back to top
13.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

József Mindszenty (20 mars 1892 – 6 maj 1975) – përgaditi Saimir Kadiu

Gazeta

József Mindszenty (1892-1975)
József Mindszenty (1892-1975)
József Mindszenty (20 mars 1892 – 6 maj 1975)
përgaditi Saimir Kadiu

Primati i Kishës Katolike në Hungari, nga 2 tetor 1945 deri më 18 dhjetor 1973, u shua 50 vjet në parë në Austri…
Veprimtaria e Kardinalit Mindszenty personifikonte opozitën pa kompromis si ndaj fazhizmit ashtu edhe ndaj komunizmit.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u burgos nga Partia pronaziste hungareze “Kryq-Shigjeta”
Pas ardhjes së komunizmit në Hungari ai ishte përsëri opozitari i parë…
Arrestohet me 26 dhjetor 1948, një ditë pas kremtimit të Krishtlindjeve, gjoja për veprimtari antihungareze, konspiracion dhe tradhëti. Këtu i nënshtrohet torturave çnjerëzore ku detyrohet të pranonte çfarë i kërkohej nga hetuesit e tij…
Gjyq i inskenuar (tipike si ato të Shqipërisë komuniste) e dënon me burgim të përjetshëm.
Ky dënim u kritikua anembanë botës duke përfshirë edhe një Rezolute të Kombeve të Bashkuara.
Por regjimi i tmerrshëm i Matia Rakoshit nuk u tërhoq nga vendimi i marrë.
Pas 8 vjetësh në burg lirohet gjatë Revolucionit hungarez të vitit 1956…
Por kur ushtria sovjetike hyri në Budapest më 4 nëntor 1956, ai u këshillua nga Imre Nagy që të kërkonte strehim në Ambasadën Amerikane, ku qëndroi 15 vjet…
Qeveria hungareze më në fund e lejoi kardinalin të largohej nga Hungaria me 28 shtator 1971.
Ai u vendos në Vienë ku edhe vdiq me 6 maj 1975, në moshën 83 vjeçare.
Kam patur fatin të vizitoj muzeun Mindszenty në Esztergom (një qytet 46 km në veriperëndim të Budapestit).
Ky qytet ka qenë kryeqytet i Hungarisë për 3 shekuj (deri në mes të shekullit XIII). Në këtë qytet është edhe selia Kishës Katolike Hungareze.
Marrë nga Muri i FB, Saimir Kadiu, 6 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.