Një Jetë kushtuar Kombit Shqiptar… rreth vepres Prof. Sami Repishtit nga Hysen S. Dizdari

0
13
Prof. Sami Repishti (1925)
Prof. Sami Repishti (1925)
Profesor Sami Repishti
Profesor Sami Repishti

Një Jetë kushtuar Kombit Shqiptar

rreth veprës së Prof. Sami Repishtit nga Hysen S. Dizdari 

Atdheu nuk më ka asnji faj. Edhe sot unë them: “Shqipëri më jep Nder me jep emnin Shqiptar”!
Për të nderuar jetën dhe veprën e shqiptarit vigan, Prof. Sami Repishti, i cili gjithçka: jetën, familjen dhe pasurinë e vuri në shërbim të Kombit.
Shqiptarë, me rastin e 94 vjetorit të lindjes tij, po e filloj këtë reportazh me një thënie të Prof. të nderuar Repishti, gjatë një interviste dhënë Kryeredaktorit të Gazetës ”Dielli” z. Dalip Greca ku ai theksoi:
“Atdheu nuk më ka asnji faj. Edhe sot unë them: “Shqipëri më jep nder me jep emnin shqiptar”! Dallimi në mes të tri diktaturave asht vetëm nga ngjyra. Të tria kanë nji objektiv: shtypjen e individit, heqjen e lirive personale dhe forcimin e konformitetit të shoqënisë, ku çdo qytetar asht vetëm nji “objekt” që shërben “partinë” dhe asgja ma shumë. Unë kam përjetue të tri diktaturat dhe me humbje të mëdha: babai ka qenë viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë u ekzekutue nga nazistët gjermanë; nana, vëllau dhe motra u internuen në Berat dhe në Tepelenë. Unë, student 21 vjeçar, jam torturue randë, kam vuejtë dhjetë vjet në burg dhe jam arratisë me rrezikun e jetës…”
Profesor Sami Repishti lindi në qytetin e Shkodrës më datën 6 prill 1925 në një familje me tradita të mëdha atdhetare e patriotike, dy prindërit e tij ishin, Hafiz Ibrahimi dhe Hava Bushati.
Ndoqi mësimet në shkollën fillore “Oso Kuka”, pastaj përfundoi me rezultate të larta Gjimnazin e Shkodrës. Në vitin 1942, mbasi kishte përfunduar maturën, me konkurs fitoi një bursë nga Ministria Arsimit për të vazhduar shkollën e Lartë në Fakultetin e Historisë në Firence, Itali.
Persekutimi i familjes Repishti filloj në vitin 1943, ku në fshatin e tyre të origjinës Repisht të Malësis Madhe, në krahinën e Shkodrës, autoritetet fashiste i arrestojnë të atin atdhetarin Hafiz Ibrahimi, për shkak se kishte strehuar nipin e tij, i cili kishte ide komuniste dhe pasi e torturojnë rëndë i ati i tij vdes nga toturat e autoriteteve fashiste me datën 29 shtator 1943.
Por, persekutimet ndaj familjes atdhetare Repishti, nuk kanë të ndalur dhe kështu në muajn maj të 1946, mori pjesë në varrimin e Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi dhe vetëm pak muaj më vonë me datën 22 tetor 1946, e arrestojnë forcat e sigurimit të shtetit komunist dhe e akuzojnë me akuzën: “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Pasi e mbajnë 14 muaj në hetuesi e dënojnë me 15 vjet burg.
.
Presidenti Rugova dhe Prof. Sami Repishti 1993
Presidenti Rugova dhe Prof. Sami Repishti 1993
Pasi vuajti 10 vite burg nëpër burgjet e sistemit komunist, ai në vitin 1956, lirohet nga burgu dhe mbas burgu detyrohet të punojë si puntor krahu në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike të Shkodrës.
Ja konkluzioni i tij i thelluar si i mbijetoi me rezitencën e tij burgjve komuniste, në intervistën dhënë Gazetës Dielli, z. Dalip Greca ai thekson: “Rezistenca e “bashkëvuejtësve” ka qenë elementi themelor i guximit tonë me rezistue si ata, mos me u turpënue, mos me u dorëzue, me shpresue në ditë ma të mira, edhe në netët ma të vështira të jetës së zezë nën torturë. Bashkëvuejtësit e mi: ata janë herojtë e mi. Ata meritojnë falënderimin tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim tue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare…”
Me datën 22 gusht 1959, arratiset në Jugosllavi ku si emigrant politik izolohet; pastaj përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci, nga i cili më datën 1 shtator 1961, arratiset dhe vendoset në Trieste të Italisë, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku fitoi të drejtën e azilit politik. Pasi qëndroi 6 muaj në kampet e Capua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, më datën 9 prill 1962, emigroi për në ShBA.
Në 25 vjetorin e shoqatës Atdhetare “Vatrës“, takon edhe idelogun e revolucionit Qershorit të të vitit 1924 mikun e babait tij poetin e madh atdhetarin Fan S. Noli.
