
Largohet nga jeta përkthyesja e njohur Klio Evangjeli
nga Klodi Stralla
Prehu në paqe, e dashur Klio!
Tani posa mësova prej djalit të saj se shqipëronjësja e talentuar, Klio Evangjeli ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, në Kanadanë e largët, ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e saj.
Ngushëllimet e mia familjes, djalit, nuses dhe mbesave të saj!
Nëse mund të flasim për një shkollë shqiptare të përkthimit, që nisi me Fan S. Nolin, e vazhdoi me Mitrush Kutelin, Skënder Luarasin, Vedat Kokonën, Halit Selfon, Sotir Cacin, Enver Ficon, Bujar Dokon, Petro Zhejin, Misto Treskën, Robert Shvarcin e mjaft e shumë të tjerë. Ky gjerdan përkthyesish s’do të ishte i plotë pa Klio Evangjelin, këtë grua korçare me vullnet të jashtëzakonshëm, autodidakte dhe poliglote, që bëri te flasin shqip Balzakun, Zolanë, Barbysin, Malaparten, O’Henry, Tomas Man, Flaubert, Cvajg e shumë e shumë të tjerë.
Klio Mulla u lind në Korçë, më 1928, pra 98 vite më parë, në familjen e tregëtarit voskopojar Pando Mulla.
Që në ditët e para të ardhjes në pushtet të komunistëve familja e saj u përzu përdhunshëm nga shtëpia ku banonin në qendër të qytetit dhe detyrohet të banojë në një bodrum të qytetit në lagjen “Kulla e Hirit”. Klio, që asokohe posa kishte përfunduar gjimnazin, mbetet pa shkollë të lartë dhe detyrohet të bëjë punë të rëndomta për të ndihmuar familjen. Por “geni” intelektual, krenaria dhe vullneti i pazakontë i kësaj vajze të re bënë që, në një kohë të shkurtër, ajo të përvehtësonte në mënyrë autodidakte disa gjuhë të huaja, në sajë të së cilave na dha përkthime nga më te arrirat artistikisht të kolosëve të letërsisë botërore.
Vite më vonë martohet me avokatin e njohur Dhimiter (Miti) Evangjeli dhe trasferohet në Tiranë. Pas viteve ’90-të jeton bashkë me familjen e djalit në Kanada.
E kam njohur Klion nga afër, si mike e familjes tonë, si voskopojare fisnike, por edhe prej të shoqit, Dhimitrit (Mitit), koleg me tim atë, si avokat i njohur në Tiranë.
Fjalëpake, shumë inteligjente, erudite dhe poliglote, që nuk i pëlqente dukja, punëtore e palodhur, e pasionuar pas përkthimeve. Kështu do ta kujtoj këtë zonjë të nderuar, që i dha aq shumë kulturës sonë kombëtare dhe mori vetëm vuajtje nga pushteti i kohës.
Respekt dhe mirënjohje për këtë zonjë fisnike!
Tiranë, 22 Tetor 2026
P.s. Dhimitër (Miti) Evangjeli dhe Gaqo Evangjeli kishin lidhje gjinore (familjare) midis tyre. Ata rridhnin nga e njëjta familje e njohur dhe e dëgjuar atdhetare me origjinë nga Korça, e cila i ka dhënë historisë së Shqipërisë edhe figura të tjera të shquara, si ish-kryeministri Pandeli Evangjeli.
-Gaqo Evangjeli (1911–1981) ishte gazetar, intelektual i diplomuar në Sorbonë dhe botues i revistës së njohur të viteve ’30 “Bota e re” në Korçë.
• Dhimitër (Miti) Evangjeli ishte një avokat mjaft i njohur, i cili ndër të tjera ka kryer mbrojtjen ligjore të shkrimtarit të mospajtuar Kasem Trebeshina, gjatë regjimit komunist. Ai ishte i martuar me përkthyesen e njohur Klio Evangjeli.
Ilia V-Ballauri
Klio Mulla Evangjeli, përkthyese e talentuar, me një gamë të gjerë veprash sjellë në shqip, per bibliotekat tona, me rrënjë prej Voskopojës së djegur.
Zhuliana Jorganxhi
Oh sa u pikëllova me kët lajm të hidhur! Na iku një mike e shtrenjtë për mua dhe familjen time, një grua inteligjente, fjalëpakët e punëmadhe, një shqipëruese e rrallë, e shkëlqyer, që do mbetet e përjetshme se la gjithë atë bibliotekë librash të shqipëruara, një pasuri për gjithë brezat! Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve e gjithë miqve të Saj! U prehte ne Parajse shpirti i saj i bukur! Mirënjohje pa fund për ty e shtrenjta, e ndritura Klio!
Iskra Thoma
Klio ishte një grua e rrallë, poliglote e cila përballoi punën e vështirë të përkthyesit profesionist në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Klio Evangjeli do të kujtohet me nderim për sjelljen në shqip të mjaft kryeveprave dhe veprave të shquara të letërsisë botërore.
