back to top
12.9 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Nermin Vlora Falaschi – Profili i grave shqiptare në histori

Gazeta

Nermin Vlora - Falaschi në rini dhe vitet e fundit...
Nermin Vlora – Falaschi në rini dhe vitet e fundit…
Nermin Vlora Falaschi
Profili i grave shqiptare në histori

Nermin Vlora Falaschi, ishte e bija e Halit bej Zarshatit dhe Belkize hanëmit. I ati ishte ushtarak, kurse e ëma e bija e Myvedet H. Vlorës, fëmija i madh i Ismail Qemal bej Vlorës. Mësimet e para i mori në Institutin Kirias në Kamzë dhe më pas vazhdoi në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë. Në moshë mjaft të re (17 vjeçe), njohu oficerin italian Enzo Falaschi me të cilin u martua dhe, para ardhjes së komunistëve në pushtet, u larguan së bashku për në Itali. Nermin Vlora filloi të merret me shkrime dhe përkthime që në bankat e shkollës së mesme, kur përkthente poezi nga gjuha frënge dhe italiane për Radio Tiranën. Në Itali Nermini studioi shkencat juridike dhe u pajis kështu me dituri të gjera. Fliste disa gjuhë të huaja dhe kjo aftësi e ndihmoi sidomos në gjurmimet e saj njëzet vjeçare mbi çeshtjen etruske. Gjatë punës së saj kërkimore bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet idiomave të gjuhës shqipe, duke pohuar se kjo gjuhë mund të shpjegohej vetëm nëpërmjet shqipes. Kjo çështje u bë temë e rrahur nga mjaft studiues të këtij lëmi, një pjesë e të cilëve pajtohej me Nerminin. Puna dhe interesimi i saj zgjerohet në lëmin e letërsisë, arkeologjisë, historisë, gjuhësisë dhe antropologjisë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.