back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Hasan Prishtina, në Muzeun e Shkollës Normale në Elbasan – nga Hysen S. Dizdari

Gazeta

Busti i Hasan Prishtinës në Normale të Elbasanit, 7 mars 2024
Busti i Hasan Prishtinës në Normale të Elbasanit, 7 mars 2024
Hasan Prishtina, në Muzeun e Shkollës Normale në Elbasan
nga Hysen S. Dizdari – Studiues i Historisë e Filatelisë
Mehmet Prishtina, financon vendosjen e bustit të patriotit

Me datën 7 mars 2024, në Jubileun e 115 vjetorin të shkollës Normale Elbasan, me financimin e Fondacionit “Hasan Prishtina”, në muzeun e kësaj shkolle, e cila sot mban emrin: “Luigj Gurakuqi” u vendos busti i patriotit Hasan Prishtina.
Zoti Mehmet Prishtina, pasardhës i kësaj familje, Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe financues i këtij busti gjatë ceremonisë së inagurimit theksoi: “Një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë patriotike të Hasan Prishtinës ka qënë zhvillimi i arsimit kombëtar shqiptar, prandaj ai që në vitin e parë të kësaj shkollë, në vitin 1909, financoi bursat e studimit, për mbi 50 nxënës nga të gjitha krahinat e Kosovës pranë kësaj shkolle. Prandaj sot unë jam, shumë i gëzuar se patrioti Hasan Prishtina është kthyer në shtëpinë e vet.”
Patrioti Hasan Bej Prishtina, ishte ideologu i rilindjes sonë kombëtare, udhëheqës politik, organizator i kryengritjeve kundër pushtuesve, diplomat, mendimtar i madh, por dhe një arsimdashës i madh.
Ai ka dhënë një kontribut madhor për ngritjen dhe zhvillimit të arsimit kombëtar shqiptar.
Hasan Prishtina, rridhte nga një familje shqiptare, atdhetare e patriotike, shumë e pasur, e cila kishte edhe pozita të larta në qeverisjen e Vilajetit të Kosovës e Selanikut. Babai i tij, Ahmeti Beu, ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndaj në vitin 1880, u internua nga qeveria osmane në Tarabuzan të Anadollit së bashku me krerë e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Elbasan, 07 Mars 2024
Elbasan, 07 Mars 2024

Hasan Prishtina, pasi përfundoi shkollën e ultë, ruzhdijen në Vushtri, vazhdoi gjimnazin në gjuhë greke në Selanik, ku jetonte familja e tij. Në këtë gjimnaz, ai përveç gjuhës greke mësoi edhe gjuhë frënge, aty u njoh me veprat e iluministeve francezë, si: Monteskie, Zhan Zhak Ruso, Volter e tjerë.
Pas gjimnazit ai përfundoi shkollën e lartë në degën: Drejtësi në Stamboll, ku punoi disa vite në administratën turke. Në vitin 1908-1912, u zgjodh deputet i sanxhakut Prishtinës në Parlamentin Osman. Gjatë shkollës lartë për drejtësi në Stamboll u njoh dhe në vitin 1909, u martue me Znj. Igballe Çekrezi nga Stambolli, e cila kishte arsimin e lartë në drejtësi e zotëronte disa gjuhë të hueja.
Hasan Prishtina, duke qenë vet i shkolluar në shkollat më të mira të kohës tij, dhe zotërues i disa gjuhëve të hueja, e kuptoi rolin e madh që luan arsimi dhe shkolla në edukimin patriotik e atdhetar të brezit të ri. Prandaj gjithë jetën e tij ai dhe bashkëshortja e tij i kushtuan një kujdes të veçantë hapjes shkollave dhe arsimimit të brezit të ri.
Aktiviteti dhe kontributi i tij për hapjen e shkollave filloi në vitin 1908 dhe vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij.

Stenda Luigj Gurakuqi, 01 dhjetor 1909
Stenda Luigj Gurakuqi, 01 dhjetor 1909

Vlen për t’u theksuar akti i tij bujar e fisnik, ku në vitin 1909, me mbështetjen e tij financiare dërgoi rreth 50 nxënës, nga gjitha trevat e Kosovës për të vazhduar Shkollën Normale në qytetin e Elbasanit, kur e gjithë shkolla kishte vetëm 140 nxënës. Por kontributi tij vazhdon më tej, kur ai dërgoi edhe 25 nxënës të tjerë nga Kosova, për shkollim e studime në Austri e Hungari, në degët tregtare, ekonomi, bujqësi e tjerë.
Një kontribut tjetër madhor i Hasan Prishtinës e veçanarisht i bashkëshortes së tij, Znj. Igballe Prishtina, ishte hapja e shkollës për vajza në Vushtri në vitet 1915-1918, krahas hapej shkollave ajo organizoi edhe kurse për gratë shqiptare, për muzikë, për rrobaqepsi, për guzhinjere etjerë
Shkollën e mesme Normale e Elbasanit u hap për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Për hapjen e saj kishte vendosur Kongresi Elbasanit, i cili u mbajt nga data, 2-10 shtator 1909.
Duke vlerësuar kontributin e tij për arsimin shqiptar ish Drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazetën “Bashkimi i Kombit” – Nr. 25 të vitit 1910, theksonte: “Rroftë atdhetari i shkëlqyer Hasan Bej Prishtina! Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjëll i Shqipërisë së mjerë! Historia e Kombit tonë me shkronja të arta, me shkronja të shkëlqyera, do të shkruaj ndër faqet e saj, shërbimet e mëdha, të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët tanë, Hasan bej Prishtina në fushën e atdhesie!”
Në vitin 1979, në 70 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, me një vendim të Ministrisë Arsimit të kohës u krijue një komision i posaçëm për mbledhjen e dokumentacionit dhe hapjen e muzeut të kësaj shkolle, si vatër e arsimit kombëtar shqiptar. Pas vitit 1993, ky muze u rikonceptua dhe në bashkëpunim me AQSH, u plotësua me dokumente arkivore, dhe sot ky muze ka një fond prej 5000 dokumentash originale dhe fotokopje, si libra, revista, regjistra shkolle, dëftesa, protokolle të këshillit pedagogjikë, kujtime të normalistëve, katologë, fotot e mësusve dhe nxënësve të kësaj shkolle tjerë.
Me rastin e 7 marsit 2024, përshëndes, mësuesit e nxënsit e kësaj shkolle me
“Këngën e shkollës Normale të Elbasanit”:
Përqark me kodra/ kundrejt me male
an’e kand/ prej valve t’Shkumbinit
T’rrethon natyra/ moj shkoll’ Normale
gurrë e paçmueshme/ përparimi

Refreni:
Ti rrofsh e qofsh/ moj shkoll’ Normale
rrofshin bijt e saj bujarë/ ti o gjithësi përveç ti fale
që ta ndjeki me nder/ çdo shqiptar

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.