
Ndarjen territorialo-administrative njeqind vite te shkuara
të njohim të kaluarën tonë – nga Klodi Stralla
Sipas “Gazeta e Korçës”, e datës 17 shkurt 1934, thuajse e një shekulli më parë, Parlamentit shqiptar të kohës ju paraqit një Projekt-ligj për ndarjen territorialo-administrative të vendit.
Meqenëse jemi në vorbullën e polemikave aktuale se kush do të mbetet Bashki dhe kush do të shkrihet, sipas Reformës të re territoriale, ky informacion para njëshekullor, mund të shërbejë si referencë historike për hartuesit e projekt-ligjit të ri.
Të bën përshtypje klasifikimi hierarkik i Bashkive, ku Korça klasifikohet pas Kryeqytetit, të bën përshtypje po ashtu struktura e tyre organizative me shumë pak nëpunës por të paguar mirë.
Sipas këtij Projekt-ligji, Korça do të ishte Bashki me të njëjtin rang sikurse Durrësi dhe Shkodra. Ajo do të kishte këtë strukturë organizative (organigrama):
• Bashkia
-një Kryetar me rrogë mujore 330 franga ari,
-një sekretar me 200 franga ari,
-një protokollist-kopist me 100 franga ari.
• Zyra e Inspektorisë do të ketë
-një inspektor me 140 fr. ari, dhe
-10 policë me 90 fr. ari secili.
• Zyra e Financës,
-një llogaritar me 180 fr. ari,
-një ndihmës me 140 fr. ari,
-një arkëtar me 140 fr. ari dhe
-tagrambledhës me 90 fr. ari.
• Zyra Teknike,
-një inxhinier arkitekt me 240 deri 320 fr. ari dhe
-konduktor me 160 fr. ari.
• Zyra e Shëndetësisë,
-dy mjekë me nga 240 fr. ari dhe
-dy mami me 160 fr. ari.
• Zyra e Gjendjes civile,
-një nëpunës me 100 fr. ari dhe
-një ndihmës me 125 fr. ari.

Përveç strukturës të lartpërmendur parashikohen, sipas nevojave dhe buxhetit të Bashkisë, edhe një shofer, lulishtar, ambulancë spitali etj.
• Bashkia e Kryeqytetit ka status të veçantë dhe do të ketë një personel dyfish.
• Bashkitë e Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Vlorës kanë të njëjtin status, sikundër ato të Burelit, Kuksit dhe Peshkopisë kanë po atë status.
• Në grupin e Nënprefekturave në të njëjtin status do të jenë Bashkitë e Pogradecit, Bilishtit, Delvinës, Fierit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Përmetit, Tepelenës dhe Sarandës.
• Një grup tjetër, më i vogël, përmbledh Bashkitë e Ballshit, Ersekës, Lezhës, Leskovikut, Peqinit, Shijakut dhe Zerqanit.
Në këtë vit Korça kishte një popullsi rreth 30.000 banorë, jo larg asaj të banorëve që jetojnë aty sot fizikisht.
Marrë nga Gazeta e Korçës, e Shtunë, 17 shkurt 1934