
Një radiografi e shpirtit dhe e vendit Jozef Radi – nga Viola Isufaj
Pjesë nga pasthënia e Antologjisë “Oltre” që del së shpejti në Itali në variantin dygjuhësh nën kujdesin e Edoardo Olmit
Nëse do të përfytyronim sesi do të ishte një korrespondencë midis tokës së jashtme, truallit më të thatë e më të çarë të arsyes dhe tokës së brendshme, hartës së lënduar shpirtërore të një njeriu, atëherë do të mund të thoshim se jemi pranë portës në poezinë e Jozef Radit. Te verbi i tij do të deshifrohet një radiografi e shpirtit dhe e vendit dhe analogjitë mes tyre.
Jozef Radi i takon atij brezi shqiptarësh intelektualë që ndonëse i mbijetoji dhunës, gjuetisë së “syve që shihnin më larg se të tjerët” (në Shqipërinë komuniste elitat u grinë barbarisht), u shkatërrua intelektualisht, u vra shpirtërisht shpirtërisht për shkak të përjashtimeve: ai u lind kur të dy prindët e posadalë nga burgu jetonin te internuar në Kampin e Kuçit të Kurveleshit, (e ishte i vetmi fëmijë në kamp) që kishte marrë emrin: “Kampi i 100 Intelektualëve”. Më pas nisin vitet endjeve nga një kamp në tjetrin: Radostinë, Gradishtë, Çermë, në kampin e të Savrës…
U përjashtua dy herë nga shkolla, nuk ekzistonte arsyeja për këtë, nuk ekzistonte faji përveç se ishte i biri i babait të dënuar politikisht. Deri në vitet ‘90 kur ra komunizmi vijoi me punë të rëndë në bujqësi, krahas kësaj studioi thellësisht gjuhët e huaja; përktheu, shkroi, punoi me veprën e të atit.
Pikërisht në kolaps të sistemit, kur me familjen shpërngulen në Tiranë, mbushet me shpresën e ardhmërisë shprese se toka e djegur mund të përlindtet, për këtë kontribuoi intelektualisht. Pas ngjarjeve të rënda të vitit ‘97, kur një luftë civile ishte në prag, emigroi me gjithë familjen në Itali.
Dy studiuese të letërsisë dhe kulturën shqiptare, Klara Buda dhe Klara Kodra, do ta cilësojnë përkatësisht kështu:
“Por ndryshe nga pjesa dërmuese e kësaj opozite, ai mbijetoi, jo vetëm intelektualisht, por, ia doli ta mbajë shpirtin e tij të lirë nga urrejtja.” (Klara Buda)
“Poezia e Jozef Radit dëshmon si rrallë herë lirinë e munguar në kohë tragjike. Me një frymë moderne dhe pozitive, e me dashurinë si forcë mbijetese, poezia e Radit mbetet mrekullisht e lirë nga mllefi e urrejtja. Nuk ka si të jetë ndryshe në vargjet e lirisë së pranguar, e anti-socrealizmit. Se përmendorja madhështore e diktatorit një ditë shembet, dhe ja tek ngrihen vargjet e të vërtetës, dhe nis e tjerret filozofia e humanes. Për nga ndërgjegjësimi e fuqia shprehëse ai imponohet ndër më seriozët e periudhës post-totalitare. Madje duke eksperimentuar në dialekt të gegnishtes arrin të japë hollë thelbin e tij.[…] Jozef Radi bëhet poeti i lirisë së munguar!” (Klara Kodra)
Dashuria, humanizmi, ndjeshmëria për shpirtin e natyrës, të të mirës e së drejtës mjekon plagët e tij, zemrado të bëjë të mbijetojë pa urrejtje, pa vetëshkatërrim pas zhgënjimeve në kohën tjetër ku u zgjuan. Një kthim në vendlindje e bën të meditojë:
U ktheva të takoj ata që shpejt gjetën flatra
dhe tjerët që i tretën kambët në ikje,
u ktheva te rrugët e përbaltuna, te plepat e thamë,
te barakat e krrusuna n’peshë të poshtrimit,
te lulet e mbetuna gonxhe nga tmerri i çeljes…
erdha të takoj mijra lodhje të bame flu
frikën e kacavjerrun n’rrënoja shpirtnash,
fytyrat e mbetuna mjegull ndër netë përgjimesh,
erdha të takoj pleqtë që mplakën këndej rininë,
të takoj djemtë që pleqnuen fëmininë,
ditëlindjet e humbuna n’plasat e tokës,
erdha të takoj gjymtyrët e brejtuna nga uri e fushës,
mëngjeset e akullta që thyheshin me çanga apelesh,
bisedat e kputuna mbramjeve nën dritën e hanës,
erdha me takue çka ende përpëlitet n’shpirtin tim,
dashnitë flatrahumbuna, – që andrronin ikjen nga ndrydhja,
pemët që me zor u rritën prej puthjeve tona,
erdha t’i takoj edhe përbuzësit –
pse ende s’kanë turp prej rrobes së tyne,
pse m’thanë: “Hodhëm gjithçka në koshin e së keqes!”
veç vedit…!!
