back to top
25.5 C
Tirana
E premte, 24 Maj, 2024

Dekomunistizimi i shtetit Shqiptar – i shërben dekriminalizimit të tij! Letër e Hapur nga Kujtim Cekani

Gazeta

Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy
Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy

Dekomunistizimi i shtetit Shqiptar –

i shërben dekriminalizimit të tij!

Letër e Hapur nga Kujtim Cekani

Një ish i persekutuar
i shkruan Komisionerit Hahn,
për Hapjen e Dosjeve
dhe Ligjin e Lustracionit.

To Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy & Enlargement Negotiations merr
Kërkesë drejtuar Komisionit Europian për hapjen e Dosjeve në Shqipëri dhe vënies në zbatim të Ligjit të Lustracionit

Kujtim Çekani 2015
Kujtim Çekani 2015

I nderuar Komisioner Hahn,
Unë që po ju shkruaj, jam një shqiptar në emigrim. Jam në emigrim që nga viti 1989, i arrastisur nga Shqipëria para rrëzimit të regjimit komunist.
Jam arratisur sepse jeta ime në Shqipëri në atë kohe u vu seriozisht në rrezik nga Sigurimi i Shtetit. Familja ime në atë kohë ishte e internuar dhe e deklasuar, e denoncuar nga regjimi komunist me titullin “Kulak”!
-Gjyshi im nga ana e babait, Ali Cekani ka vdekur ne burg si antikomunist.
-Daja im Nezir Muzhaqi i varur në litar nga regjimi komunist, kur ishte vetëm 27 vjeç .
-Dy daja të tjerë të pushkatuar pa gjyqe, etj.
-Nëna ime ka qenë 5 vjet në kampin famëkeq të internimit në Bençë të Tepelenës, që është cilësuar edhe si Kampi i Vdekjes.
-Persekutimi komunist në familjen time vazhdoi përjetësisht, gjë që nuk është ndalur edhe sot.
Në Shqipëri si shifra zyrtare nga regjimi komunist:
Janë ekzekutuar 5.577 burra dhe 450 gra.
Janë dënuar 26.768 burra dhe 7.367 gra.
Kanë vdekur në burg 1.065 persona.
Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë.
Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.
Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914. 000 vite burgu dhe 256.146 vite internim.
Mijera te pushkatuar ne vende akoma sekrete nuk ju dihet varri, nuk dimë ku janë eshtrat e të parëve tanë, ku të paktën të kemi një varr ku t‘i qajmë.
Numri i të pushkatuarve dhe të vdekurve në internim nuk është i saktë, sepse supozohet të jetë shumë më i lartë, pasi pas rrëzimit të komunizmit nuk është bërë asnjëherë një studim i thelluar në këtë aspekt, pasi komunistët kanë penguar studimin e çeshtjes, ngaqë i kemi gjithmonë në pushtet.
Në Shqipëri nuk ka asnjë shenjë për të treguar se jemi populli të cilin diktatura e përçundoi.
Në Shqipëri nuk ka asnjë muzeum të krimeve të komunizmit, nuk ka asnjë ditë të kujtesës, nuk ka asnjë përmendore, ku qytetarët të vendosin lule dhe kurora.
Në Shqipëri nuk ka mbetur asnjë shenjë që të dëshmojë se në këtë vend shqiptarët janë futur në burgje, janë pushkatuar, varur në litar, janë dërguar familjarisht nëpër lagerat e diktaturës, ndërsa fëmijët e të dënuarve kanë mbetur pa shkollë, pa të ardhme, duke vuajtur ekskomunikimin nëpër kampe përqëndrimi ku ju mohohej e drejta e jetës.
Në Shqipërinë e tiranisë komuniste që e vrau elitën, dhe shqiptarët i ktheu në armiq të njëri-tjetrit nuk ka kujtesë, nuk ka memorie për të blatuar nderim ndaj viktimave të pafajshme të diktaturës. Janë sheshuar deri burgjet ku të dënuarit kanë vuajtur.
Klasa politike postdiktaturë është përgjegjëse e harresës kolektive për atë që ngjau në Shqipëri.
3 Qershor 2008, me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.
25 shkurt 2010, u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.
23 Gushti, njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia.
Por jo nga Shqipëria!
Viktimat e komunizmit sot janë dyfish viktima, nga regjimi diktatorial dhe regjimi i tranzicionit postkomunist që nuk e ka dekomunistizuar ende as politikën dhe as shoqërinë.
Shoqëria shqiptare nuk e njeh veten se cila është.
Është pa ID!
Sepse s’ka memorie!
PS është vazhduese e Partisë Komuniste e cila pretendon të reformohet.
Por si mund të refomohet duke mbuluar me harresë atë që ka ndodhur.
E si mund të reformohet duke patur si gazetë të partisë Zërin e Popullit krijuar nga vetë diktatori stalinist.
Viktimat e komunizmit e kishte si obligim t’i kujtonte PD, sepse ky ishte misioni i saj, prandaj u mbështet prej popullit, që me rrëzimin e diktaturës, të rehabilitonte viktimat, të zbardhte krimet dhe të promovonte shtetin e së drejtës.
Ne jemi dëshmitarë sot se drejtësia si vlerë e Perëndimit ndëshkon të inkriminuarit e regjimit nazist, pa marrë parasysh se janë mbi 90 vjeçarë, ndërsa Europa ish-komuniste ndëshkon të inkriminuarit e regjimeve diktatoriale.
Por në Shqipëri jo!
Viktimat e djeshme të diktaturës Hoxhiste tani janë viktima të PS-PD.
Në institucione kushtetuese, në sistemin e drejtësisë, dhe pista të rëndësishme qeveritare, ashtu si edhe në parlament, sot ka oficerë të sigurimit, punëtorë dhe bashkëpuntorë të kësaj arme vrasëse të së shkuarës, e cila kontrollon segmente të rëndësishme të pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik.
Por kjo histori nuk mund të vazhdojë më i Nderuar Komisioner Hahn,
Demokracia në Shqipëri është e cunguar dhe kjo shihet qartë në çdo sferë të jetës atje, si me burgosjet pa motiv, ikjen masive të shqiptarëve, kapjen e shtetit nga mafia komuniste, kapja e drejtësisë nga ish Gjykatës e Prokurorë nga koha e diktaturës.
Ja pra, pse e gjykoj se duhen të hapen dosjet e komunizmit; ja pra pse duhet dekomunistizimi i shtetit ashtu si duhet dhe dekriminalizimi i tij.
E për këtë ndihma Juaj është shumë e nevojshme.
Jua dërgoj këtë letër duke patur shpresë dhe besim absolut se do të na ndihmoni në prurjen e demokracisë në vendin tim;
Shpresoj të më prisni në një takim për të diskutuar nga afër në lidhje me këtë çeshtje.
Edhe një herë Ju falenderoj duke Ju uruar punë të mbarë.
Me respekt dhe mirënjohje
Kujtim Cekani

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.