back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

DEKLARATË – Për mediat dhe opinionin publik

Gazeta

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës
DEKLARATË
Për mediat dhe opinionin publik
16 Mars 2024
Ne, anëtarët e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” të nënshkruar më poshtë, duke e ndjerë peshën e përgjegjësisë tonë për ruajtjen e Vatrës nga tjetërsimi dhe mbrojtjen e saj nga keqbërësit, nëpërmjet kësaj deklarate i drejtohemi opinionit publik shqiptar për ndihmë dhe mbështetje në misionin tonë human dhe qytetar.
Më poshtë është një analizë gjendjes kaotike të krijuar në Vatër, identifikimi shkaqeve të kësaj gjendjeje, si edhe mundësitë e zgjidhjeve efikase dhe të përhershme.
Mbas një debati të lirë dhe konstruktiv me anëtarët e Vatrës, mbasi kemi dëgjuar dëshmitë e delegatëve të Kuvendit 26 Shkurt 2022, mbasi kemi analizuar pamjet filmike nga ky kuvend dhe shkeljet ligjore në dy vitet e fundit kemi arritur në përfundimin se:
*
Kanunorja e propozuar për miratim në Kuvendin e Vatrës, të datës 26 Shkurt 2022, ju dha delegatëve për studim në hapje të Kuvendit. Për pasojë, delegatët nuk kishin kohë të mjaftueshme për një studim të thellë dhe të qartë të neneve të saj.
*
Asnjë nga delegatët që mbajtën vota të deleguara nuk patën prokurë të posaçme që garanton vullnetin e delegatit dërgues. Për pasojë vihet në dyshim vullneti i delegatit dhe kredibilitetit i votave.
*
Nuk u arrit shqyrtimi i plotë nen-për-nen i Kanunores së re. Për pasojë, nenet e miratuara dhe ato të pashqyrtuara nuk kanë harmoni dhe krijojnë konflikte kuptimore serioze, duke e bërë Kanunoren e publikuar të pavlefshme ligjërisht.
*
Neni i propozuar, që do të garantonte një mandat 4-vjeçar për kryetarin e Vatrës, mori 16 nga 27 vota, pra më pak se 2/3 siç e parashikon Kanunorja e vitit 1926, mbi të cilën u mbajt Kuvendi. Për pasojë, mandati i Kyetarit të Vatrës është një vit, sikurse e parashikon Kanunorja, pra kryetari i Vatrës aktualisht po operon jashtë mandatit që i jep statuti.
*
Gjatë procesit të votimit ka pasur ndërhyrje, manipulime dhe kërcënime ndaj delegatëve të pranishëm. Për pasojë votat nuk ishin të lira, delegatët nën presion ndërruan votën e tyre në rastet e përsëritjes së votimeve.
*
Për arsye të kohës, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë (plotësojë) Këshillin e Vatrës sipas Kanunores. Shumica e anëtarëve të Këshillit janë nominuar nga kryetari i Vatrës në shkelje flagrante të Kanunores dhe në konflikt interesi me Kryesinë e Vatrës. Për pasojë, Këshilli i Vatrës është ilegjitim dhe të gjitha vendimet e marra apo që mund të merren janë NUL dhe të pavlefshme.
*
Kryetari i Kuvendit, pati deklaruar me kohë që Kuvendi i shkurtit 2022, nuk i përfundoi punimet, dhe një grup vatranësh patën kërkuar një seancë shtesë. Kërkesa nuk u mor kurrë parasysh nga kryetari i Vatrës. Edhe në dijeni të problematikave të ngritura, kryetari i Vatrës Elmi Berisha, vazhdoi ta shkelë Kanunoren me vullnetin e tij duke emëruar strukturat e Vatrës. Për pasojë, u mohua e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe e drejta e votës e anëtarëve të Vatrës
*
Kryetari i Vatrës ka deklaruar se ka fituar një mandat 4-vjeçar, por në asnjë rast nuk ka paraqitur ndonjëë raport zgjedhor, shpjeguar apo faktuar me prova se si dhe sa vota ka marrë. Për pasojë, vatranët dhe publiku kanë shfaqur dhe shprehur mosbesim dhe akuza ndaj legjitimitetit të tij.
*
Ka indicje të forta se kryetari Berisha ka mashtruar në lidhje me edukimin e tij arsimor. Të paktën tre universitete që kryetari Berisha ka deklaruar verbalisht apo me shkrim se ka ndjekur studimet, kanë mohuar, pra kanë deklaruar zyrtarisht se Elmi Berisha nuk ka studjuar kurrë në këto universitete. Kjo e ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e tij edhe si kryetar i Vatrës. Deklarimet e tij të e rreme janë bërë përpara se ai të zgjidhej kryetar i Vatrës.
*
Nënkryetari i Vatrës, Alfons Grishaj, në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar shkrime denigruese ndaj vatranëve duke përdorur fjalor të padenjë për një funksionar të Vatrës. Për pasojë, anëtarë të publikut dhe gazetarë kanë përqeshur Vatrën dhe reputacioni i saj është dëmtuar në publik.
*
Nënkryetari i Vatrës, Alfons Grishaj ka kërcënuar me jetë dhe Kanun në mënyrë të përsëritur vatranë të pafajshëm. Për pasojë disa vatranë janë larguar nga Vatra, të tjerë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të frikësuar nga kërcënimet e tij.
*
Ka indicje të forta që nënkryetari i Vatrës, z. Alfons Grishaj është dënuar dhe burgosur dy herë për vjedhje të pasurisë së qytetarëve të Shkodrës, në Shqipëri dhe aspak për politikë sikurse kishte deklaruar më parë. Po ashtu, ka indicje se nënkryetari i Vatrës, Grishaj ka lidhje të ngushta familjare dhe bashkëpunim me kryekriminelin dhe mafjozin serb, Ratko Gjokiç. Për pasojë brenda anëtarësisë së Vatrës është krijuar një revoltë e brendshme dhe vatranët kërkojnë shpjegime.
*
Kryesia jolegjitime e Vatrës ka shpallur si të përjashtuar disa vatranë, por në asnjë rast, nuk është zbatuar procesi i detyrueshëm sipas Kanunores për masa disiplinore, që fillon nga dega. Kryesia e vatrës nuk ka pasur tagrin e nevojshëm për të marrë akte të tilla duke përvetësuar atributet e Këshillit të Vatrës. Për pasojë përjashtimet janë nul dhe vatranët e shpallur të përjashtuar janë anëtarë me të drejta të plota.
*
Kryesia e Vatrës nuk ka paraqitur asnjë raport financiar për më se dy vjet. Një grup vatranësh kanë kërkuar një Audit financiar të pavarur, por që nuk është pranuar nga Kryetari Berisha. Për pasojë, Vatra ka humbur besimin tek anëtarët dhe donatorët.
*
Degët e reja të Vatrës janë krijuara në konflikt të pastër interesi nga kryesia e Vatrës duke nominuar kryetarët e degëve pa pasur zgjedhje, anëtarësi apo Kuvend të degës. Për pasojë legjitmiteti i degëve të reja është i dyshimtë.
*
Emërimi i peshkopit të kishës Greke pa asnjë kontribut në Vatër, në postin e nënkryetarit të Këshillit të Vatrës, mbasi ky ishte liruar nga Kisha e Shën Gjergjit dhe pasi humbi thellë në degën e Bostonit, mungesa e komunikimit miqësor dhe konstant midis Vatrës dhe Kishës së Shëngjergjit, si entitete këto të dyja të Fan Nolit, ka krijuar në Vatër dhe komunitet opinionin se Vatra është nën influencën e shërbimeve greke në Amerikë. Për pasojë, trashëgimia patriotike dhe nacionaliste e Nolit dhe Konicës është në pikëpyetje.

