back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 10 Tetor, 2024

Këto krijesa… që me elegancë i quaj bythlëpirësa… – nga Lorena di Martino (LDM)

Gazeta

Lorena di Martino
Lorena di Martino
 
Lorena di Martino, deri pak kohë më parë ishte një vajzë krejt e panjohur. Edhe sot e tillë është vetëm se disa video krejt të shkurta të saj i kam ndjekur me kujdes dhe njerën prej tyre po ua sjell të përkthyer prej meje…
Lorena di Martino është një studente universiteti, të cilës s’i pëlqen të flasë për veten e saj, por thjesht për gjërat. Për këtë gjë, ajo ka një faqe të saj në Fb po edhe një tejet të pasur në Youtube, të cilën ajo prej kohësh është në përpjekje të sjellë simbas saj, artin e quajtur “Reflektim”, të cilin ajo tashmë e konsideron të humbur.
Po sjell një nga “reflektimet” e saj, mbasi e gjej jo vetëm të dobishëm për rininë, si mosha e Lorenës, por edhe pse, në një vend si yni, ky fenomen po merr përmasa gjithnjë e më të gjera, sa të trishta aq edhe tragjike. Kjo është një mënyrë e thjeshtë komunikimi e një vajze që nuk kërkon hapsira publicitare të rreme, por përpiqet të gërmojë në thellësitë e saj, për ta sjellë jo vetëm botën e vet…
E përktheva në respekt të asaj rinie, që po përballet me Murin e Neodiktaturës, për të mos e lejuar të keqen të bëhet një sëmundje kolektive e pashërueshme…
jozef radi, dhjetor 2020
Pieter Bruegel 1592 - Lajkatarët
Pieter Bruegel 1592 – Lajkatarët

Këto krijesa… që me elegancë i quaj bythlëpirësa…

nga Lorena di Martino (LDM)

Antiseni i Athinës, një filozof i vitit 436 para Krishtit, dishepull i Sokratit, thotë: “Më mirë të ndodhesh midis korbave se midis lajkatarëve, sepse të parët gllabërojnë të vdekurit, ndërsa të dytët gllabërojnë të gjallët…”
Kjo histori përsëritet, prej viti 436 e deri më sot, sepse lajkatarët e sotëm, në zhargonin bisedor, quhen zakonisht bythlëpirsa. Bythlëpirsat ose më thjeshtë lëpirsat, janë një specie që vështirë se mund të zhduket nga planeti ynë, mbasi ata ndjekin përpikmërisht ligjet evolucioniste të Darvinit, që thonë se: “Individët dhe speciet që përshtaten më mirë me mjedisin, janë ato që kanë më shumë probabilitet të shumohen dhe të mbijetojnë…” Ja pra, këta lloj njerëzish bythlëpirësa, janë shumë të adaptueshëm, mbasi kanë si synim final diçka personale që ata duan të arrijnë me çdo kusht, kanë një qëllim, një ambicie: ata kërkojnë si të përfitojnë më shumë, ose si të sigurojnë një mirëqenie personale për veten e tyre, dhe për t’ia arritur atij qëllimi, janë të gatshëm të kalojnë mbi çdo kufomë.
Sot, këta i gjejmë të sistemuar pranë çdo organizate e të pranuar shoqërisht; janë ata që ndaj një person të gjithëpushtetshëm: buzëqeshin, tundin kokën në shenjë miratimi, kjo ndodh sepse atyre u mungon Qendra e Gravitetit të Përhershme, siç këndon Franco Battiato në këngën e tij. Duke mos e pasur këtë Qendër të Gravitetit të Përhershëm, e cila më së shumti gjendet në shtyllën kurrizore, këta njerëz të pa shtyllë kurrizore, kanë aftësinë për t’u përkulur dhe nënshtruar, vetëm për t’ia arritur asaj çka ata synojnë, e që është tejet e lehtë për ta, sepse ata s’kanë as dinjitet, as një minimum vullneti, as një minimum respekti për veten, ata janë të gatshëm t’i nënshtrohen gjithçkaje, dhe t’i lëtyren çdo personi, vetëm e vetëm për ta çuar deri në fund qëllimin të tyre.
Ndaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse ata, sapo ia kanë arritur, një qëllimi, objektivi i tyre nuk ndalet aty, sepse ata janë të gatshëm të ndryshojnë dhe t’i përshtaten një mjedisi tjetër, të ndryshëm nga ai i fillimit, dhe duke u përshtatur ndryshojnë edhe ndaj subjektit me të cilin ata realizuan qëllimet e tyre.
Këta lloj lajkatarësh, që është më elegante t’i quaj bythlëpirësa, janë persona ndaj të cilëve duhet pasur shumë kujdes, mbasi s’janë ata që përdoren prej atyre që i pëlqejnë lajkat, por janë ata vetë që ofrojnë lajka, dhe shërbime të neveritëshme zotërve të tyre!
Këta njerëz janë të gatshëm të gënjejnë, e të shkelin mbi çdo lloj vlerë dhe personalitet, mjaft që t’ia arrijnë sërish qëllimit të tyre përfundimtar. Nën këtë dritë, pra, duke qenë të krahasueshëm me vemjet dhe parazitët, është e vështirë që këto krijesa të zhduken nga planeti. Në të vërtetë, kjo e tyre është një aktivitet shumë i lashtë, i ngjajshëm me prostitucionin, sepse një specie e tillë që arrin t’u përshtatet shumë realiteteve dhe shumë mjediseve është e vështirë të zhduket: kështu që nëna e bythlëpirsave është gjithnjë shtatzanë, ashtu si ajo e budallenjve, e që unë besoj se ato duhet të jenë motra!
Sa herë eci nëpër pyll, has pemë ndoshta shekullore, dhe vërej se edhe në natyrë ekzistojnë ato lloje bimësh që quhet parazitare, o lajkatare vegjetale. Unë dëshiroj t’i konsideroj ata në nivelin e bimës spërdredhëse siç është edera. Edera është ajo bima që ngjishet mbas pemëve, dhe ushqehet thuajse pasivisht mbas trungut të tyre, duke mbrritur deri në një pikë të tillë, sa mundet ta shkatërrojë atë pemë e ta bëjë të mos jetë në gjendje të mbahet nga forca e saj jetësore, derisa të rrëzohet.
Këtë rrëfim, unë do ta quaj denoncim, ndaj kësaj lloj specie të neveritëshme, e do t’u thoja një pjese te madhe njerëzish, se u duhet kushtuar vëmendje këtyre, sepse mendoj se ata janë ndotësit më të mëdhenj të këtij planeti.
Faleminderit!
.
Solli në shqip Jozef Radi
.
Marrë nga https://www.youtube.com/channel/UCwzlFs24B21QL5_j8f_sTfA/videos
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.