Erdha t’i përgjunjem Tomorrit hijerandë aty midis fushe
teksa i takoja të gjithë, të gjithë… nji për nji
dhe ndjehesha krejt i kthjellët
n’at ditë të dëshpërueme lirie,
krejt i turbullt në sytë e atij mashtrimi
që dikush e quente lumtuni
(Kthim në vendlindje)
Te Radi vërtet një ekuilibër inteligjent mes një estetike të skajshme, një kompozim i versioneve poetike të jetës në mes të shkatërrimit dhe vdekjes, një poezi si “shkretim i realitetit”, si një vizion i domosdoshëm estetik i së keqes dhe emocionalitetit të nxjerrë nga thellësitë e qenies në një situatë plot mjerim, ankth, mashtrim, poshtërim, vetmi dhe mungesë shprese.
Është një ekuilibër në poezi mes gjithë atyre penelatave të zymta e të ndritshme. Kujtesa dhe koha janë të pezulluara si ajri. Ajo mbeten të fiksuara në një blicim që skanon së brendshmi ndrydhjen e një kohe, lulet e mbetuna gonxhe nga tmerri i çeljes, mijra lodhje që janë bërë flu dhe sidomos frikën e kacavjerrun n’rrënoja shpirtnash.
Ky është një zbërthimi i tjetërllojtë i gjuhës, sipas energjive krijuese të këtij uni poetik.
Ai duket s’e ndjen se megjithatë, do të kalojë “hendekun” midis së keqes dhe së mirës, midis hijes dhe dritës… (fq.263-265)
JOZEF RADI ka lindur në vitin 1957 dhe ka jetuar së bashku me prindërit deri në vitin 1991, në kampet e internimit Radostinë, Gradishtë dhe Savër. Fakti i të qenit i biri i Lazër Radit, i konsideruar si kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës dhe “armik i popullit”, i kushtoi atij përjashtimin dy herë nga gjimnazi i qytetit të Lushnjës dhe ndalimin e regjistrimit në universitet (më pas, në ’94 ai diplomohet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës). Pasi iu mohua botimi i përmbledhjes së parë poetike, në vitin 1984, së bashku me të atin, përkthejnë fshehtas dhe qarkullojnë në klandestinitet poemën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” të Bërkoviçit (Lilo, 1993). Tekstet e para i botoi në revistën “Katundi Ynë” (1991) ndërsa në vitin 1993, themeloi të përtremuajshmen “Arbëria”.
Nga ’93 deri në ’97, punoi në Presidencën e Republikës në Tiranë, për t’u larguar më pas nga vendi dhe vendosur në Itali, në Ankona, kur përplasjet midis forcave qeveritare dhe popullsisë shqiptare duket se bënë që ëndrra për një kthesë demokratike për atdheun e tij të zhbëhet përfundimisht.
Ndër veprat autor i të cilave është përfshijnë përmbledhjet Muret e Muzgut (Lilo, 1993) të shkruara së bashku me të atin Lazër, Kujtesa e mjegullës (Liria, 2000) dhe Fletorja e vjeshtës (Pakti, 2011). Përveç tyre është dhe përmbledhja antologjike Poezie scelte/ Poezi të zgjedhura (Besa, 2017).
Nga viti 2004-2005, ai drejtoi një rubrikë për “Ars”, një revistë mujore kulturore shqiptare nga Tirana. Për më tepër, ai është autor esesh dhe ka përkthyer vepra të poetëve të ndryshëm, duke përfshirë Baudelaire, Ungaretti, Prévert, Wilde, Montale, Pessoa, De Moraes, Hikmet dhe Raboni.
Në vitin 2023, përfundoi botimin e veprës së plotë në atit në 23 vëllime.
Nga viti 1997 ai jeton mes Ankonës, Tiranës dhe Nju Jorkut.

Una radiografia dell’anima e del Paese Jozef Radi
Se immaginassimo quale sarebbe la corrispondenzatra la terra esterna, il terreno più arido e fessurato della ragione, e la terra interna, la mappa spirituale ferita dell’uomo, allora potremmo dire che siamo vicini alla porta della poesia di Jozef Radi. Nel suo verbo verrà decifrata una radiografia dell’anima e del paese, e le analogie tra di loro.
Jozef Radi appartiene a quella generazione di intellettuali albanesi che, nonostante sia sopravvissuta alla violenza, alla caccia di “occhi che vedessero più lontano degli altri” (nell’Albania comunista le élite furono brutalmente represse), è stata intellettualmente distrutta e spiritualmente uccisa a causa del dissenso: Radi è nato quando entrambi i suoi genitori, rilasciati dal carcere, vivevano come internati nel campo di Kuç a Kurvelesh (era l’unico figlio del campo) che era stato denominato “Campo dei 100 intellettuali”.
Poi cominciarono gli anni di peregrinazione da un accampamento all’altro: Radostina, Gradishte, Çerme, nell’accampamento di Savra.
È stato espulso da scuola due volte, senza motivo, senza colpa, tranne quella di essere figlio di un padre condannato politicamente. Fino agli anni Novanta, con la caduta del comunismo, ha continuato il duro lavoro nell’agricoltura, oltre a questo ha studiato approfonditamente le lingue straniere; ha tradotto, scritto, lavorato con le opere di suo padre.
Proprio nel bel mezzo del crollo del sistema, quando lui e la sua famiglia si trasferirono a Tirana, era pieno di speranza per il futuro, la speranza che potesse rinascere la terra bruciata e a questo diede il suo contributo intellettualmente. Dopo i gravi avvenimenti del 1997, quando era imminente una guerra civile, emigrò con tutta la famiglia in Italia.
Due ricercatrici di letteratura e cultura albanese, Klara Buda e Klara Kodra, lo descriveranno così:
“Ma a differenza della stragrande maggioranza di questa opposizione, egli sopravvisse, non solo intellettualmente, e riuscì a mantenere la sua anima libera dall’odio.” (Klara Buda)
“La poesia di Jozef Radi raramente dimostra la mancanza di libertà in tempi tragici. Con uno spirito moderno e positivo e con l’amore come forza di sopravvivenza, la poesia di Radi rimane meravigliosamente priva di rancore e odio.
Non può essere diverso nei versi della libertà incatenata, dell’antisocialismo. Ché il grande memoriale del dittatore un giorno crolla, e qui si levano i versi della verità, e la filosofia dell’umanità comincia a filare. Per consapevolezza e forza espressiva è tra i più seri del periodo post-totalitario.
Anche sperimentando nel dialetto Gheg riesce a trasmettere la sua essenza. […]Jozef Radi diventa il poeta della libertà scomparsa!” (Klara Kodra)
L’amore, l’umanità, l’empatia per lo spirito della natura, il bene e il giusto guariscono le sue ferite, il cuore lo farà sopravvivere senza odio, senza autodistruzione dopo le delusioni nel prossimo risveglio. Il ritorno in patria lo fa riflettere:
Sono tornato a salutare quelli che fuggirono
e gli altri che si persero nella fuga,
sono tornato nelle strade infangate con pioppi secchi,
le vecchie baracche incurvate dal peso dell’umiliazione,
i fiori rimasti rinchiusi nei boccioli dal terrore,
sono tornato a incontrare i dolori di un tempo,
la paura nascosta tra i resti dei corpi,
i volti appesi nelle nebbie delle notti sorvegliate,
sono tornato a salutare i vecchi che bruciarono la lorogioventù,
a salutare i giovani che invecchiarono nei Campi di Internamento,
gli anni che bruciarono nelle crepe del suolo assetato divite umane,
sono tornato a incontrare le membra macinate dalla fame dei Campi,
le albe gelide che ci svegliavano con gli appelli,
i discorsi frantumati nelle sere lunari,
sono tornato a incontrare quello che trema nel profondo della mia anima,
gli amori sepolti, che sognavano di sfidare il tempo,
gli alberi che crescevano con fatica a forza dei nostri baci,
sono tornato a incontrare anche i nostri boia di ieri,
che ancora non si sono pentiti,
nonostante dicano: “Ci siamo purificati dei peccati!”
Sono tornato per inchinarmi di fronte al fango della campagna,
per salutare ciò che è rimasto
nella limpida giornata di libertà,
un po’ stordito e lontano
dagli occhi dell’inganno,
che chiamarono felicità.
(Ritorno nel paese natale)
Nella poesia di Radi si nota un intelligente equilibrio tra un’estetica estrema, una composizione poetica della vita in mezzo alla distruzione e alla morte, una poesia
come “desolazione della realtà”, come necessaria visione estetica del male e dell’emotività attinta dal profondo dell’essere. In una situazione piena di miseria, ansia, inganno, umiliazione, solitudine e disperazione.
C’è un equilibrio nella sua poesia tra tutte quelle pennellate scure e luminose. La memoria e il tempo sono sospesi come l’aria. La prima resta fissa in un lampo che scandisce le tensioni di un tempo, ai fiori lasciati boccioli dall’orrore di schiudersi, mille fatiche e soprattutto la paura che si insinua nelle rovine delle anime.
Si tratta di una diversa scomposizione del linguaggio, secondo le energie creative di questo sé poetico.
Sembra di sentire che, però, Radi supererà il “gap” tra il male e il bene, tra l’ombra e la luce.
(fq. 232-236)