back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Maj, 2026

Këshillë për poetët – nga E. E. Cummings

Gazeta

E. E. Cummings 1938 (1894-1962)
E. E. Cummings 1938 (1894-1962)
Këshillë për poetët
nga E. E. Cummings

Poet është ai që ndien dhe shpreh ndjenjat e veta përmes fjalëve.
Mund të tingëllojë si diçka e lehtë. Po s’është kështu.
Shumë njerëz mendojnë ose besojnë ose dinë se ndiejnë, por kjo do të thotë të mendosh, të besosh ose të dish; jo të ndiesh. Dhe, poezia është ndjenjë – të mos dish, të mos besosh apo të mos mendosh.
Pothuajse çdokush mund të mësojë të mendojë, të besojë ose të dijë, por asnjë qenie njerëzore nuk mundet të mësojë që të ndiejë. Pse? Sepse sa herë që mendon, beson ose di, ti je goxha si njerëzit e tjerë: por, në momentin që ndien, nuk je askush tjetër përveçse vetja jote.
Të jesh askush përveçse vetja jote në një botë që bën të pamundurën, çdo natë e ditë, për të të bërë ty gjithçka tjetër, do të thotë të luftosh betejën më të vështirë të cilën çdo qenie njerëzore mundet të luftojë; dhe, të mos ndalojë kurrë së luftuari.
Sa i përket shprehjes me fjalë askush përveçse vetja jote, kjo do të thotë të punosh pak më shumë seç mund të përfytyrojë secili tjetër i cili s’është poet. Pse? Sepse asgjë nuk është kaq e lehtë sa t’i përdorësh fjalët si dikush tjetër. Të gjithë ne pikërisht këtë e bëjmë, pothuajse gjatë gjithë kohës, dhe sa herë këtë e bëjmë, nuk jemi poetë.
Nëse në fund të dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetëve të para të kësaj lufte, pune dhe ndjesie zbulon se e ke shkruar një varg të një poezie, natyrisht se do të jesh me shumë fat.
Dhe, kështu, këshilla ime për të gjithë të rinjtë të cilët dëshirojnë të bëhen poetë është kjo: bëjë diçka të lehtë, si të mësosh të hedhësh botën në erë – përveç nëse nuk je jo vetëm i gatshëm, por edhe i lumtur të ndiesh, të punosh dhe të luftosh derisa të vdesësh.
A tingëllon si diçka e zymtë? Jo.
Është jeta më e mrekullueshme në tokë.
Ose të paktën kështu e ndiej unë.
Përktheu Agron Shala

Marrë nga Muri i FB, Elona Caslli, 15 janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.