Ju mbështes pa rezerva! Krijoni programin tuaj politik! – nga Shpend Sollaku Noé

Gazeta

Shpend Sollaku Noe - Durrës, Dhjetor 2019
Shpend Sollaku Noe – Dhjetor 2019
Ju mbështes pa rezerva! Krijoni programin tuaj politik!
nga Shpend Sollaku Noé

Rini e bukur dhe trimëreshë shqiptare.
Synimi juaj duhet të jetë marrja e pushtetit. Mjaft më me: “Rama ik! Jepe dorëheqjen, që të vijme ne!” Ne pushtet vihet me fitore te zgjedhjeve.
Sa jeni të përgatitur për këtë?
Pas kaq javësh e muajsh, e keni krijuar partinë tuaj politike të shpallur në mënyrë të qartë? A e keni te shpalosur programin e plotë politik? A e keni të qartë cilin do të keni kryeministër dhe cilët përfaqësues në qeveri? Populli duhet t’i ketë të ditura që tani këto pika, para se t’ju mbështesë plotesisht.
Përveç synimeve tashmë të shpalosura që jua mbështes pa rezerva, mund të keni edhe këto pika parasysh, në programin tuaj politik?
I kam supozuar që në vitin 1991, por askush nuk ka dashur t’i marrë në një program elektoral.
AAA – Largimin nga skena politike dhe dhënien drejtësisë të klasës aktuale politike.
Menjëherë pas kesaj:
1.Rikthimin e dinjitetit të pronës historike (ide për t’u zgjeruar pa limit)
2.Zgjedhjen e deputetëve jo më shumë se dy legjislatura.
3.Zgjedhjen e kryeministrit dhe të presidentit për jo më shumë se dy mandate.
4.Një ish-kryeministër nuk mund të zgjidhet president.
5.Zgjedhjen e kryebashkiakëve për jo më shumë se dy mandate
6.Zgjedhjen e administratës vetëm me konkurse publike.
7.Rroga e sektorit privat dhe të atij shtetëror në mesataren evropiane.
8.Pensione dinjitoze të nivelit evropian.
9.Ujë vërtet të pijshëm 24 orësh për të gjithë.
10.Energji elektrike të pashterrshme dhe të vazhdueshme.
11.Krijimin e një sektori të fortë social të nivelit evropian të banesave popullore dhe të asistencës dinjitoze për të vobektët e për të papunët.
12.Pastrimin e bregdetit nga zëniet private e shtetërore deri në 100 m prej bregut. Shetitja e vazhdueshme në breg duhet të jetë e garantuar me ligj.
Eliminimi i konvaleshencave të trashëguara prej regjimit të dikurshëm.
13.Votimi i emigrantëve tanë që e kanë mbajtur shtetësinëë shqiptare on line edhe me dokumentat e vendit ku jetojnë. Lehtësimi i rikthimit të shtetësisë së atyre bashkatdhetarëve që, për arësye të ndryshme, u është dashur të heqin dorë prej saj.
14.Jo me pak i rëndësishëm: heqja e çfarëdolloj kufizimi me Kosovën, si hap i parë drejt bashkimit kombëtar.

Post scriptum: Ky është vetëm një bocet që ka mundësi të pakufishme përmirësimesh. Jeni të lirë të shtoni dhe ta korrigjoni këtë miniprogram sipas ideve tuaja.
Post scriptum: Nëse do t’i kishit aprovuar me kohë këto idera, shumë prej atyre që doni t’i përzini apo t’i shihni prapa hekurave, nuk do të ishin më as në parlament, as në qeveri.
Marrë nga Muri i FB, Shpen Sollaku Noe, 23 tetor 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit