Laura Kylheku në100 vjetorin e Lindjes së Maestro Ibrahim Kodrës
Me rastin e 100 vjetorit tëLindjes së Maestro Ibrahim Kodrës, po publikoj për ju miq një artikull mjaft interesant që shpreh me thjeshtësi, humor dhe ironi idetë e Tij për jetën e gjithçka na rrethon. Çdo germë te alfabetit Maestro e lidh me një ose disa fjalë që fillojne me germën përkatëse dhe pas çdo fjale, Ai interpreton idetë e veta…
Të gjithë vijmë në këtë botë dhe e dimë se nuk jemi të përjetshëm, e rëndësishme është ç’gjurmë lemë pas…
Teksti është mbledhur nga Luciano Giacotto dhe publikuar prej revistës “Perspektiva arti” (gusht-shtator 1975). Përshtatjen në shqip e kam bërë unë.
Auguri Maestro!

Alfabeti Kodra
mbledhur nga Luciano Giacotto
Nga “A” në “Z” me një shtesë dhe disa arsyetime artistike dhe shkencore. Kështu është, nëqofte se ju pëlqen…
“A” Art dhe dashuri (amore) – para se gjithash të pandara njëra nga tjetra, sepse nuk mund të ekzistoje arti pa dashurinë, pa dhuruar diçka nga vetja të tjerëve. Pastaj edhe “A” Avanguarda, e tanishmja e përparuara, thyerja e së kaluarës, projektimi në te ardhmen: e sotmja duhet të jetë e ardhme, në ankthin e njeriut për të arritur diçka. Ja ndoshta “Arritje” ishte fjala e duhur për të nisur diçka: në fund të fundit, njeriu sapo vjen në jetë fillon pak nga pak të shkojë drejt vdekjes…
“B” Baza – Kultura, themeli teknik, diçka që gjithkush prej nesh duhet të ketë ose të fitojë (inteligjent ndoshta mund të lindesh, njeri i kulturës bëhesh…) dita ditës me seriozitet dhe punë për… ehhh, le të themi për t’u dalluar në fluturim…
Pastaj Braque, Brauner, Bontempelli, Baumeister e shumë të tjerë…

“C” Cosmos – Kozmosi – Hapësira, hëna, planetet, dielli të gjitha këto gjëra për të cilat flasim kaq shumë megjithëse në thelb nuk dimë asgjë. Janë si të gjitha gjërat “misteriose” burim frymëzimi për piktorë, poetë për të gjithë artistët.
Ekziston edhe pjesa e keqe e “C”, Compromesso/ Kompromisi, psh i të gjitha llojeve dhe është kjo një fjalë që nuk më pëlqen absolutisht.
Në politikë, në art në çdo gjë që të doni, mbetet gjithnjë një fjalë e keqe, edhe pse ndonjëherë është e domosdoshme…
“D” – e madhe e shtypit – më pëlqen, e vogël e shtypit jo, për një fakt estetik, kjo këmba e saj e ngritur përpjetë, mburrëse, paksa simbol i shumë meshkujve që synojnë të fluturojne lart me krahët të ngjiura me qirinj të shkrirë…
“E” – Mundet te ngjasoje e mospërputhëshme, por kjo shkronjë me ka frymezuar gjithmonë gjëra të lidhura me kërkimet shkencore. Ndoshta sepse Einstein/ Ajshtajni është një emër që vështirë se e heq nga mendja si për formen (E – emadhe e shtypit) që duket sikur e ka shpikur Pitagora.
“F” Futurismo – por mbi të gjitha e ardhme dhe pavarësisht nga shkrimtarët fantastiko-shkencorë, mbi këtë fjalë mund të shkruhet një libër. Ndërsa unë preferoj të jetoj dita-ditës duke e ndarë të përditshmen me dashuri dhe miqësisht me të tjerë.
“G” Giovani – Rinia – Në kuptimin e së resë, të luftës, të së përparuarës, të së nesërmes. Sot më shumë se dje, kur ne ishim të rinj, ka më shumë liri, më tepër mundësi për t’u shprehur.