Aktet joligjore të renditura më sipër gjatë Kuvendit të Shkurtit 2022 dhe statusi i papërfunduar i tij, e bëjnë këtë Kuvend dhe aktet e marra prej tij të pavlefshme. Ndërsa aktet anarshiste të dy viteve të fundit, janë vetëm maja e piramidës së falsitetit dhe paligjshmërisë që ka zaptuar Vatrën. Prandaj, të bindur se reagimi ynë vatran dhe qytetar është veprimi më i duhur për të cilin ka nevojë Vatra, NE anëtarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, sot me datë 16 Mars 2024, vendosëm:

1.Mosnjohjen e kryetarit, kryesisë dhe strukturavë të Federatës Vatra
2.Të kërkojmë heqjen nga listat e anëtarësisë së Vatrës të nën-Kryetarit Alfons Grishaj
3.Thirrjen sa më parë të një Kuvendit të jashtëzakonshëm të Paqes së Vatrës,

Në përfundim, NE anëtarët e Federatës Vatra, mbështesim pa asnjë ekuivok motrën dhe vëllezërit tanë vatranë: Nazo Veliu, Mark Mërrnaçaj dhe Agustin Mirakaj në betejën e tyre ligjore me uzurpuesit e Federatës Vatra.
New York, më 16 Mars 2024

Lista deri tani e anëtarëve të Federatës Vatrës ne mbështetje të deklaratës:
1. Ervin Dine
2. Idriz Lamaj
3. Sergio Bitici
4. Ramiz Mujaj
5. Ibrahim Kolari
6. Prend Qetta
7. Aleks Merrnaçaj
8. Cezar Ndreu
9. Elton Mara
10. Lek Mirakaj
11. Agim Mujaj
12. Hilmi Mujaj
13. Idris Celaj
14. Muhamet Omari
15. Klarenc Novaku
16. Valentin Lumaj
17. Luvigj Sterbyqi
18. Gjovalin Gjelaj
19. Medi Hoxha
20. Shaqir Gjonbalaj
21. Lavdrim Cami
22. Muharrem Bajraktari
23. Artur Bajraktari
24. Bestar Mujaj
25. Franka Veli
26. Veis Belliu
27. Ilirjan Blloshmi
28. Ahmet Gjuta
29. Shpëtim Ndreu
30. Bashkim Sina
31. Kafile Sina
32. Markela Sina
33. Marjana Bulku
34. Ela Dine
35. Dave Mirakaj
36. Kejvi Mirakaj
37. Hamit Rapaj
38. Viktor Vorfi
39. Marin Prendi
40. Ilir Gjini
41. Mikel Ndoci
42. Myftar Gjuta
43. Damjan Previzi
44. Tomorr Gjuta
45. Toni Herri
46. Gazment Toska
47. Kristian Radi
48. Spartak Plaku
49. Klajdi Rapaj
50. Nick Pocesta
51. Prend Marku
52. Alban Bici
53. Robert Gjergji
54. Anton Vorfi
55. Robert Gjergji
56. Henri Hoda
57. Eno Nishe
58. Ton Marku
59. Prend Marku
60. Artan Veli

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.