
Foto e veterinarëve shqiptarë të periudhës së monarkisë
nga Aleksandër Cangonja
Një grup veterinarësh shqiptarë të periudhës së monarkisë.*
Në këmbë, nga e djathta në të majtë:
Dr. Naim Vreto, – Veterinar i Bashkis së Tiranës, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Vjenës më 1933.
Dr. Medar Shtylla, – Drejtor i Institutit Kombëtar Zooteknik në Xhafzotaj, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Toulouse-it më 1933.
Dr. Andon Kiçi, – Veterinar i Prefekturës së Shkodrës, i dipllomuar prej Fakultetit të Pisa-s më 1931. Asht i specializuar për Sanitar-Veterinar në Bologna.
Dr. Mas-har Dervishi, – Shef i Veterinarisë, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Vjenës më 1934.
Të ulur, nga e djathta në të majtë:
Dr. Xhavit Arif, – Veterinar i Prefekturës së Korçës, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Toulouse-it më 1933.
Dr. Vasfi Samimi, – Drejtor i Veterinarisë dhe Shef i Zooteknisë, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar t’Istambullit më 1927 dhe i specializuar në degën e Zooteknisë pranë Universitetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Berlinit.
Dr. Dhimitër Vavako, – Drejtor i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Torinos dhe i specializuar në degën e Bakteriologjisë në Milano.
Dr. Nuri Dino, – Veterinar i Prefekturës së Durrësit, i dipllomuar prej Fakultetit Veterinar të Torinos më 1930.
Marrë nga muri i Fb Aleksandër Cangonja, 1 shtator 2026
*Fotoja u forcua me anë të IA Gemini