
Tradhtia intelektuale ndaj protestave të rinisë patriotike të Qershor-Korrikut 2026
nga Skënder Sadri Kapiti
Protestat patriotike të rinisë shqiptare kanë hyrë në muajin e dytë. Këto protesta tashmë kanë hyrë në histori, pavarësisht se ato janë të tradhtuara nga mediat, gazetarët dhe intelektualët shqiptarë, këto protesta dhe kauzat e tyre do të triumfojnë mbi regjimin e korrupsionit, krimit, hajdutërisë, drogës dhe pazaret me interesin kombëtar të politikës së vjetër të tranzicionit.
Protestuesit në fjalën e tyre u kërkojnë mbështetje intelektualëve të vërtetë shqiptarë, artistëve, gazetarëve, akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve, por çuditërisht ata heshtin dhe qëndrojnë indiferent. Indiferenca dhe mosangazhimi në qëndresën dhe rezistencën paqësore nga ana e intelektualëve është dobësi, frikë, servilizëm, padobishmëri dhe padinjitet njerëzor së pari dhe së dyti tregojnë padinjitetin intelektual të tyre. Dhe më keq akoma: mediat, gazetat dhe televizionet janë mercenare të politikës, janë shërbesa dhe vemje të korrupsionit dhe shërbesa ndaj agjendave antishqiptare.
Në televizionet shqiptare, në emisionet e tyre ftohen po ata farë intelektualësh, opinionstët e shitur dhe të diskredituar, të tejkonsumuar si servilë e mercenarë që mbrojnë politikën dhe korrupsionin e tranzicionit dhe nuk ftohen intelektualë potentë, të aftë dhe patriotë, as ata të ndershëm dhe të pakorruptuarit, as ata që janë të guximshëm dhe kritikët e vërtetë. Pra, shqiptarët nuk janë të tradhtuar vetëm nga politika, por edhe nga intelektualët. Tradhtia intelelektuale e sotme, indiferenca intelektuale karshi vlerave të larta të kauzave të protestuesve shqiptarët prej më shumë se një muaji vërteton se intelektualët shqiptarë në tërësinë e tyre nuk janë as autonomë, as të pavarur dhe as të moralshëm pasi nuk janë të guximshëm dhe as kritikë, sepse ata po heshtin dhe nuk po mbrojnë vlerat qytetare, demokratike, antikorrupsion dhe as ato kombëtare, pra intelektualët janë edhe frikacakë pasi nuk janë me protestuesit.

Qëndrimi i tyre indiferent i shkon përshtat apo më saktë i shërben mercenarizmit intelektual të tyre ndaj regjimit të korrupsionin, krimit dhe tradhtisë së vlerave dhe të kauzave publike. Rinia patriotike dhe elita qytetare në këto protesta po i lufton tradhtarët deputetë, ministra, qeveritarë dhe tërë sistemin e tradhtisë politike të regjimit të korrupsionit, por intelektualët janë shumë, shumë të rrallë që janë në anën e duhur të historisë, të së vërtetës dhe të drejtësisë, ata akoma nuk janë në anën popullit dhe të kombit dhe as të kësaj lëvizje proteste kundër tradhtisë.
Marrë nga sot.com.al 6 korrik 2026