back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

BBC për Shqiptarët e Zvicrës… dhe nji penelatë refleksioni…

Gazeta

Koso-Zvicra
Selfi… Koso-Zvicra 

BBC për Shqiptarët e Zvicrës dhe nji penelatë refleksioni… j. r.

Mbas pak orësh do të jemi dëshmitarë të përplasjes midis së shqipeve të Zvicrës me argjentinasit e Yllit Leo Messi… Fakti që nji grup djemsh shqiptarë përbëjnë zemrën e kombtares së nji vendi, për të cilin Rilindasit tanë largpamës, e mendonin gjithnji edhe për Shqipërinë… nji vend asnjanës, dashamirës, dhe i hapur me Botën mund të bënte që ajo të ishte Zvicra e Ballkanit, më shtyn jo vetëm ndër reflektime, por me bën që edhe nji ndeshje të thjeshtë futbolli ta shohtë ngjyrosur me emocione dhe ta përjetoj si një ëndërr të mbetur pezull të atyre shqiptarëve të kahershëm që kanë mbjellë shumë dashuri për këtë vend…
Si ndeshje futbolli që është, unë uroj që djemtë e Kosovës me forcën e talentit, vullnetit dhe dinjitetit të tyre të na japin nji spektakël të vërtetë futbolli, dhe nëse fitorja vjen prej zotësisë së tyre do të ishte nji sodisfaksion i madh, i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm, por edhe humbja s’do të jetë ndonjë tragjedi, është thjesht njëra prej alternativave në nji ndeshje futbolli, ku përballë ke skuadrën e Mitit Maradona…
Ju uroj fitoren shqiptarëve që luftojnë për ngjyrat e atij vendi që Rilindasit e ëndërronin edhe në Ballkan… Nji fitore… që duhet të emocionojë cilindo shqiptar…
1 korrik 2014

Selia e BBC-se
Selia e BBC-se

Heronjtë pabesueshëm të Zvicrës në Kupën e Botës

nga Duke Imogen Foulkes BBC News, Berne

Emri i heroit më të famshëm në historinë e Zvicrës është padyshim Vihelm Teli… Kohët e fundit, një tjetër hero i quajtur Roger Federer iu bashkua atij në madhështinë e famës.
E megjithatë, s’mund të qe parashikuar se heroi i fundit që i bën sot zemrat zvicerane mbushen me krenari do të quhej Xherdan Shaqiri – për të mos përmendur emrat e  bashkëlojtarëve të tij, Valon Behrami, Granit Xhaka, Haris Seferoviç e Admir Mehmedi.
Ata të gjithë janë anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës, i cili aktualisht renditet i gjashti në botë, dhe i vendosur të përplaset sot me Argjentinën, dhe ndër 16 më të mirat e Kupës së Botës në Brazil.
Ata janë të gjithë myslimanë të një vendi që më së shumti ka votuar kohët e fundit për ndalimin e ndërtimit të xhamive.
Të gjithë ata janë emigrantë apo fëmijë emigrantësh që jetojnë në Zvicër, ku votuesit në shkurt të këtij viti përkrahën ligjin për kuota strikte mbi emigracionin e ri. Vetëm 20 vjet më parë, kur Zvicra luante në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, anëtarët e ekipit të saj ishin mjaft të ndryshëm nga sot si: Marc Hottinger, Alain Sutter, Stéphane Chapuisat, Jurg Studer… Lind pyetja, pse gjërat kanë ndryshuar kaq shumë?!

Messi (Pleshti Magjik) versus Shaqiri (Xhuxhi Magjik))
Messi (Pleshti Magjik) versus Shaqiri (Xhuxhi Magjik))

Në vitet ’70 dhe ’80, Zvicra tërhiqte punëtorë aktivë nga ajo që atëherë quhej Jugosllavi. Natyrisht mendohej që njerëzit mund të vinin të punonin, dhe mbasi puna e tyre të mbaronte, ata do të ktheheshin në vendin e tyre.
Por planet e paramenduara të industrisë zvicerane nuk arritën të parashikonin shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën civile në Bosnje, (ku Haris Seferoviç ka lindur), apo krizën e Kosovës, ku fillimisht i kishin familjet e tyre Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe shumë prej këtyre punëtorëve të përkohshëm, të cilët u bënë të përhershëm; disa prej të cilëve iu dha edhe statusi i refugjatit, dhe familjet e tyre u bashkuan me ta.
http://www.bbc.com (Perktheu Jozef Radi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.