjithë kundërshtarët e tyre politikë që do të thotë me të gjithë ata që kurrë nuk mendojnë si Ata… pra me patriotët e nacionalistët ose thënë shqip me të gjithë shqiptarët e vërtetë me gjak shqiptari të pastër…
Nuk po hyj fare tek burgjet, kampet e internimit, reformat e dhunëshme bujqësore, te lufta e tmerrshme e klasave, te torturat e hetuesitë e llahtarshme të diktaturës, te izolimi i vendit e rrethimi me tela me gjemba e bunkerë, te vrasjet makabre në kufi, te dënimet për agjitacion-propagandë, te dëbim-internimet masive familjare e fisnore, te heqja e dhunshme e besimit fetar, te krijimi i “njeriut të ri” Monstra që shfytyroi totalisht shqiptarin, zhduku ajkën intelektuale e tregëtare të kombit… e deri tek të ushqyerit e një populli të tërë me Tallonin e frikshëm racional çka praktikisht do të thoshte një vend e një popull i tërë i burgosur në një burg të madh kolektiv që duhet të hante e të flinte kur t’i thonin Ata e duhej të mendonte e të fliste po kur ta lejonin Ata….
Janë shumë e shumë arsye bindëse, histori e ngjarje tragjike përse unë e çdo shqiptar i ndershëm e patriot në dejet e të cilëve rrjedh gjak i pastër shqiptari kanë sot gjithë të drejtën morale e llogjike, por edhe të drejtën e Zotit të thonë me gojën plot se Ju urrejnë Juve sa më s’ka…
Juve që kurrë nuk kërkuat falje për gjithë këtë katrahurë kombëtare që i shkaktuat vendit e popullit tim…
Juve qe edhe sot e kësaj dite krimet tuaja makabre e sadizmin tuaj ndaj Shqipërisë e shqiptarëve gjeni guximin ta justifikoni me fjalinë poshtëruese e çnjerëzore se: “ashtu ishte koha atehere…!”
.
Antidiktaturë... grafikë
Antidiktaturë… grafikë
Juve kafshëve me fytyrë njeriu që vetëm me njerzillëkun nuk mund të keni dot kurrë e asnjë lloj gjejë të përbashkët…
Ju që gjatë luftës i latë duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm sepse kështu ju mëkuan krimineli bolshevik Stalin dhe shkjau i ndyrë që ju formoi e ju themeloi… për të qënë edhe më antishqiptare se edhe vetë ata…
Ju që anti-njerëzisht i ndaluat kthimin në Atdhe Mbretit Zog dhe familjes mbretërore…
Ju që Konicës nuk ja lejuat kurrë Amanetin e tij më se njerëzor e atdhetar që eshtrat tij të preheshin në dheun e tij…
Ju që Fishtën e kishit tmerr aq sa barbarisht edhe eshtrat ja flakët në lumë e sot po i lini edhe gjurmën e tij të fundit… Shtëpinë… që t’i shëmbet e t’i rrafshohet…
Ju që Nolin herë e donit si grusht-shtetas ndaj Mbretit Zog… e herë e sulmonit ashpër si Agjent të imperialistëve amerikanë…
Ju që krenarinë shqiptare, Nënë Terezen nuk e lejuat të shkelte në Dheun e vet as për të varrosur e hedhur një grusht dhè në varrin e Nënës së saj…
Ju që Musine Kokalarin e torturuat në mënyrën më çnjerëzore dhe në vdekjen e saj të vetmuar e fatkeqe nuk pranuat as ta shtinin në dhe e ta varrosnin si çdo qenie tjetër njerëzore e kësaj bote…
Ju që keni vite që ende guxoni e talleni me figura të tilla patriotike e intelektuale si Qazim Mulleti, aq sa edhe Arkë-mortin e tij nuk denjoni ta prehni në Atdheun, të cilit ai i dedikoi krejt jetën e vet…
Ju që u sherroset keq me gjakun e llojin tuaj bastard kur eshtrat e nacionalistit të flaktë Mit’hat bej Frashërit më së fundi gjetën qetësi në Atdheun e të parëve të tij Frashëllinjve shqiptarë të shquar për dashurinë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve…
Ju që trupin e poliglotit dhe njerit prej ajkave të inteligjencës shqiptare Mirash Ivanajt... ja dhatë në mënyrë poshtëruese laboratoreve të universitetit mjeksor për studime anatomike…
Ju që i latë pa varr e ju kini nxjerrë deri edhe sytë e ballit kushedi se sa të burgosurve politikë që më parë i sharruat me plumbat e pabesisë suaj e ju hodhët litarin në fyt pse guxuan e thirrën “Rroftë Shqipëria…!”
Ju që varët në litar poetin Havzi Nela dhe shkuat në plumb Vilson Blloshmin e Genc Lekën, sepse vargjet e tyre ju tmerruan e ju lanë pa gjumë atje lart në kupolën tuaj të krimit…!
Ju që kërkuat forcërisht e djallëzisht t’i mbyllnit gojën krenarive kombtare shqiptare si: Lasgushit, Kutelit, Cabejit, Vrionit e sa e sa të tjerëve intelektualë e patriotë të ndershëm shqiptarë që shihnin tek ju rrënimin e këtij vendi dhe të këtij populli…
Ju që nacionalistin Lef Nosin e quajtët tradhëtar e Nako Spiron e Mehmet Shehun i ”vetëvratë” duke i vrarë natën cubërisht si bandite …
Ju që brenda llojit tuaj bandito-monstruoz, të pabesë e antinjerëzorë i hëngrët kokat njeri-tjetrit pa reshtur deri në frymën tuaj të fundit…
Ju që kryeinjorantin Haxhi Qamili e mbani për Hero e një Admiral Flote bir të Çamërisë martire si Teme Sejkon e vratë në mënyrë ç’njerëzore me kazëm mbas koke dhe trupin ja dogjët me acid…
Ju që Esad Pashën e quani tradhëtar e terroristin Avni Rustemi mbrojtës së nderit të kombit…!
Ju që tre ish kryeministra të Shqipërisë i çuat të pastrojnë WC publike, të hapin varre e të ruajnë stallat e derrave… e teneqexhiun Koci Xoxe e kovaçin Pilo Peristeri e ngjitet deri lart në udhëheqjen shtetërore të vendit…!
Ju që ju a keni shndërruar në Muze shtëpitë e tyre Diktatorit dhe shërbëtorit të tij… Enverit e Kadaresë ju rëntë mbi kokë mallkimi i çdo shqiptari të vuajtur e patriot…
Ju që ende guxoni e shkarravisni përmendoren e Mbretit Zog në mes të Tiranës… dhe që ende e mbani monstrën më kriminale të Shqipërisë Enverin si Hero të Kombit… edhe pse shqiptarët nuk rreshtin së shurruari mbi varr…
Paçi përjetësisht mallkimin e këtij kombi e të këtij populli…
Ndaj dhe unë ju Urrej e do t’ju urrej sa më s’ka deri në frymën e fundit të jetës sime…!
.
Marrë me shkurtime nga muri i A. R. Dosti, (titulli redaksional) 1 shtator 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.