back to top
28.7 C
Tirana
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

 Njoftim për pajisjen me kartën e re të anëtarësisë së LSHA – Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë

Gazeta

Per kartën e re të anëtarësisë së LSHA
Per kartën e re të anëtarësisë së LSHA 
Njoftim për pajisjen me kartën e re të anëtarësisë së LSHA

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
Nr. 1 – Prot.
Tiranë, më 21.05.2026

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, bazuar në Statutin e LSHA-së dhe në vendimet e Kuvendit të Shtatë të Riorganizimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, mbajtur më 19 maj 2026 në Tiranë, njofton fillimin e procesit të pajisjes së anëtarësisë me kartat e reja të anëtarësimit.
Të gjithë shkrimtarët dhe artistët shqiptarë, kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për t’u pajisur me kartën e re të anëtarësisë, duhet të dërgojnë në adresën elektronike të LSHA-së: lidhjashqiptare2026@gmail.com
Këto dokumente:
1.Curriculum Vitae (CV) të autorit, ku të pasqyrohen të dhënat biografike dhe krijuese, si dhe të renditen veprat e krijuara, botuara, të ekspozuara, të interpretuara, të përkthyera, pjesëmarrjet në festivale, konkurse, aktivitete artistike e letrare, si dhe vlerësimet apo çmimet e fituara;
2.Një fotografi personale në format dokumenti;
3.Adresën e email-it, numrin e telefonit dhe adresën e vendbanimit.

Dokumentacioni do të shqyrtohet nga strukturat përkatëse të LSHA-së, në përputhje me Statutin dhe rregulloret e organizatës.
Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj e ndihmojnë ringritjen institucionale dhe funksionalizimin e rregullt të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Me shumë respekt,
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
Dr. Mujë Buçpapaj 21 maj 2026

Kuvendi i Shtatë i Riorganizimit të Lidhjes
Kuvendi i Shtatë i Riorganizimit të Lidhjes

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.