Veprat e përkthyera nga Klio Evangjeli
Një amerikan në oborrin e mbretit Artur
Autor Mark Twain, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Duhej të luftonim ndryshe
Autor Hans Fallada, Përkthyese – Klio Evangjeli
Budenbrokët, historia e rënies së një familjeje Vëllimi I
Autor Thomas Mann, Përkthyese – Klio Evangjeli
Budenbrokët, historia e rënies së një familjeje, vëllimi II
Autor Thomas Mann, Përkthyese – Klio Evangjeli
Iluzionet e humbura
Autor Honoré de Balzac, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Lëkura e Shagrenit
Autor Honoré de Balzac, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Karriera e Rugonëve
Autor Émile Zola, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Doktor Erousmithi
Autor Sinclair Leëis, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Magelani njeriu dhe vepra e tij heroike
Autor Stefan Zëeig, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Sinuhe egjiptiane
Autor Mika Waltari, Përkthyese – Klio Evangjeli
Kaput –
Autor Curzio Malaparte, – Klio Evangjeli
Paraja
Autor Émile Zola, Përkthyese – Klio Evangjeli
Zjarri ditari i një skuadre
Autor Henri Barbusse, Përkthyese – Klio Evangjeli
Katrina
Autor Sally Salminen, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Shpartallimi
Autor Émile Zola, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Berberi i Seviljes – Martesa e Figarosë: dy komedi
Autor Pierre de Beaumarchais, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Balzaku: një biografi
Autor Stefan Zweig, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Skandalet e Kloshmerlit
Autor Gabriel Chevallier, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Bari, biri i Kazanit
Autor James Oliver Curwood, Përkthyese – Klio Evangjeli
Shtëpia misterioze
Autor Honoré de Balzac, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Rrëfime për heronjtë e Trojës
Autor Laura Orvieto, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Garda e Re Garda e Re –
Autor Alexander Fadeyev, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Pjereta Pjereta
Autor Honoré de Balzac, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Fshatarët
Autor Honoré de Balzac, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Vdekje në anije Vdekje në anije
Autor C.P. Snow, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Novela –
autor Stefan Zweig, – Mahmut Dobrati, – Robert Shvarc, – Klio Evangjeli
Uarda: roman për Egjiptin e…
Autor Georg Ebers, Përkthyese – Klio Evangjeli
Ç’do të bëhem kur të rritem?
Autor ? Përkthyese – Klio Evangjeli
Zhili në fshat: tregim i ilustruar
Autor ? – Përkthyese – Klio Evangjeli
Njeriu pa emër
Autor Ivar Lo-Johansson, Përkthyese – Klio Evangjeli
Tokat e Sakramentos
Autor Francesco Jovine, Përkthyesee – Klio Evangjeli
Në shtëpinë e huaj
Autor Bernard Clavel, Përkthyese – Klio Evangjeli
Mallëkuar qoftë ajo ditë
Autor Gerald Gordon, Përkthyese – Klio Evangjeli
Një hetim në vend
Autor Driss Chraïbi, Përkthyese – Klio Evangjeli
Gjuajtësit e gjirafave
Autor Thomas Mayne Reid, Përkthyese – Klio Evangjeli
Vallja e vdekjes
Autor Bernhard Kellermann, Përkthyese – Klio Evangjeli
Rruga pa diell Rruga pa diell
Autor Sunao Tokunaga, Përkthyese – Klio Evangjeli
Aventurat e Llufakut
Autor Leila Berg, Përkthyese – Klio Evangjeli
Vajza kryeneçe
Autor Paul Heyse, Përkthyese – Klio Evangjeli
Prozë skandinave
Autor Various, Përkthyesea – Afrim Koçi Shpëtim Çuçka – Klio Evangjeli
Vdekja e kaut plak: tregime turke të shekullit XX
Autor Various, Përkthyese – Klio Evangjeli
Kasto Garcia Roza: histori e një heroi spanjoll
Autor Jesús Izcaray, Përkthyese – Klio Evangjeli
Puerta del Sol
Autor Simone Téry, Përkthyese – Klio Evangjeli
Si u bë njeriu vigan
Autor Mihail I. Ilin, Elena A. Segal, Përkthyese – Klio Evangjeli
Kiki: përralla dhe tregime
Autor Friedrich Wolf, Përkthyese – Klio Evangjeli
S’duhet të jetë kështu S’duhet të jetë kështu
Autor J. Walsh, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Gilui shkon për gjah
Autor Anne Pierjean, Përkthyese – Klio Evangjeli
Kikoja: tregim autobiografik
Autor Franco Piras, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Nga dashuria për artin: tregime
Autor O. Henry, Përkthyese – Klio Evangjeli
Fati i një gruaje
Autor Lee Gi En, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Lartësia e fundit: roman për Dien Bien Funë
by Hữu Mai, – Klio Evangjeli Përkthyese – Klio Evangjeli
Krehëri i fildishtë
Autor Nguyễn Quang Sáng, Përkthyese – Klio Evangjeli
Dëshmia e një gjahtari plak
Grup Autorësh, Përkthyese – Klio Evangjeli
Xhuzepe Garibaldi: Hero kombëtar i Italisë
Autor V. E. Nevler, – Përkthyese – Klio Evangjeli
Budenbrokët: Historia e rënies së një familjeje
Autor Thomas Mann, Përkthyese – Klio Evangjeli