Pak rreshta në përkujtim të poetit Paul Celan

Paul Celan ( pasaphoto - 1938)

Paul Celan ( pasaphoto – 1938)

Pak rreshta në përkujtim të poetit Paul Celan

23 Nëntor 1920 – 20 prill 1970

“Sa larg o sa afër je, Ingeborg? Më thuaj, kështu unë do ta di nëse ju i mbyllni sytë, kur unë tash do t’ju puthi?
(Paul Celan)

Kjo fjali është e vitit 1949.
Ai ishte një poet. Ajo, gjithashtu.
Paul Celan ka lindur në Czernowitz, fillimisht në Rumani, sot ndodhet në Ukrainë ( ashtu si shkrimtari Gregor von Rezzori, nëse e mbani mend? I fundmi europianolindor). Ajo ishte austriake. I kanë shkruar njeri tjetrit në gjermanisht, e janë shkruar për gati dy dekada, madje edhe kur ai ishte i martuar, madje edhe kur ajo kishte nji të dashur. Letra të shkruara në letër.
Fjalë poetësh, fjalë të një dashuri të pamundur, dhe si gjithë dashuritë e pamundura, kanë fjalët me të vërtetë të bukura.”E gjejmë fjalën” është titulli i kësaj korrespondencë mes tyre të publikuar nga Nottetempo, prej së cilës është shkëputur kjo frazë.

Paul & Ingeborg

Paul & Ingeborg

Poeti Paul Celan kreu vetëvrasje me 20 prill të 1970, duke u hedhur në Senë në Paris. Ingeborg Bachmann vdiq tre vite më vonë në Romë, ndoshta në gjumë prej dozës së alkoolit dhe pilulave të gjumit… Cigarja e fundit i dogji shtratin. Por kjo fjali qe e vitit 1949, puthje letrash, puthje që djegin… si ato të vërtetat!

A doni nji tjetër emër për dashurinë: Durim! (Paul Celan)

Përzgjodhi dhe përktheu Jozef Radi

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare, Përkthime  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook