Një rrëfim magjik mbi Qeparonë – nga Petro Aleksi

Gazeta

Petro Aleksi rrëfen... Qeparonë e tiij
Petro Aleksi rrëfen… Qeparonë e tiij
Një rrëfim magjik mbi Qeparonë
nga Petro Aleksi

Sot ndoqa me një kënaqësi të rrallë aq sa e lashë të përsëritesh pafund një video disaminutash të 83 vjeçarit Petro Aleksi, një qeparot që më mahniti me atë stilin e shtruar e sintetik të rrëfimit më një pamje 360 gradë të një realiteti që më shumë se në sytë e tij jetonte në shpirtin e tij e që është ajo dashuria e njeriut që ka një jetë punë e reflektim mbi veten dhe vendlindjen, por bëri përshtypje reklama e jashtëzakonshme e vendlindjes përmes fjalësh të kursyera po një të vërtetë që të mbërthente për fyti.
Thjesht më mahniti me atë qetësinë e rrëfimit, çka më bëri edhe të reflektoj edhe e rreth emrit të fshatit, e më dha një shkëndijë që duhet trajtuar jo pa seriozitet. Nëse nisemi nga koncepti latin i “vini, vidi, vici”, domethënë; erdha, pashë, fitova”, edhe fjala “Qeparo” e rrokjezuar përbëhet nga tre folje: (Qe – Pa – Rroi) që e trajtuar si kuptim do të thotë, domethënë “qe pa rroi” ose “ishte – pa – jetoi”. Ose në një variant tjetër, ky emër i ndarë në rrokje, me një presje pas rrokjes së parë, “qe, pa rroi”  merr kuptimin “ishte, pa jetoi”, pra në të dy kuptimet afrohet me magjinë e fshatit… E gjitha kjo buroi nga rrëfimi i Petro Aleksie, që i dha një pamje të mrekullueshme vendlindjen e tij me krejt pak fjalë, po një fuqi bindëse mahnitës, përballë kafes, gotës së raksië, tespijeve që i lëvizte dy nga dy, shkopit ku mbahej dhe syzeve që edhe pse i verbër na dha të gjithëve sy për të shkuar te Qeparoi i tij magjik…
jozef radi, 1 shtator 2026

Qeparoi i Vjetër
Qeparoi i Vjetër

*** 
Na ishte se ç’na ishte, thanë, ë?
Nuk ka fshat në Shqipëri, si Qeparoi i vjetër.
Unë jam Petro Aleksi, 83 vjeç, lindur dhe banues po këtu, në Qeparo.
Më llënë e fundit e mbaroi te porta e oborrit.
Nuk më mbante vendi!
Duhanin më ka ngushëlluar.
E kam filluar një vit mbas aksidentimit…
Qeparoi, është një shkëmb i madh.
Ka marrë forrë për t’u hedhur poshtë… dhe ka ngecur në ajër.
Sipër atij guri, është ndërtuar fshati.
Gjithë rrugët me kalldrëm.
Pesë çezma, thollo me hark, kështu që futeshin njerëzit.
Në fillim bëhesh kisha dhe rrugët e fshatit.
Kisha ishte edhe shkolla e fshatit.
Prifti pesë ditë të javës, i bënte shkollë për fëmijët e fshatit,
Mësimin e bënte në kishë, dhe të shtunën përgatitej për nesër se do të kishte liturgji,
O një martesë, një fejesë, një vdekje, një pagëzim, një…
Fshati ka 1000 vjet që banohet.
Dikur ka qenë këtu, fshati.
Këto bregoret rreth e rreth anës së detit, deri në Palermo.
Ka qenë një fshat i madh që quhej Kastria.
Pooo u çvendosën për shkak të piraterive që kishte koha atëherë.
Atëherë u detyrua fshati, u çvendos këtej e vajti në një pikë mbi Qeparo.
I thonë Gradishtë. Afër është.
Shtëpitë të studiuara, me rrugica, me kudo rridhnin ujërat e shiut, etjera, etjera, etjera.
Çdo gjë është e bukur.
Këtu tek ne, e di sa i mirë është jënari e dhjetori?! S’ka ftohtë këtu.
Edhe natyra vetë, shirat i hedh periodike. Nuk ka shira të dëndura.
Fruta ka, 12 muaj viti.
Këtu pikon ar guri, ore!

Portë në Qeparo
Portë në Qeparo

Disa shënime nga ata që e ndoqën rrëfimin e Petro Aleksit

Eneida Koraqe
Sa poetik tregimi, sa emocionues. Mos e çimentoni më atë perlë të Shqipërisë. Bregdeti jonë i mrekullueshëm me njerëz plot dije! Sytë e tij mund të mos e shohin më fshatin e shtrirë mbi shkëmb, por Xha Petro (83 vjeç) e njeh çdo gur, çdo rrugicë me kalldrëm dhe çdo histori të tij më mirë se kushdo. Për ta dashur Qeparonë, mjafton ta dëgjosh atë sesi i tregon historitë me sytë e shpirtit.

