back to top
18.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Ekzistenca dhe qëndresa femërore në poezinë e Ardita Jatrusë – nga Emrije Krosi

Gazeta

Ardita Jatru - 66 Kg vetmi - Poezi
Ardita Jatru – 66 Kg vetmi – Poezi
Ekzistenca dhe qëndresa femërore në poezinë e Ardita Jatrusë
nga Emrije Krosi

Kur poezia bëhet thelbi i jetës, jo si zhanër por si mbulesë e frikërave të tua, ajo është dera ku del dhe hyn çdo ditë duke parë botën apo dera që lidh dy botë: njëra bota e ëndërrave të bukura por të mbetura varur në ajrì dhe bota përpara totalisht e huaj, çoroditëse, shpërfillëse, mospërfillëse, refizuese, që duket si një botë e shkretë që të mbyt çdo ëndërr, poezia është këndvështrimi sesi e shikon jetën, është mënyra e përceptimit të jetës dhe të ardhmes tënde, është tjetërsimi nga frika, një frikë e tjetërsuar, një frikë që shumë herë “vizaton” edhe arkitekturën e hidhërimit të saj.
Por poezia, nuk është shprehje, por krijim (Derrida: 1976) një potencial i (për)plotësuar, duke u shpërfaqur në të gjitha rrafshet e leximit.

Ardita Jatrù
Ardita Jatrù

***
Duke lexuar  poezinë e Ardita Jatrus, një letërsi që ka kaluar kufijtë ku ajo jeton prej vitesh në Greqi, endet mes harresës së qëllimshme, të institucioneve tona letraro-artistike, si një poete me thelb ekzistencialist, me një simbolikë dhe metaforë ku sundojnë figurat e thella (Murry: 1931), në librin me poezi “66 kg vetmi”, kam shkëputur poezinë: “Kam ardhur nga larg” (Jatru: 2015), me një stil, jo vetëm modern, shpërfaq realitetet e emigrantëve në shtetin fqinjë, por edhe shqetësimet një gruaje, që “vëzhgon”, “heton”, “skajon”, “sendërton” thelbin dhe Qenien e saj sa Unike dhe femërore, përmes Frymës Supreme dhe Eprore të poezisë nëpërmjet vargjeve të mëposhtme:

Jam ulur në një stol.
Dielli përballë,
i ulur mbi vijë të ujit
i kuq, i portokalltë, i mëndafshtë.
Pesë gishtërinj resh të bardha,
kalojnë para tij e bëhen të purpurt’
pastaj i humbas
dhe dalin prej ujit me një ngjyrë të kaltër të tejdukshme
e të shpërndara nisen për diku.
Njerëzit kalojnë para meje
e siluetat e tyre më shkëputin sytë nga skena.
Ata nuk e dinë,
që unë kam pesë minuta kohë të shoh qiellin
pesë minuta për t’i thënë ditës lamtumirë
se nata i përket ëndrrës
dhe jo syrit, f. 29, poezia: “Kam ardhur nga larg”

