Arti i Poezisë – poezi nga Jorge Luis Borges

Gazeta

Flatrimi i Librit
Flatrimi i Librit
Arti i Poezisë – poezi nga Jorge Luis Borges
Përktheu Artan Kafexhiu

Me soditë lumin, të bërë prej kohës dhe ujit,
e me u kujtu, se koha është një tjetër lumë.
Për me e dijtë se humbasim porsi një lumë,
e fytyrat tona treten porsi uji.

Me ndje se zgjimi është një tjetër ëndërr,
që ëndrron rreth t’mosëndërruarit, e vdekja
t’cilës n’palcë i frigohemi, është vdekja
t’cilën ne çdo natë, e quajmë një ëndërr.

Me pa në çdo ditë e vit, një simbol
i të tëra ditëve të njeriut, e viteve tij,
e të shndërrosh zemërimin e viteve
në një muzikë, një tingull, a një simbol.

Me pa tek vdekja një ëndërr, e tek perëndimi
një pikëllim t’artë – e tillë është poezia,
e përulur dhe e pavdekshme, poezia
që rikthehet, siç agimet e perëndimet.

Herë-herë në mbrëmje është një fytyrë,
që na sheh prej thellësive të pasqyrës.
Arti duhet me qenë një pasqyrë e atilltë,
me i zbulu secilit prej nesh, fytyrën e vet.

Thonë se Uliksi, i lodhur prej mrekullive
derdhi lot dashurije kur pa Itakën,
të thjeshtë e të gjelbërt. Art është ajo Itaka,
një gjelbërim i përjetshëm, pa mrekullira.

Arti është i pafund, siç rrjedha e një lumi,
që ikën, por ende mbetet, pasqyrë e të njejtit
të ndryshueshëm Heraklitius, që është i njëjtë,
po aq, një tjetër, siç është rrjedha e një lumi.

– Jorge Luis Borges
© Artan Kafexhiu

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit