Kjo që bëjnë këta është e padëgjuar! – nga Klodian Tomorri

Gazeta

Klodian Tomorri
Klodian Tomorri

Kjo që bëjnë këta është e padëgjuar!
nga Klodian Tomorri

Veliaj në burg.
Gjykata e lë në burg, por pastaj thotë që është kryetar.
Veliaj shkarkon atë që i delegoi firmën dhe nuk i ha shuli hiç të emërojë një tjetër.
Pashai heq duart nga gjithë ky m*t dhe thotë: Veliaj është kryetari legjitim, s’ka punë qeveria.
Kjo është pengmarrje e një qyteti të tërë.
Njësoj si ata që merrnin peng njerëzit tek AKSHI, por me një ndryshim të madh:
Ata të AKSHI-t, 2-3 veta morën peng.
Këta kanë marrë 1 milionë njerëz peng dhe nuk u kërcet hiç. Po hiç fare!!
Supozoni një çast që Veliaj nuk e delegon firmën tek askush.
Dhe kështu ka për të ndodhur se ai me këtë punë do t’i bëjë presion gjykatës dhe SPAK-ut për të dalë jashtë.
Kush do t’i firmosë rrogat, ndihmën ekonomike të hallexhinjve etj, etj?
Por ja supozojmë se do e gjejnë një zgjidhje për rrogat dhe asistencën.
Po qindra dokumentat e tjera që duhen me firmën e kryetarit kush do t’i firmosë?
Prandaj bota e ka zgjidhur këtë punë.
Sa merret i pandehur një zyrtar, lëshon letrën e dorëheqjes në tavolinë dhe shkon në punë të vet.
Kurse këta djegin vendin për të shpëtuar te ndenjurat e tyre.
Ku e gjejnë kaq guxim ta dhunojnë këtë milet kështu?
Të fortë janë!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit