back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 8 Tetor, 2024

Mirash dhe Martin Ivanaj: Epopeja e Njeriut (poezi)

Gazeta

Epopeja e Njeriut
Kopertina e librit Epopeja e Njeriut

“Epopeja e Njeriut”

Poezi në serbisht nga Mirash dhe Martin Ivanaj

Përktheu Lazër Radi

Redaktoi Jozef Radi; Shtëpia botuese “Liria” Tiranë 1996, 500 kopje, (fq. 83)

Ndërsa kërkonte me plotësue me dokumentacion nga arkivat monografinë mbi jetën veprën dhe vdekjen e profesorit dhe mikut të vet Mirash Ivanajt, në Arkivin e Shtetit, ai gjen nji libër mjaft të çmueshëm poetik, me rreth njizetetre poezi, nji libër që hedh dritë të re mbi figurat mitike te dy vllazënve Ivanaj. Mbasi i studioi për nji kohë të gjatë vlerat e këtyne poezive të pazakonshme, dhe shqyrtoi mundësinë e botimit të tyne, ai iu fut punës me përkthye kët dorshkrim të harruem. Ajo çka asht edhe mjaft interesante prej këtij botimi, asht esseja që i prin botimit e shkruene nga përkthyesi Dr. Lazër Radi, e cila përban edh nji pikvështrim mjaft interesant mbi kët dokument me randësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe poezinë shqiptare…

“…Libri i vëllezërve Ivanaj “Epopeja e Njeriut” mund të titullohej ndryshe edhe “Lirika të nji dashnie të humbun.” Burim i kësaj vepre asht nji dashni pasionale e fuqishme, ku çdo qelizë e nji shpirti të ndezun ndjen dhe vuan njiherit. Humbja e kësaj dashnie, vdekja e kësaj vajze sjell me vete gjithë kompleksitetin e nji dhimbje tronditëse… që i jep jetë këtij libri, në dukje të vogël, mjaft vlera…” l.r

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.