
“Akademikët shqiptarë, ngjitën shkallët e duke propaganduar një histori të pavërtetë…”
nga Zak Topuzi
Po lexoj librin “Mbreti Zog dhe themelet e Shqipërisë Moderne” të Bernard J. Fischer
Ribotimin e këtij libri shqip në 2025, e mundësoi përmes Institutit të Studimeve Ndërkombëtare (AIIS) zoti Albert Rakipi, si pjesë të botimeve akademike.
Në faqen e parë, pas 41 vitesh të botimit në anglisht, Fisher reflekton: “Ndërsa i afrohemi vitit 2028, që shënon njëqind vjetorin e krijimit të monarkise në Shqipëri, mendoj se nuk ka kohë më të përshtatshme për një bisedë të re kombëtare mbi Mbretin Zog, me synimin për ta rikthyer atë në vendin që i takon në historinë shqiptare. Zogu mbetet njeriu që hodhi themelet e shtetit të centralizuar shqiptar dhe kontribuoi në ushqimin e krenarisë kombëtare në Shqipëri”.
Z. Rakipi, në parathënie nënvizon një fakt interesant: “Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë reflektim të vërtetë të historianëve dhe akademikëve, sidomos për periudhën e monarkisë së Zogut. Tridhjetë e pesë vjet pas rënies së regjimit komunist, nuk ekziston asnjë vepër serioze akademike e autorëve shqiptarë që të përpiqet të rishkruajë apo të interpretojë historinë e monarkisë shqiptare deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja e parë është padyshim indoktrinimi komunist. Por një arsye tjetër, jo e vogël dhe jo lehtësisht e kapërcyeshme, lidhet me hierarkinë akademike në Shqipëri: shumë historianë dhe akademikë shqiptarë, bënë karrierë dhe ishin ngjitur në shkallët e hierarkisë akademike duke propaganduar një histori të pavërtetë të Shqipërisë nën Mbretin Zog”.
Në kuadër të punës së Akademisë së Shkencave për hartimin e Historisë së re të Shqipërisë, rishikimi me objektivitet i periudhës së Mbretërisë Shqiptare mbetet një nga sprovat kryesore akademike.
Marrë nga Muri i FB, Zak Topuzi, 30 gusht 2026