Moj qyqe, veç ti je dëshmitare e vrasjes time – një rrëfim tragjik nga Mira Dine

Gazeta

Pushkatime...
Pushkatime…
Moj qyqe, veç ti je dëshmitare e vrasjes time
një rrëfim tragjik nga Mira Dine

Moj qyqe, veç ti je dëshmitare e vrasjes time… Kështu tregohet një gojëdhënë dhe së fundi, shumë dekada më pas, vrasësi pranë vdekjes, dëgjoi një britmë qyqeje dhe përsëriti fjalët e atij që kishte vra…
Në rastin e gjyshit tim, Hasan Dine, qyqja, qe shkopi, bastuni, i blerë ca javë më parë se e kishte kapur nervi shiatik…
Kjo që shkruaj nuk është trillim letrar, është krim brenda farefisit…

Ngjarja e përjetuar nga zonja Sofije Alla, gruaja e dytë e gjyshit tim, Hasan Dine, i pushkatuar dhe i zhdukur deri sot…
Në errësirën e 4 Nëntor 1944, i troket në derë kushëriri i vet i parë, Beqir Balluku, më të cilin ishin rritur bashkë, e kishte “vëlla”…
Këtu merr fillimin drama e kësaj gruaje fisnike, që mbeti e ve me tre fëmijë të vegjël…
Nga ajo natë ajo nuk e pa më të shoqin… Askush s’i tregonte, ku ishte…
Shkon te shtëpi e prindërve dhe në një qoshe shikon papritmas, bastunin që e kishte blerë vetë… Imagjinoni, çfarë përjetoi ajo grua dhe pyeti… Po shkopi pse është këtu?!
Aty e kuptoi tradhtinë, kurthin që i kishte bërë “vllai” i vet…
Doli rrugëve të Tiranës, duke pa të vrarët, një për një…
Jooo, i shoqi nuk ishte në rrugë…!
Lajmi mori dhenë…
Kur ta vret, “vllai” burrin je përgjegjëse ndaj farefisit të burrit…
Ligjet e kanunit, janë të gdhendura në ndërgjegje… edhe pse askush s’i thotë… edhe sot, e jo më atëherë…
Veç dhimbjes edhe përbuzja…
Shkon te Beqir Balluku me njërën nga kunatat, Shajen…
-Beqir mirë, që ma vrave Hasanin, por ma jep ta varros…
-Dashke dhe ta varrosesh, armikun e popullit! – qe përgjigja e “vllait” komunist, Beqir Balluku…
Nga gjoksi i motrës Shaje, duke dalë prej dere, i doli mallkimi:
Ta bëfshin e ta kalofshi, çfarë po bën…! Dhe fundi i kriminelit, “gjeneralit” me gjashtë klasë shkollë, dihet!
U pushkatua, ashtu si u mallkua!
Kur ai u pushkatua, babi im tha: O Zot, gjaku u la e nuk më le me ndy duart me gjakun e Beqir kriminelit…
Unë isha e vogël, por ndjeja një lehtësi në shpirt, kur shikoja tim atë të qante duke ju lut Zotit…
Drama të përjetuara…
As në orën e para vdekjes (sigurisht kishte vra kaq shumë intelektualë të arsimuar në Europë) nuk tregoi se ku ishin groposur, ata që ai pushkatoi në Hotel “Bristol”!
Vite më vonë, kur babi dëgjonte në parlament emrin Be(qir)linda Balluku, fikte televizorin dhe thoshte:
Kjo është Rilindja e vllavrasësve, e kriminelëve, që nuk i vret ndërgjegja për çfarë kanë bërë!
Nga 9 vjeç deri 88 vjeç, kërkoi im atë Agimi, eshtrat e të atit… Halla ime Bukurija, kishte lindur në 1932.
Nëna e kishte lënë nëntë muajsh tim atë dhe hallën dy vjeçe.
Këta fëmijë mbeten pa nënë e pa babë…
I adoptoi daja i vet, Myrteza Alimehmeti.
Me zonjën Sofije, gjyshi kishte pasë tre fëmijë… më i vogli ishte bebe… Pra, pesë fëmijë të lënë rrugëve dhe Beqiri Balluku që majmej me krimet e kurthet që bënte… e nuk kursente as farefisin…!!

P.S. Doli se Beqiri i kishte thënë Hasan Dines, se e kërkonin te vjehrri dhe ky ishte kurthi…! Atje e kapën zvarrë dhe bastuni i tregoi “motres” kurthin, tradhtinë e “vllait” Beqir Balluku…
Kurthaxhi i regjur, vllavrasës i dalëbojë në fis…
Marrë nga Muri i FB i Mira Dines, 4 nëntor 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit