
Gegnishtja letrare…
nga Ardian Ndreca
Ekziston nji gegnishte letrare e cila ka gramatikë, drejtshkrim, letërsi. Dihet se për shkaqe historike gjanat kanë mbetë disi pezull, ndoshta kështu ka dalë për ma mire, gegnishtja letrare ka mbetë pluraliste. Gegnisht shkruejn Gjergj Fishta e Anton Pashku, Ethem Haxhiademi e Lazër Shantoja, Mustafa Kruja e Zef Pllumi, Qemal Draçini e Primo Shllaku.
Kur shkruen në të folmen e mahallës apo të katundit tand, sigurisht që shkruen në nji rrem gegnishtjet, por jo gjithçka që pluskon asht anije me tre direkë.
Por nji gja mundena me e ba të gjithë na, me përvujtni e me kureshtje: me lexue gegnisht.
Anmiqtë ma të mëdhaj të gegnishtes janë ata që e mbrojnë pa e shkrue dhe ata që shkruejn pa e njohtë.