Kamela Goxhomani
Njerëz të tillë e tregojne historinë e një vendi më mirë se çdo kush tjetër.
Nëse duhet të ruhet Trashëgimia kulturore e një vendi pyesni e merrni informacione nga ata që e kanë jetuar sa janë ende gjallë sepse po rrezikohet të përcillet tjetër për tjetër.
Ata e kanë të trashëguar dhe jetuar nga të parët e tyre ndër breza me rregulla të forta për vendin ku jetojnë, familjen dhe ndërveprimi, zakonet me banorët e tjerë. Ata e njohin çdo gur që në themel. Respekt për zotërinë!

Gaz Mendi – Fshati Qeparo afërsisht 70 kilometra nga Vlora në drejtim të Sarandës! Fshat i mrekullueshëm!

Tespijet e Petro Aleksit
Tespijet e Petro Aleksit

Shpëtim Karaj
Zotëria po tregon që e ka dashtë dhe e do e do ta dojë gjithmonë vendin e tij.
Pra, ju që komentoni a e doni vërtet vendin tuaj dhe ja mendojeni se sa e doni në të vërtetë.

Sofokli Diamanti
Sa bukur që tregon ky xhaxhai. Sado që nuk shikon, flet dhe e tregon fshatin e tij me një pasion që mund ta kenë zili edhe historianët kur tregon për fshatin e tij

Eleni Deda
E dëgjova me vemendje zotin Petro. Më tërhoqi qetësia e fjalës që spjegonte hisorinë e përmbledhur shumë bukur. Më tërhoqi tingulli i zërit të tij që kishte nostalgji të madhe e dhimbje për vendin e tij!!!! E dëgjova me respekt Njerëz të rrallë që flasin bukur dhe qetë!!!!

Thia Thia
Fshati që kishte 12 shtëpi dhe 13 kapedanë në kohën e gjyshit tim. Tani s’ka më asnjë kapedan edhe shtëpitë u boshatisën!

Maksim Shaholli
Më bëri shumë përshtypje Kupola e Kishës e rrumbullakët, pothuajse e njëjta arkitekturë me një ndër kishat më të vjetra në zemër të Palermos në Sicili. Ngjitur me Kishën tjetër shqiptare, po në Palermo, vetëm 10 metra larg njëra tjetrës në lagjen Martorana, kishte 3 kupola,të kuqe flakë

Attilio Verona Verona
Zëri dhe mënyra rrëfimit të këtij zotrisë, të kënaq shpirtin.

Mentor B. Zeqiri
Histori më vete! Shifet nga shpjegimi për dashurinë shpirtërore që ka ndaj vendit, edhe 100 herë të dëgjohet nuk të bezdis.

Qeparoi buzë detit
Qeparoi buzë detit

Kastriot Balili
Fjalët e z. Petro, sa burrërore aq edhe të prera për dashurinë e tij: Qeparonë!
Gjithësesi doja të shtoja: që nga Nivic-Bubari e der në Palasë, më burrërorët i kam njohur në Qeparo!

Xhevat Lazaj
Është shumë e vërtetë dhe normale që, për ty është fshati më i bukur në botë, Qeparoi. Për mua, e di kush është më i bukuri në botë? Trevëllazëri im! Nuk e ndërroj me kryeqytet jo me fshat jo e jo. Qeparoi është i mirë dhe i bukur, sa për ty nuk ka tjetër, për mua nuk ka tjetër si Trevëllazër. Fshati juaj ka të mirat e tij dhe fshati ynë ka të mirat e veta. Guri i rëndë, në vend të vet!

Romeo Dedgjoni
Kapedanët Himariotë në shërbim të Ali Pashë Tepelenës:
Thimio Gjika (dhe rrethi i tij nga Qeparoja): Siç u përmend, anëtarë të familjes ushtarake Gjika dhe krerë të tjerë qepariotë shërbyen si ndërlidhës ushtarakë.
Ali Pasha u jepte atyre privilegje ekonomike në këmbim të mbajtjes së qetësisë në rrugët bregdetare dhe mbledhjes së taksave.
Kapedan Gjon Lekka (nga fshatrat e Himarës): Një nga figurat që bashkëpunoi në periudha të caktuara me Pashanë për sigurimin e derveneve (kalimeve strategjike malore) që lidhnin fshatrat e bregdetit me Labërinë e Kurveleshit.
Kapedan Kostandino Kasneci:
Dokumentet historike përmendin krerë të familjes Kasneci që u integruan në administratën ushtarake të Janinës si komandantë të trupave të armatosura lokale (shpesh të quajtur armatolë ose kleftë) nën urdhrat e pashait.
2.Kapedanët Suljotë (Himariotë në kuptimin e gjerë) Në atë kohë, kronikanët e huaj shpesh e përfshinin krahinën e Sulit nën emërtimin e gjerë gjeografik “Himariotë”.
Ali Pasha përdori shumë kapedanë suljotë si mercenarë përpara se të fillonte luftën e përgjakshme për asgjësimin e autonomisë së tyre:
Foto Xhavella (Photos Tzavellas): Përpara se të bëhej armiku i tij i betuar, ai dhe familja e tij patën periudha bashkëpunimi dhe shërbimi mercenar në Janinë.
Kapedanë të tjerë detarë:

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit