Mjaft ma: diçka duhet të ndryshojë! – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj
Mjaft ma: diçka duhet të ndryshojë!
nga Kazanova Aliaj

Ditët ikin, duke marrë me vete përjetimet, emocionet dhe reagimet tona, që edhe pse vonë në raporte kohe me pjesën tjetër të hartës gjeografike të globit, prap individët reagojnë..!
E shohim, i lexojmë, njihemi dhe ndjejmë keqardhje.
Se ishte një botë e mbyllur, dhe ajo hapsirë që quhej atdhe, e ndëshkume nga diktatura shërbente si një burg i madh, ku pushtetarët e glorifikonin atë diktaturë vrasëse e të egër, të një vendi të mbyllur nën bunkerë, me të gjithë treguesit e diktaturës, e që funksiononin forcërisht, dhe e vranë rininë tonë, e ndëshkuan pa mëshirë, vranë besimin dhe fjalën e lirë, dhunuen e Lahutën e Fishtës, dëshminë e qytetërimit të asaj kohe të lavdishme. E dogjën, e shkynë, e ndaluan… se pseudogjeniu s’e pranonte dot forcën e Fjalës së Fishtës së Madh! Ai e ndëshkoi… dhe u dënue gegnishtja, ama e shqipes, gjuha e lartësive, që buronte nga majat e bjeshkëve!
Gjuha e një personaliteti intelektual që e nderoi Shqipërinë në auditoret e botës me Lahutën, kryeveprën që e shkyu pseudogjeniu, e dogji dhe e burgosi kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, me atë fillin e kuq që nxinte jetën e njerëzve, ky inkuizitor i vlerave që e terrorizoi letërsinë dhe krijuesit; që vrau e burgosi personalitete humane dhe i mbushi burgjet plot!
E çfarë nuk prekëm, e çfarë nuk pamë!!!
E tash pushtetet dhe pjellat besnike të diktaturës zgjaten të pengojnë krijimin e një shteti ligjor. Kjo dhembje asht e fortë, asht dhimbja e shpërbërjes dhe i ngjan dështimit të një krijesë!
E dhimbshme gjithçka që ka emër revolte e proteste, çka do të thotë fund i pushteteve dhe krijimi i një shteti me ligje njerëzore, ku Zoti, koha dhe andrra e brezave që vuajtën padrejtësisht të rikthehen!
Por me Zotin le të realizohen e do të realizohet, që brezat të mos përjetojnë atë që hoqën gjyshërit e prindët e tyre, po edhe ne e fëmijët tanë!
Jo, sepse ka Zot… po ka edhe një fund… Mjaft ma: diçka do të ndryshojë!
E ndërkohë, unë reagoj dhe ata si unë, që e pranojnë fjalën time, u jam mirënjohëse! Atij numri individësh që janë progresivë e qytetarë, që e duan vendin dhe e qytetin e tyne, që e pranojne fjalën e lirë dhe të vërtetën dhe janë për një ndryshim radikal.
I vlerësoj dhe i respektoj ata që e pranojnë fjalën dhe idenë time, që asht edhe e tyre!
I vlerësoj dhe u përgjigjem se kemi bashkëjetu të njëjtat përjetime, se janë qytetarë të vërtetë, se kanë parametrat e lirisë, se ëndrrojnë mbrenda vehtes dhe u uroj mbarësi në jetën e tyne, të fëmijëve dhe familjeve të tyne, në këtë në ecje të vështirë drejt një ndryshimi ku tashmë janë sakrifikuar katër breza..
U jam mirënjohëse të gjithëve!
Marrë nga Muri i Fb, Kazanova Aliaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit