back to top
23.8 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026

Duroja dhe Qendroja… – një rrëfim për Astrit Delvinën nga Avni Delvina

Gazeta

Shkrimtari Astrit Delvina
Shkrimtari Astrit Delvina
Duroja dhe Qendroja…
një rrëfim për Astrit Delvinën nga Avni Delvina

Astrit Delvina ka qenë i rrallë. Njeri fantastik, edhe pse bëri një jetë burg, edhe me internimet e shumta nëpër fshatra, edhe kur vinte rrallë nga internimi, me thëniet e tij të veçanta me batutat pikante e gjithë fantazi, ai dëshmonte forcën e imagjinatës, dhe jetonte si njeri normal, e as donte t’ia dinte si mund t’i vinte jeta mbas gjithë atyre vuajtjeve, ai vazhdonte të shkruante, i bindur në aftësitë e veta, bile Jozef Radi, që është marrë shumë me veprën dhe shkrimet e tij, në ato pak gjëra që i kanë shpëtuar e kanë arritur të publikohen, ma ka theksuar se është shkrimtari më i rëndësishëm i asaj periudhe.
Kur vinte në familjen tonë, nuk isha më shumë se 16-17 vjeç. Nuk e kujtoj mirë cila ka qenë ngjarja, ndaj po e tregoj si një batutë që më ka mbetur në mendje. Astriti ka qenë duke punuar me një dyshe. S’e kujtoj mirë në fshat a në burg, o kur ishte i internuar. Njërin nga dy miqtë e tij e quanin Duro dhe tjetrin Qendro. Aty u erdhi shefi o brigadieri, o dikush me pushtet, edhe ju tërhoqi një vërejtje të ashpër të dyve që kishin punuar aty. Mbasi iku shefi, u kthye Astriti duke qeshur. Ata të dy të tromaksur të shkretët, edhe të frikësuar nga ndonjë masë, ai duke qeshur iu drejtua të parit: “Duro, Duro të durojmë, Duro bëj durim!” Qendro po rrinte, dhe po e ndiqte Astritin, derisa ai iu kthye Qendros: “Qëndro, Qendro të qëndrojmë, Qendro mbaj qëndrim!”
Ishte një lojë e bukur fjalësh që Astriti bëri me emrat e tyre: dhe e përcolli me humor atë gjendje që po kalonin Duroja dhe Qendroja!

Jozef Radi
Siç e thekson edhe ti Riçe, Astrit Delvina ka qenë njeri i madh, shkrimtar i madh dhe humanist i madh… edhe pse bëri dy herë burg politik, ai la mbas një vepër të rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja nën diktaturë: 8 romane; 1 libër me tregime dhe nji libër me poezi! Nëse lexon Astrit Delvinën kupton dy gjëra thelbësore se: guximi është cilësi e njerëzve të virtytshëm dhe se liria përmasat e saj të vërteta i ka brenda nesh dhe jo jashtë nesh! Rrëfimi yt e plotëson edhe më tejt të vërtetën e Astrit Delvinës!

Marrë nga Muri i Fb, Avni Delvina, 5 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.