Mbetem armik i betuar i së majtës shqiptare… nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Mbetem armik i betuar i së majtës shqiptare…
nga Adriatik R. Dosti

Nëse do të finalizohet një projekt që kemi ende në kokë unë dhe disa nga miqtë e mi të sërës time, ju siguroj se me kënaqësi, vendosmëri e përgjegjësi të madhe para vetes, familjes sime, vlerave të lirisë e demokracisë si dhe obligimit ndaj vendit e popullit tim…
do të pranoja me kënaqësi të isha në krye, në këshillin drejtues apo qoftë edhe anëtar i thjeshtë i saj në… Partinë e së djathtës së vërtetë konservatore… madje radikale e nacionaliste!
Sepse nuk mund të qëndroj dot më në atë lloj partie ku po shave a kritikove partinë e liderin e saj të turren tufat e turmat e injorantëve e militantëve të sëmurë mendorë që janë gati të të linçojnë deri në brezin e 7 familjar.
Sepse jeni bërë me të neveritshëm se sa edhe vetë Ramë – ordineri e patronazhistët e tij vemje.
Sepse në vitin 2026, e ndjej turp të madh moral së pari… të mbetem peng i Nokizmit e Vokshizmit!
Nën hyqmin e atyre që rrahin një përfaqësues të klasës së të persekutuarve politikë vetëm e vetëm pse guxoi e tha: “Rama në burg e Berisha në burg!”
Sepse përtej çmendurisë… pas disa shkrimeve të mija të fundit ku ju a them hapur e publikisht e me fakte konkrete gabimet e të metat, por edhe fajet e gjynahet si PD e Berishës po ashtu edhe drejtuesve e anëtarëve të saj… dikush nxitoi e më vuri etiketen e spiunit të sigurimit (???)
Ani pse kam vite të tëra që edhe pse me kosto jo të vogël personale s’kam reshtur së shkruari publikisht e së qeni në frontin e vijës së parë të betejës antimajtiste, anti-Rama e anti-bandës kriminale të tij në pushtet.
Sepse ata gojëhalete me gjysëm metri mbiemër, ata që për Partinë djegin Shqipërinë, anonimet e besnikët qorra e mendjetredhur të Partisë e të Liderit të saj s’e kanë fare për gjë që sot të shpallin Hero e nesër që në mëngjes …armik e tradhëtar.
Sepse formimi im qytetar, intelektual e demokratik nuk mund të pranojë dot që një drejtues partie opozitare si Noka të shfaqet si cub e si bandit përpara një gazetari në një studio publike tv.
Sepse unë nuk mund të gënjehem dot më e të mashtrohem nga intervista televizive të tipit Lenka Çuko me autore Albana Vokshin.
Sepse është e turpëshme që një drejtues opozitar i nxitur ndoshta edhe nga të qenit dhëndër në një familje ultra komuniste të deklarojë publikisht se… PS është e mbetet një (???)
Sepse ndihem i fyer kur lexoj se si i janë turrur militantet shpellarakë vajzës sonë tironce, demokrate e intelektuale por edhe të persekutuar familjarisht deri në gen… Keda Kacelit vetëm e vetëm pse i doli në mbrojtje një ish të persekutuari politik… që siç e thashë më sipër guxoi e tha: “Edhe Berisha në burg”.
Kam qënë e mbetem deri në vdekje armik i betuar i së majtës shqiptare, i partive e i liderëve të saj ndër dekada…
Ndaj edhe do të vdes po kështu: idealist, patriot, atdhetar, shqiptar i ndershëm, guximtar, trim e kurajoz për ta thënë të vërtetën publikisht e ashtu siç është, antikomunist, demokrat e nacionalist …burrë që erës e fortunës i nxjerr gjoksin e nuk i kthej shpinën!
Dhe nuk ndryshoj dot as për t’u bërë qejfin juve e as për inat të sime vjehrre të vete e të fle me mullixhinë… Ok!?
Sepse kjo është gjeneza ime familjare: një familje e fis që ndër dekada luftoi me pushkë e penë e derdhi gjak për Shqipëri e shqiptarì.
…Ndaj dhe sot si kurrë më parë jam për Rama e Balluku në burg, për rrëzimin madje të dhunshëm të Ramës e bandës së tij kriminale në pushtet, për bashkim kombëtar, por jo me të keqen e me të keqin mes nesh e krah nesh… sepse e hëngrëm njëherë keq fare kur bëmë aleancë me Metën… prej të cilit e kemi peshqesh Ramën e sotëm! Ok!?
Por nuk mund të jem dot më kurresesi me mbajtjen peng të PD-së, e cila në 14 vjet nuk ka fituar asnjë lloj beteje të vetme politike e asnjë lloj palë zgjedhjesh.
E për këtë dikushi duhet të përgjigjej e të merrte fajësinë që i takon pasi zhgënjimi i demokratëve të vërtetë është goxha i madh… dhe me të drejtë.
Nuk mund të jem dot më me asnjë lloj klani brenda PD që e ka çuar extremisht në këtë farë derexheje partinë e parë opozitare shqiptare.
Nuk mund ta pranoj dot më pyetjen e justifikimin, po doktori a i di këto…. nuk ka faj doktori po ata rreth tij që abuzojnë kësisoj… etj .
Sepse jam kundër fuqishëm mes rrahjeve mes nesh, rreth përçarjeve mes nesh, mes bërjes armiq mes nesh, mes militantizmit – armik të demokracisë siç thotë Vaclav Haveli e mes atyre lloj komunistësh e spiunësh të djeshëm, të neveritshëm të konvertuar sot në demokratë të flaktë….
Dhe tani të gjithë ju dhe kategoria juaj e turravrapëve për të sulmuar si Hienat të gjithë ata që nuk mendojnë si ju e që nuk i puthin bythën partisë e liderit të saj, por i ulen në gjunjë e i detyrohen vetëm Atdheut e Popullit të tyre… bjerini legenit se i bini bukur! Ok!?
Derisa, një mëngjes me shi a me diell pak rëndësi ka… ta shihni veten të lagur në mes të Diellit e të përmbytur mendërisht në mes të Shiut.
Armiq të demokracisë jeni Ju e kurresesi Ne…! Jo për gjë por e keqja trashëgohet dhe është në gjak… e pikërisht këtu e në këtë mes, dallimi i trashëgimisë e i llojit të gjakut bën dallimin e madh midis jush e nesh…!!
Sepse doni a s’doni ju komunisti nuk shndërrohet dot kurrën e kurrës në demokrat dhe se oxhaku nuk bëhet dot kurrën e kurrës buxhak… Ok!
Adriatik R. Dosti

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit