back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Mungesë të dijeve thelbësore mbi historinë e Shqipërisë – nga Nexhmedin Spahiu

Gazeta

Lea Ypi
Lea Ypi
Mungesë të dijeve thelbësore mbi historinë e Shqipërisë
nga Nexhmedin Spahiu

Nga një intervistë me Lea Ypin, kuptova tërthorazi se Lea ka mungesë të dijeve thelbësore mbi historinë e Shqipërisë. Observimet e saj se përse erdhi komunizmi në Shqipëri kishin pyetjet e duhura, por jo edhe përgjigjet e mjaftuara. Nisej nga pozicioni sikur Shqipëria ka qenë një vend vërtetë sovran dhe impaktin e elementit të jashtëm e trajtonte sikur ta zëmë impaktin e elementit të jashtëm në Francë apo Angli. Serbët kishin agjenturën e vet të fuqishme në Shqipëri që nga koha osmane e forcuar pas shpalljes së pavarësisë dhe aktive edhe sot. Në fakt, komunizmi në Shqipëri erdhi si maskë e sundimit serb mbi Shqipërinë. Lufta civile në Shqipëri organizua nga serbët dhe elementit pro serb në Shqipëri u organizua për 3 vite dhe mbajti pushtetin 45 vite. Ky ishte thelbi. Komunizmi ishte maska e përshtatshme për këtë sundim. Elementi feudal shqiptar u shfrytëzua nga serbët në luftën civile 1943/44 nën Shqipëri në po të njëjtën mënyrë siç u shfrytëzua në luftën civile në Shqipëri 1914/15. Në të dyja këto luftëra u mund elementi nacionalist shqiptar nga makiavelizmi i Beogradit. Dallimi ishte se se kur Haxhi Qamili u doli serbëve nga dora e sulmuan dhe e vranë, ndërsa Enver Hoxha ngeli vegël e tyre deri në vdekje. Në librin e tij “Titistët”, Enver Hoxha hedh gurë e drurë mbi politikanët kroatë, sllovenë e boshnjakë ndërsa madhëron politikanët serbë.
Marrë nga XL.Pres. Tv

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.