“H” Homo sapiens – Diferenza e parë që na ndryshon nga majmuni është inteligjenca. Prej andej ajo që mbetet është histori dhe jo gjithmonë dhe të gjithë kemi ditur të meritojmë këtë term…
“I” Internazionale – Socialiste sigurisht, përtej personifikimeve politike, mjafton ana sociale… Islam, bashkëkuptim më tepër sesa fe, si kulturë, në të cilën duke “u lagur” zbulojmë disa vlera të vetvetes që rrezikojmë ndonjëherë t’i nënvleftësojmë në procesin e pleqërisë. Pastaj, “I” Ibrahim, nëqoftëse do të më lejonit, është internacional sepse jam lindur në Shqipëri, jam qytetar italian dhe kam parë gati gjithë botën, është islamik si emër dhe unë jam i dashuruar me të.
“L” Lam. Miku L’amico – o në të kundërt Linchtenstein sepse është i vogël, i vogël, por simpatik… ose Lavoro/ Puna, ose Linea/ vizë e drejtë, ndoshta estetikisht harmonia e linjës 90 gradë, pra një linjë në horizonte prerë nga një vertikale, harmonia më e plotë!!!
“M” Madre/ Mëmë – Një fjalë e rëndësishme, një simbol që tejkalon kuptimin e saj etimologjik: krijimi, vazhdimësia e qenies njerëzore, dashuri e pakushtëzuar…
“N” Nulla/ Hiç – është e para gjë që të vjen në mendje, por ndoshta është vetëm subkoshienca që të mbështjell, ti nuk do ta pranosh, është shumë e shpëlarë, negative… naif, ja mund të përdorim këtë fjalë sepse të paktën mbas kësaj qëndron një pakt tregëtie të rëndësishme.
“O” Është shumë domethënëse për mua, sepse përfaqëson formën e artit me e vogla në botë sepse është rrethore dhe përveç Giotto, mund edhe të jetë vetëm një pikë, gati asgjë…
“P” Picasso… – dhe kjo mjafton…
“Q” Quasi e quadrato – “Q” shkronja më kontradiktore e alfabetit, që nga mospërmbushja e paplotësia “akoma, ende”, tek absolutja e kuadratit/ katrorit, formë e plotësuar…
“R” Realismo di ricordi/ Realizëm i kujtimeve – Mospërputhje natyrisht: mundësia e “zbukurimit” të kujtimeve është në kontrast të plotë me realitetin e jetës që jetojmë, por është e kotë që ta themi, nesër do të kemi kujtime të reja dhe një realitet të ndryshëm…
“S” Serpente/ Gjarpër – Imazhi është i menjëhershëm, por të vjen ndër mend edhe paraja/ soldi, tentacioni biblik që përfaqësohet pikërisht nga gjarëpri. Në fund të fund çdo gjë varet nga vlerësimi që i ben, por për t’i bërë një vlerësim është e domosdoshme edhe që t’i kesh (paratë), t’u njohësh ngjyrën…
Gërmë e shëmtuar, më mirë e lemë…
“T” Toka, televisione, telepatia, koha/ tempo – Toka mbi të cilën jetojmë, televizori që në praktikë ka eleminuar faktorin kohë të risjellë në distancë, telepatia që mund të eleminojë faktorin kohë, por këtu është një tjetër problem…
“V” Vita e Vittoria/ Jeta dhe fitorja – Me parë thoja se qenia njerëzore, mbasi lind, fillon të vdesë dhe kjo është jeta e saj. Triumfi nuk mund të jetë kurrë mbi vdekjen, e paevitueshme, e pashmangëshme, por mbi situatën, jo kundër të tjerëve, kundër vetës duhet të fitojmë, sepse jemi qenie njerëzore dhe si konseguencë jemi “të përkulshëm”…
“Z” Zen – është e njëjta gjë që thashë për Islam…
“K” – Kisha premtuar të interpretoja veteëm gërmat e alfabetit italian, por më detyruan të shtoja edhe këtë, sepse përndryshe nuk do të skedonim dot “Kodra”. Faleminderit, por unë mund të isha vetëm i fundit i një serie jo dhe aq “të keqe”: Kokoscha, Kle, Klein, Kafka, Kant, Kierkegaard…
Marrë nga Muri i FB Laura Kylheku, 23 prill 2018