
Sindroma Hubris
Përshtatur me shkurtime nga Ilir Allkja – mjek
Sindroma e arrogancës (nga greqishtja e vjetër hybris – arrogancë) është një çrregullim i sjelljes që prek njerëzit të cilët mbajnë pushtet absolut për një kohë të gjatë.
Për herë të parë u formulua si sindromë nga ish-Ministri i Jashtëm britanik dhe mjeku David Owen, së bashku me psikiatrin Jonathan Davidson.
Ajo nuk klasifikohet zyrtarisht si një sëmundje psikiatrike në manualet mjekësore (si DSM-5), por shihet si një “sëmundje e pushtetit”
Simptomat kryesore
Owen dhe Davidson listuan 14 simptoma specifike. Ndër më kryesoret janë:
1.Humbja e realitetit: Izolimi progresiv nga bota reale dhe rrethimi vetëm me njerëz që u thonë “po” për çdo gjë. (yes-men)
2.Besimi i fortë tek vetja: Një bindje e palëkundur se çdo vendim i tyre është i drejtë dhe se nuk mund të gabojnë kurrë.
3.Përbuzja për të tjerët: Shikimi i bashkëpunëtorëve por edhe i kritikëve ose kundërshtarëve si të paaftë ose inferiorë.
4.Flasin në vetën e parë të shumës (Nosizmi): Përdorimi i “Ne” (Ashtu si mbretërit) ose referimi ndaj vetes në vetën e tretë nëpër fjalime (ata).
5.Pasioni për imazhin: Shqetësimi i tepruar për mënyrën se si duken në publik dhe si i prezanton media.
6.Përgjegjësia vetëm para “Historisë”: Bindja se ata nuk duhet t’i japin llogari popullit, gjykatës apo opinionit publik aktual, por vetëm “Historisë” ose “Zotit”.
7.Pakujdesia dhe nxitimi: Marrja e vendimeve të mëdha pa konsulencë, pa parë kostot, e nxitur nga një ndjenjë plotfuqishmërie (Omnipotenca)… etj, etj
Trajtimi
Nuk ka një ilaç apo terapi mjekësore për këtë sindromë. Megjithatë, ka dy mënyra se si ajo kurohet ose parandalohet:
”Kura natyrale” – Humbja e pushtetit: Në momentin që këta njerëz humbasin zgjedhjet, shkarkohen nga detyra apo largohen nga pozicioni, sindroma përgjithësisht zhduket dhe ata i kthehen ngadalë realitetit.
Mekanizmat institucionalë (Parandalimi):
Mënyra më e mirë për ta luftuar është kufizimi i mandateve (p.sh. maksimumi dy mandate), kontrolli i fortë nga institucionet e pavarura (Check and Balance) dhe pasja e një opozite apo medie të lirë që u kujton vazhdimisht gabimet.
Shkrimtari i njohur Douglas Adams ka shkruar një frazë që e përmbledh mirë këtë situatë: “Një nga problemet kryesore me qeverisjen është se ata që e bëjnë atë… njerëzit që dëshirojnë më së shumti të sundojnë janë… janë më të pa aftët për të amvisuar një shtet”.