Në vitin 1968, merr nënshtetësinë amerikane dhe pastaj vazhdoi studimet në City University of Neë York, ku në vitin 1977 përfundoi Doktoraturën në Departamentit e Frëngjishtes.
Pastaj përgjat 25 viteve, ka kryer detyra të rëndësishme, duke filluar nga detyra e pedagogut në kolegjet amerikane, pastaj ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja për shkollat e qytetit Malverne, në Neë York, kordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm.
Prof . Samiu e kishte ëndërr të shikonte Kosovën e lirë dhe kështu në muajn prill të vitit 2000, ai ralizon ëndrrën e tij të vjetër, duke vizituar Kosovën e çliruar nga pushtuesit e huaj. Ja si me fisnikëri ai e shpjegon kush ka qenë dhe është edhe sot qëllimi i jetës tij .
Në interviste dhënë Gazetës Dielli, ai thekson: “Unë jam akoma i bindun sot, 72 vjet ma vonë, se mbrojtja e jetës, dhe dinjitetit të çdo qenie njerëzore asht detyra ma e naltë dhe misioni ma fisnik i çdonjenit nga ne, sot dhe nesër. Përsa kohë që ka burra, gra, fëmijë të pafajshëm që vuejnë për çdo arsye qoftë dhe në çfarë do mënyre qoftë, duhet të jetë detyra e çdonjenit nga ne me luftue këtë të keqe pa kompromis. Çdo shpjegim, çdo justifikim me i ikë kësaj detyre të shenjtë nuk ka vlerë. Çdo gja tjetër asht e dorës së dytë. Respekti për jetën dhe dinjitetin e çdo personi asht në krye të listës së detyrimeve tona në jetë. Nji parim themelor i këtillë na frymëzoi edhe në burgje e kampe pune të detyrueshme, dhe krijoi nji lëvizje solidariteti me ata që vuejshin ma shumë se na: me ndihmue, me përballue së bashku, me qetësue shpirtrat e trazuem, me ngushëllue ata që nuk ngushëlloheshin, e kështu me rradhë…!”
Prof. Sami Repishti është mirë më shëndet këto ditë ka mbushur 94 vjet, por ne shqiptarët kudo që jetojmë është simboli i shqiptarit të Madh, i atdhetarit të pamposhtur, i cili sfidoi tri diktaturat më të mëdha të shek. XX: diktaturën fashiste diktaturën naziste dhe atë komuniste.
Por ai sot në 94 vjetorin e lindjes tij, po jep kontribute madhore për brezin e ardhshëm. Këto ditë ai i dhuroi Biblotekën e tij personale brezit te ri, fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të lindur ne ShBA, Lidhjes së Shkrimtarve Shqiptare Amerikane në ShBA.
Ky gjest i tij fisnik, flet vetë dhe nuk ka nevojë për komente, Profesor Samiu është shembulli i intelektualit rrallë të atdhetarit vetmitarë, i cili vuri gjithçka, pasurinë, familjen, jetën e tij për të mirën e Kombit vetë Shqipërisë, që ne shqiptarët sot të jetojmë si Kombet e tjera të qytetruara në paqe dhe qetësi. Duke vlerësuar kontributin madhor për Shqipërinë z. Peter R. Prifti, autor dhe historian ka theksuar: “Për mendimin tim, prof. dr. Sami Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.
Prof. Samiu Repishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe çamët, të botuara në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.
Në vitin 1968, formoi organizatën “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P. 1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli. Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovare në Ëashington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. Ëilliam Jeferson Clinton (1993). Është bashkëthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkëthemelues i American Friends of Albania e sekretar i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C. Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Mirënjohje për sakrificat sublime për Shqipërinë.
Por ne i urojmë sot shendet dhe jetë të gjatë Profesorit të nderuar, viganit të Kombit Shqiptar, Prof. Sami Repishti në vitin 94 të lindjes tij.
.
Prof. Sami Repishti (1925)
Prof. Sami Repishti (1925)

Disa nga veprat kryesore të tij janë:

-Libri – “Pika loti”, Tregime, Botuar ne vitin 1997
-Libri – “Kosovë, prill 2000”, bashkautor, botuar ne vitin 2000
-Libri – “Nën hijen e Rozafës”, Botuar, viti 2004
-Libri – “Dialektika e rendit dhe rebelimit tek A. Malraux”, Studim, viti 2011
-Libri – “Lotë – lavdi e lumni”, publicistikë, 2016
-Libri – “Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit”. Publicistikë, Viti 2016
.
Tiranë me, 20 Maj 2019
.

Related Images:

Artikulli paraprak“Sekreti i Anglisë” Rikthimi i një dorëshkrimi, mbas 75 vitesh… – rrëfim nga Jozef Radi
Artikulli tjetërLetër një intelektuali të lartë… nga Robert Martiko
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.