
E ke humbur krejtësisht lidhjen me realitetin… z. KM
nga Gëzim Zilja
Zoti kryeministër! Protestuesit nuk janë korba e sorra! Ti ke qenë e je: “Un grande pezzo di merda,” që qelbe Shqipërinë.
Eh, more Edi Rama sa telashe, vuajtje dhe mjerim i ke shkaktuar kësaj Shqipërie me veprimet e tua prej aventurieri dhe etjen e pashuar për pushtet e para. Ia dole fillimisht të shiteshe jashtë si një piktor i madh, duke hapur ekspozita deri në Japoni (me paratë e fukarasë), duke shpikur “Ballkanin e Hapur” këshilluar Europën për rrugën që duhet ndjekur, batutaxhi i madh dhe gjoja provincial, që gjynaf të ishe kryeministër i një vendi të vockël, një kostum që të rrinte ngushtë, prandaj përdore poture turku. Mendja jote pjellore prej gjeniu kërkonte hapsira të mëdha. Dalëngadalë të doli boja brenda e jashtë. Kërkoje popullaritet e shoqëri me dhëndrin e Trampit e Rotshildët, ti që edhe në moshë madhore përmirrje nga ballkoni e sot qarkullon me brekë nëpër zyra si kryeministër. E gjete zgjidhjen duke shitur pjesë nga Atdheu ynë i shtrenjtë, Karaburun, Sazan, Zvërnec, Nartë, Akërni, Manzë (muxhahidinët,) Gjadër (italianët), Portet Vlorë (Fusha e Mane) e Durrës (Alabari) det e tokë (Roskovec, Tec-i) grekëve, etj. Sjelljet e tua me të huajtë të kujtojnë fabulën e La Fontenit “Bretkosa që donte të bëhej sa një ka.” U lidhe me kartelet dhe grupet kriminale shqiptare e jo shqiptare, duke dashur të ndërtosh një Shqipëri, për një grup të vogël njerëzish, kryesisht grupe kriminale, e plot qelbësira me emër në Europë, që ti i thërrisje në zyrë si arkitektë e ndërtues. Tani të gjithë e dinë që je një tradhëtar, servil dhe hajdut i ndyrë. Arroganca jote si trim ndaj protestave që po zhvillohen në Tiranë, tregon se e ke humbur krejt arsyen e shan para e prapa si ato plakat telendare dikur në lagjet e varfra. Ajkën e shoqërisë shqiptare, bukurinë dhe të ardhmen e këtij vendi, vajza e djem, burra e gra i quan korba e sorra. Ti, ose ke humbur krejtësisht lidhjen me realitetin ose drogohesh 24 orë për 24 orë dhe flet përçart. Bashkë me ca palaço deputetë, që u ke hedhur trutë e gomarit dhe të lëpijnë prapanicën për një rrogë po merr merr në qafë Shqipërinë. Populli shqiptar shikon te protestuesit skifterë e shqiponja, që ty dhe coftinat që ende të ndjekin nga pas, shumë shpejt do t’i sistemojë atje ku e meritojnë.
Tashmë bota demokratike e kuptoi që je një gango, delenxhi e gënjeshtar që për pushtet e para shet gjithçka: nënë, babë, fe e Atdhe. Se ti shokë as ke pasur e as ke. Bota kuptoi që lidhjet e tua me shumë ambasadorë të BE-së dhe më tej janë lidhje korruptive. Vinin në Shqipëri plot autoritet e dëshira të mira, por me burrat e gratë e ministrive, qofshin dhe ministra e ministresha i korruptoje pa dallim me para të thata, me dhurata dhe shërbime të tjera në hotelet e vendit dhe të botës mbarë. I pasurove me paratë e këtij populli të varfër, përfshi edhe ish ambasadoren amerikane Kim, sekretarin Blinken, që të quajti udhëheqës të shkëlqyer e Mecgonigal-in e famshëm. I mbushe me aq shumë para sa Kimi (Kimetja ose Kunadhja) në kundërshtim me të gjitha rregullat demokratike, i kërcënoi shqiptarët “se po nuk votuat Edi Ramën do të hani bar.” Megjithëse 14 vitet e fundit në Shqipëri janë kundërshtuar zgjedhjet nga opozita me zë e figurë, duke dhënë shembuj të pafundëm blerjesh, falsifikimesh, trysnish mbi administratën shtetërore, të krimit të organizuar, etj, Europa e OSBE kanë mbyllur sytë.
Nga dekada në dekadë zgjedhjet në Shqipëri shkojnë zi e më zi sepse vjedhja u kthye në sistem por ambasadorët dhe të deleguarit e OSBE-së, të korruptuar nga kryeministri shqiptar i quanin, e i quajnë, “me probleme, por të pranueshme për Shqipërine”, a thua ne nuk jemi në Europë por diku andej nga shtetet afrikane. Po mbushen dyzetë ditë dhe Europa me të deleguarit e saj duhet të kuptojë se Shqipëria përfundimisht e ka zgjedhur rrugën e saj: E para është: Dorëheqje pa kushte e kryeministrit mafioz dhe dënimi i tij nga organet përkatëse. Nëse ti Ram vazhdon të quash protestuesit korba e sorra, e tillë është qeveria jote ndërsa vetë ti, je “un grande pezzo di merda.”
Nëse mërzitesh nga pa edukata ime për të ulur nervat po të dërgoj këtë tufë pëllumbash për ngushëllim:
1.Fatmir Xhafaj & Agron Xhafaj
2.Sajmir Tahiri
3.Ilir Beqaj
4.Frida Krifca
5.Belinda Balluku
6.Olta Xhaçka
7.Artan Gaçi
8.Ogerta Manastirliu
9.Mirela Kumbaro
10.Elisa Spiropali
11.Lefter Koka
12.Arben Ahmetaj
13.Erjon Veliaj.
Lista vijon…
Marrë nga muri i Fb Gëzim Zilja, 8 korrik 2026