back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026

A po e vrasim kujtesën për së dyti? – nga Arben Borshi

Gazeta

Arben Borshi
Arben Borshi
A po e vrasim kujtesën për së dyti?
nga Arben Borshi
Në promovim të librit: “Kohë të Përgjakshme” të Marçel Hilës

Sot nuk na vrasin ma me plumb mbas kreje në rrugicat e Shkodrës, as nuk na kalbin në birucat e errëta të Sigurimit. Sot po na vrasin me diçka ma “moderne”: me harresë!
Sapo mbarova së lexuemit librin e Marçel Hilës, “Kohë të përgjakshme”. Nuk është thjesht një libër; asht një film me fjalë që të katapulton në tmerrin e vërtetë të viteve ‘45-’46. Asht një aktakuzë kundër asaj makinerie mishi që kërkoi me zhdukë trunin dhe shpirtin e këtij kombi.
Pse duhet ta lexojmë?
Mjafton të shohim shifrat: Vetëm 32% e të rinjve tonë lexojnë një libër në vit. Ndërkohë, qeveritë tona (të çdo kahu) kujdesen që këto dëshmi të mbeten në qoshet ma të errëta të panaireve. Promovohen me pompozitet “Shtëpitë me Gjethe” dhe “Bunkerart2”si atraksione turistike, ndërsa dosjet e kriminelave – si ajo e dajës tim, Qemal Draçinit – dhe emnat e tyne mbulohen me bojë të zezë në emër të “privatësisë”.
Cila privatësi? Ajo e xhelatit që sot mban frakun e avokatit apo pushtetarit?
Të dashtun miq, sidomos ju të rinj:
Liria nuk asht vetëm të kesh bukë, celular big brother dhe “cirk” televiziv. Liria e vërtetë asht kujtesa. Nëse nuk njofim plagët e Dom Lazër Shantojës, të at Zef Pllumi, të Sami Repishti, të Arshi Pipës, apo intelektin e këputun të martirëve tonë, jena të dënuem ta jetojmë historinë si “pula” që ushqehen nga dora e padronit, tuj harru që dikur kena pasë krahë për me fluturu.
Nuk ka paqe pa drejtësi. Dhe nuk ka drejtësi nëse lejojmë që bijtë e kriminelëve të na tregojnë se “etërit e tyre ishin në anën e duhur të historisë”!
Lexoni Marçel Hilën. Lexoni At Zef Pllumin. Lexoni Sami Repishtin. Lexoni Ahmet Bushatin. Jo për të urrye, por për të mos u manipulu kurrë ma!
Marrë nga Muri i FB Arben Borshi, 24 shkurt 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.