
Në tragjedinë e familjes pos tjerëve… merr pjesë dhe Aleks Luarasi!!!!
nga Nestor Topencarov
Të nderuar miq!
Dikush prej jush mund të mendojë se ç’lidhje kanë këto dy foto me Nestorin! Po sigurisht, që kanë një rëndësi të madhe.
Në tragjedinë e familjes morën pjesë punonjësit e sigurimit dhe bashkëpuntorët. Por, ishte edhe një grup tjetër, (të këqinjtë), të cilët të paftuar, por me dëshirën e tyre në mënyrë vullnetare, u implikuan për të na bërë keq. Njëri prej tyre ishte Aleks Luarasi. Në dëtën 27 tetor të vitit 1982, kur unë me babanë dergjeshim respektivisht në burgjet e Spaçit dhe Ballshit, kur mamaja me motrën vuanin shpirtërisht burgimin tonë dhe fizikisht në rrugët e mundimit për të na takuar, ky individ i dërgonte një letër Ministrisë së Brendëshme, duke shkruar marrëzira mbi familjen time, në mënyrë që ne të mos na nxirrnin nga burgu (mbasi pritej amnistia e 15 nëntorit) dhe të dëmtonte dhe pjesën tjetër të familjes.
Në këtë letër ai nënshkruhet: Aleks Luarasi (pranë Aparatit të Këshillit Ministrave). Pra, mendoni një individ që nuk ishte punonjës sigurimi, që nuk bënte pjeë as te bashkëpuntorët, që askush nuk i mori mendimin, që jetonte 150 km. larg nesh, por siç u duk, jo larg problemeve tona, merr këtë inisiativë për të në bërë edhe më keq se atë që na kishte bërë regjimi diktatorial.
Ky individ nuk shihte problemet e tij…, por u implikua aty ku nuk i takonte.
Lind pyetja: – Kush ishte kjo qenie?
Aleks Luarasi ka qenë pedagog në Fakultetin e Drejtesisë. Në vitin 1991, u bë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Gjatë viteve 1992-1998, Antar i Komisionit të Venecias në Këshillin Europian. Themeluesi i Universitetit “Luarasi” në vitin 2003. Në vitin 2018, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ja pra, edhe ky ishte nje nga ata që dekontribuan për ardhjen e demokracisë se vërtetë në vendin tonë.
Marrë nga Muri i FB, Nestor Topencarov, 13 korrik 2026
