back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

Fabula e Rilindjes (jo kombëtare) të shekullit 21,  kundër Rilindjes Kombëtare të Shekullit 19 – nga Artur Shkurti

Gazeta

Rilindja Shqiptare...
Rilindja Shqiptare…
Fabula e Rilindjes (jo kombëtare) të shekullit 21, 
kundër Rilindjes Kombëtare të Shekullit 19
nga Artur Shkurti

1.Në kundërshtim me ndjesitë e majta sjellin eshtrat e Mithat Frashërit në Shqipëri. Por të majtët “nuk kishin parë gjë akoma” se sa bukur vepron “qeveria jonë”. 
2.Duke qenë se kishin ndërmend të bënin aksion antikombëtar në Korçë u duhej ta eksportonin “kombëtarizmin” jashtë kufijve të Shqipërisë. Kështu hyri Mit’hati, kryetar i Kongresit të Manastirit dhe doli Mësonjëtorja nga Korça. 
3.Në korrik, ligji 27/2018 “Mbi trashëgiminë kulturore” ia hoqi statusin Muze Kombëtar “Mësonjëtores së Korçës”. 
4.Në nëntor 2018 erdhën eshtrat e Mit’hat Frashërit. 
5.Në 2021, me VKM 146, Muzeu i Korçës heq emrin “Mësonjëtore e parë shqipe”. Në detyrat që  kish caktuar VKM – ja nuk përmendej fare “Mësonjëtorja e parë shqipe” e Korçës. 
6.Ndërkohë në Manastir, pusinë e kanë zënë protestantët dhe maqedonasit që kanë bërë gati përthithjen e “kombëtarizmit shqiptar” duke i shkaktuar skoliozë historisë së Shqipërisë me përthithjen e historisë së Qirjazëve. 
7.Ndërkohë simbolikisht u prish dy herë varri i Mit’hat Frashërit. Kështu u kënaqën edhe nostalgjikët e majtë që nuk kishin parë gjë akoma. 
8.I gjithë aksioni çmontues dhe eksportues jashtë kufijve të Rilindjes Kombëtare bëhet duke shpalluar 22 nëntorin 1908 (Kongresi i Manastirit) Festë Kombëtare. Nuk është lajm i gëzuar, por është një punë e mbaruar e çkombëtarizimit të Korçës, dhe e heqjes së mundësisë që 7 marsi 1887 të bëhej Festë Zyrtare. E gjithë dashuria e popullit për Rilindjen Kombëtare është e përqëndruar në 7 mars 1887 dhe kjo mori goditje të rëndë me të gjitha veprimet e mësipërme. 
9.I njëjti (këshilltar i kryeministrit) që “u kujdes” për ardhjen e eshtrave filloi sulmin ndaj Vëllezërve Frashëri dhe tjetërsimin e historisë së Frashërit dhe frashëllinjve. Nuk ka asnjë paradoks.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.