Eptimi i elementeve të metaforës simbolike nëpërmjet “simboleve sunduese”, ndërtojnë figura jo vetëm pamore, por si një receptim kohor sidomos të kohës së tashme, jo vetëm si argument artistik, por edhe kritik, do të duhet të tregojë “shenja simpatie” ndaj veprës kritiku letrar duhet të mbështetet në mbresat që ngjall vepra letrare tek ai, duke parë në dy këndvështrime:
a.të kohës: (koha autoriale dhe koha letrare),
b.të masës: (masa e njësisë poetike dhe njësia e fjalës), qëllimi nuk është të ofrojmë një përfaqësim (Riffaterre: 1987), nëpërmjet vargjeve: Dielli përballë,/ i ulur mbi vijë të ujit/ i kuq, i portokalltë, i mëndafshtë, metafora e diellit, futet tek cikli mitologjik, jo vetëm në formën e trupave lëvizëse, se vetë fjala formë ka dy tema plotësuese: materien dhe përmbajtjen. Sipas teorive të kuptimit kryetipor dhe përfytyrimeve apokaliptike, bota mitologjike, biblike (apokalipsi) janë struktura metaforike, që sugjerojnë të  pandryshueshmen e përjetshme të analogjisë njerëzore, parajsën dhe ferrin, analogjia e pafajësisë  dhe përvojës japin përshtatjen e miteve me natyrën dhe besimin me njeriun. Format themelore të procesit jetësor janë lëvizje ciklike, si një përfytyrim apokaliptik (Fraj: 1990), ku ciklika e natyrës shkallshmërisht zbret në horizontalitet, në rrafshin ujor nëpërmjet:
a.ciklika natyrore (ose cikli i ujit), Dielli që ngrok ujin dhe fenomente e shëndrrimt në shi, borë, avull etj.,
b.të masës: (masa e njësisë poetike dhe njësia e fjalës), qëllimi nuk është të ofrojmë një përfaqësim (Riffaterre: 1987), nëpërmjet vargjeve: Dielli përballë,/ i ulur mbi vijë të ujit/ i kuq, i portokalltë, i mëndafshtë, metafora e diellit, futet tek cikli mitologjik, jo vetëm në formën e trupave lëvizëse, se vetë fjala formë ka dy tema plotësuese: materien dhe përmbajtjen. Sipas teorive të kuptimit kryetipor dhe përfytyrimeve apokaliptike, bota mitologjike, biblike (apokalipsi) janë struktura metaforike, që sugjerojnë të  pandryshueshmen e përjetshme të analogjisë njerëzore, parajsën dhe ferrin, analogjia e pafajësisë  dhe përvojës japin përshtatjen e miteve me natyrën dhe besimin me njeriun. Format themelore të procesit jetësor janë lëvizje ciklike, si një përfytyrim apokaliptik (Fraj: 1990), ku ciklika e natyrës shkallshmërisht zbret në horizontalitet, në rrafshin ujor nëpërmjet.
Poezia na afron mundësitë:
-(de)kodimi i metaforës së Diellit: (nëpërmjet ngjyrave: i kuq, i portokalltë, i mëndafshtë)
-(de)kodimi i metaforës së Ujit; (dhe dalin prej ujit me një ngjyrë të kaltër të tejdukshme),
-(de)kodimi i metaforës së Kohës; (pesë minuta kohë)
-(de)kodimi i metaforës së Ëndrrës: (se nata i përket ëndrrës)
Mëtimi i një poezisë të shkruar nga një femër, nuk është shpikje ex nihilo, por një  mënyrë specifike e trajtimit të një objekti që merrte me poetikën dhe stukturën poetike apo të zgjerimit dhe përshkrimit, si provinca e femrës  (Spiegelman: 2005), qenia e vetë autores nga një vend tjetër ku thotë se kam ardhur nga larg, sodit ftohtë njerëzit dhe ecejakjen e ciklikës të Diellit duke shenjuar, edhe kohën e saj: njerëzit kalojnë para meje/ e siluetat e tyre më shkëputin sytë nga skena./ Ata nuk e dinë,/ që unë kam pesë minuta kohë të shoh qiellin, duke kaluar cakun e  konceptit të  shkrimi femëror (Ceucos: 1976), më përtej termi letrar “feminizëm”, se poezia si krijim artistik i një femre, në vijëjetën e saj, dokudo, ajo ka thyerjet neutrale me elegancën e një femre, se togjalëshi “shkrim gruaje”, është  letërsi femërore është e bazuar në skemat rrëfimtare dhe temat tradicionalisht të shkrimtarëve burra, kurse letërsia feministe përpiqet ta kundërshtojë këtë skemë,  kërkon të drejtën e saj për autonomi, në fund ka përfunduar si letërsi e quajtur letërsi gruaje, poezi, që “përshkrimi” është një formë e ligjërimit,  është përdorimi i disa gjendjeve shpirtërore ose qëndrimeve të mendjes, përmes poezisë, ka parë botën e saj, kaq interesante, të bukur, të shëmtuar, në mënyrë efektive përpiqet të transferojë te të tjerët kënaqësinë (Brooks, Warren:1949). Në vargjet e fundit: pesë minuta për t’i thënë ditës lamtumirë/ se nata i përket ëndrrës/ dhe jo syrit, përthyrjet e ditënatës,  nëpërmjet ëndërrës bëhen shumë transhedente, sepse nata është errësira/vdekja, kurse dita është Drita (syri) që sheh dritën/ngjyrat, duke krijuar një botë plot ngjyra, tjetër përmasë e një realiteti brenda poetikës së receptimit, me format e shprehjes së  modernes, duke çmontuar lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes, ku idetë e bukurive estetike (në art dhe komunikim) jo vetëm të një poezie  femërore, se poetja postmoderne nuk e koncepton origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti, në postmodernizëm shpjegimi  i këtij procesi kthehet në parim krijues, se vetë poezia nuk është vetëm arti i të kuptuarit, si model i një poezie të përjetimit, në formë metanarrative, se në rrafshin përshkrues kemi perispektivën e dyfishtë të stukturës, sepse në rrafshin formal simbolet nuk janë përfytyrime, të formave të toposese dhe logoseve në formë  piktoreske të tipit iluziv trompe l’oelil, por një konceptim abstrakt dhe jo diçka që ekziston, si mënyrë empirike në botë (Feuer: 1992).
Së fundmi: poezia e Ardita Jatru-s duhet lexuar në disa rrafshe, sepse është një poezi e thellë, ku ku subkoshienca dhe ndërgjegja e lexuesit, luan me kohën, me hapsirën, se vetë poezia receptohet mes interaksionit gjenerik si ndërfutje mes (post)modernizmit dhe modernizmit klasik, por mungesa e kritikës e ka privuar këtë poete nga arealit i letërsisë shqipe  të shkruar në bashkëkohësi, duke e njohur vetëm nëpërmjet lexuesit virtual.

Studiuesja Emrije Krosi
Studiuesja Emrije Krosi

Bibliografia:
1.Ardita Jatru. (2015): 66 kg vetmi “Dea Print”, Tiranë.
2.Brooks , Cleanthi, & Warren, P. Robert. (1949): Modern Rhetoric, New York: Harcourt Brace.
3.Ceucos, Helene. (1975): “Le Rire de la Meduze”, L’arc 61.
4.Derrida Jacques. (1976): L’écriture et la différence , Seuil, Paris.
5.Feuer, Jane. (1992): Genre study, Routledge, London.
6.Fraj, Northrop. (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Anvi Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.
7.Kant, Emmanuel. (1980): The Critique of Judgement, Trans. James Meredith, Oxford: Oxford University Press.
8.Lacoue-Labarthe, Philippe. (1978): The Caesura of the Speculative, Trans. Robert Eisenhauer, Glyph 4.
9.Michael Riffaterre. (1987): “Descriptive Imagery,” Yale French Studies, 61.
10.Murry, J.Middleton. (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
11.Spiegelman, Willard. (2005): How Poets See the World:The Art of Description in Contemporary Poetry, Oxford University Press.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.