Letër një intelektuali të lartë… nga Robert Martiko

0
16
Shkrimtari Robert Martiko
Shkrimtari Robert Martiko

Letër një intelektuali të lartë…

nga Robert Martiko

Mund të bie dakord me shumë gjëra me ty Agron, por kurrsesi me Artin e Realizmit Socialist me përfaqësues Kadarenë e Agollin dhe gjithë restot e tjera të mjeruara. Mund të ketë estetikë në një diktaturë vëllavrasëse me milionë të vrarë e asgjesuar në Botë! I pari, që përmend, i drejtohej Diktatorit me vargje të ngrinte gijotinën në mes të Tiranës, për të prerë koka shqiptarësh. Nuk dua të flas për artin e trashë provincial të një Agolli që shkruan me vargje se është gati të heqë pantallonat ta dhunojnë, për të shpëtuar kokën nga e keqja. Gjysmë shekull diktaturë, këta lloj tipash nuk ishin ata që ushqyen shpirtërisht Njeriun e Ri? Në Shqipërinë e sotme, që nuk mund të ndërtojë dot shtet, ligje, ekonomi, lumturi, mirëqenie, ata nuk janë përgjegjësit kryesorë, për Kulturën False që transmetuan te lexuesi! Prandaj edhe intelektualët gjoja të lartë, me prejardhje nga e djeshmja, ose nuk kanë fare filtra morale ose i kanë shumë të trasha: kalon jo vetëm rëra, por edhe gurët.
.
Makina e shkrimit e Zef Zorbes
Makina e shkrimit
Kadareja, të mos harrojmë se krahas talentit, në vakum të plotë si Njeri, u bë i njohur në botë nga ethet absurde të së majtës franceze. Ishte koha e Majit Francez që çdo vit nga ajo ditë që shpërtheu, i festohen funeralet. Kadarenë nuk mund ta lexojë kurrsesi e djathta, tipa dinjitozë si Zhan Grenie, që me bindjet e tij të qëndrueshme qëndronte madje më lart edhe nga nxënësi i tij, i famshmi Albert Kamy. Unë, porsa e marr në dorë, vetëm neveri më ngjall kur kujtoj të kaluarën e tij të kompromentuar nën diktaturë. Çfarë kuptimi ka estetika kur, më parë se sa të arrish te ajo, lexon një vëllavrasës? Mbinjeriu Simon Jubani e quan spiun dhe ai hesht. Në çfarë vepre të tij Kadareja shtron probleme ekzistenciale, jetësore, apo me temë ndryshimin e Njeriut? – Në Asnjë! Kjo ndodh sepse kultura e tij, jo vetëm buron nga gjëra të shtrembra marksiste, që kudo në botë falimentuan gjithçka, por është edhe mjaft e kufizuar. Vërtitet te Troja, Dantja, Shekspiri, Greqia e Lashtë, dhe gjëra të tjera pa lidhje. Diku bën edhe anakronizma tipike injorantësh: në librin “Ftesë në Studio” thotë që, sipas mitologjisë greke, germat lindën nga toka. Mbasi i mungon kultura perëndimore që prodhoi me të vërtetë gjëra të mrekullueshme. Nuk ka idenë e sekreteve të mëdha të atij lloj civilizimi të jashtëzakonshëm. Konkretisht, Ndryshoi Njeriun, që është më kryesorja. Prandaj them se sot intelektualët e lartë shqiptarë me prejardhje nga Njeriu i Ri, janë të verbër. Sa për faktin që nuk ka një vepër me vlerë sot, mirë e vë në dukje.
Më dëgjo me kujdes Agron. Unë nuk shkrova në Kohën e Kolerës. Imitova të talentuarin dhe të ndershmin në radhë të parë, si Njeri, Lasgush Poradecin, që vendosi të mos shkruante. Në valën gjithë pasion që kam, jo për veten time, por për ndryshimin e Njeriut në radhë të parë, që aq shumë ka nevojë sot shoqëria shqiptare që vuan, pas disa muajsh do të mbaroj një roman që vlen jo vetëm për Shqipërinë, por më gjerë. Ky roman, krahas anës estetike, do të përpiqet të verë në dukje, sigurisht për ata që në radhë kanë sytë e shpirtit të hapur, jo për Filtrat e Trasha Intelektuale, gjërat e mëposhtme…
E para: Modelet Skajore nën Diktaturë, burrat e vërtetë në kohën e tre milionë duartrokitësve të trembur e poshtëruar, që sot janë harruar. Dihet që pa Modele Skajore Universale shoqëritë, kudo në botë, nuk kanë rrugëdalje. Kështu ndryshoi Njeriu në Perëndim.
E dyta: romani do të verë në dukje sekretet që ndryshuan shoqëritë perëndimore. Prandaj llogaris shumë te ty Agron, nëse do të arrij të përfundoj romanin tim me karakter universal. Bota në Perëndim nuk e njeh në thellësinë e duhur se deri ku në Lindjen e Kuqe, dritat e shoqërisë shkuan pothuajse duke u shuar. Vetëm një grusht individësh të jashtëzakonshëm si Pjetër Meshkalla, Simon Jubani, eruditë si Lazër Radi e mbajtën gjallë, në emërues të përbashkët me Idealet më të Larta të Qytetërimit Perëndimor, që sot ka shpërthyer Kohën.
Hannah Arendt interpreton të lidhurit me zinxhirë që mund të vrasin personin që iu thotë të vërtetën, te miti alegorik monumental, “Shpella e Platonit”, me faktin se skllevërit nuk janë vetëm të paditurit, por edhe Intelektualët e Lartë të Verbër, që vijojnë të përhapin të gabuarën dhe tragjiken, ngaqë duan lavdi personale.
Prandaj mendoj se duhet të ndryshosh Agron.
 

Related Images:

Artikulli paraprakNjë Jetë kushtuar Kombit Shqiptar… rreth vepres Prof. Sami Repishtit nga Hysen S. Dizdari
Artikulli tjetërMotivi ekzistencialist në metaforën e kohëvjeshtës tek “Fletorja e vjeshtës” e Jozef Radit! – nga Emi Krosi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.