back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Askush nuk asht mbi Ligjin, Kanunoren e as Vatrën… – 41 pyetje paraprake nga Serxhio Bitici

Gazeta

Serxhio Bitici
Serxhio Bitici

Askush nuk asht mbi Ligjin, Kanunoren e as Vatrën…

41 pyetje paraprake nga Serxhio Bitici

Jam anëtar i mirëfilltë dhe kontributor i madh prej vitit 1967, të cilin kreditë e gëzojnë edhe tre vllaznit e mij në aktivitet të gjatë në Vatër, tue fillue nji vit ma vonë si të emigruem të ri në SHBA.
Lista ime që vijon ma poshtë i ngjan ma fort nji skice apo nji draft i planifikuem seriozisht të nji nji Libri të Zi për Federatën Legjendare të Vatrës prej vjetit 2017 deri më sot.
Jo. Janë nji pjesë pyetjesh, që drejtuesit (ata pak që janë), të cilat janë reale dhe qind përqind të vërteta, të cilat janë drejtue prej patriotëve e dashamirëve të Vatrës nga të gjitha anët.
Fatkeqësisht e për turp, të gjitha kanë hasë në vesh të shurdhët.
Nuk do të mirrem as me polemika, kritika, shpifje apo komplikime e mashtrime të krijueme vetë nga drejtuesit aktualë të Vatrës.
Nëse këto pyetje nuk mirren seriozisht e me konsideratë, si urgjencë që janë sot, atëherë anëtarsia do ta shqyrtojë situatën me nji zgjidhje të nevojshme e ligjore, sepse askush nuk asht mbi Ligjin, Kanunoren e as Vatrën.
Nji gja më jep kurajo se Sekretari i posacaktuem Dr. Pashk Camaj, asht burri ma inteligjent e i shkolluem i Grupit, prandaj nse ai tregon racionalitet e logjikë ka shpresë së mund të mbërrihet nji marrëveshje.

Salla e Vatrës... në pritje të Vatranëve
Salla e Vatrës… në pritje të Vatranëve

41 pyetjet dhe komentet:
-Vatra sot me skandale shkeljesh ligji si asnji organizatë në SHBA.
-Ka censurë strikte, që i ngjet atyne vendeve super komuniste.
-Çashtja e taksave çerek vjetore (quarterly Federaland State taxes not filed in 3 years)
-Përjashtohen degë nga drejtuesi ilegjitim
-Përjashtohen individë të mirëfilltë
-Vatra si traditë mbante mbledhje çdo muej, siç e kërkon Kanunorja
-Tashti gjithsejt janë mbajtë nji apo dy në këto katër vjet!!
-Dera për anëtarsinë e dashamirëve ka qenë e mbyllun në Vatër!
-Përse Kuvendi i 2017 u quejt Kuvendi i Turpit dhe poashtu dy Kuvendet tjera në vijim vërtetuen pasaktësi në Kanunore, jo komplete dhe ilegjitime?!
-Ku mbeti proçes-verbali dhe transparenca e këtyne Kuvendeve?
-Transparenca dhe komunikimi me Vatranët mbetet në nivelin zero!
-Kur anëtarët e mirfilltë lypin dialog e marrëveshje, drejtuesit ndërrojnë bravat, në ma se dy raste! Shembull i pandëgjuem në Demokracinë e ShBA.
-Caktimi e katapultimi i nëpunësve në kundërshtim me Kanunoren.
-Ndryshimi arbitrar, i fshehët i “mast” të Diellit ku eliminohen personalitete kombëtare, ata që mendojnë ndryshe!
-Fryma e themeluesve të Vatrës: Organizatë patriotike, jo politike.
-Asht Federatë Shqiptare e Amerikës
-Buxheti vjetor i Vatrës i padeklaruem asnjiherë për Vatranët!
-Të hyme e të daluna, pat ransparencë.
-Nji audit profesional duhet urgjentësisht. E thotë Kanunorja e Ligji në Amerikë.
-Transparencë për fondet e mbledhuna për Tërmetin e Durrësit, përse fshihen?!
-Liderët e kombit pritën tinzisht në selinë e Vatrës. Pa dijeninë e Bordit!
-Biblioteka e Vatrës në gjendje kaotike, pa katalogim e pa organizim!
-Përse injorohen urdhënat e Kanunorës për mbledhjet mujore të Bordit?!
-Nga na erdhi në Vatër shprehja “Shef i Protokollit”?
-Federata pa administratë të rregulltë, pa avokat e pa kontabilist (accountant)
-Nuk na shfaqin numrin e vërtetë të anëtarëve që kanë pague kuotën vjetore!
-Sekretarja e mohueme dhe e keqtrajtueme përjashtohet në mënyrë barbare!
-Përflitet se drejtuesit bajnë business në Atdhe, të stilit Hunter Biden!!
-Vatra e Konicës ka shprehë mospajtimet me babën e Pavarësisë, Ismail Qemali!
-Vatra sot nuk kritikon Thaçin për tradhëti Kombëtare, por i ofron audiencë në seli!
-Vatra nuk kritikon tradhëtarin tjetër socialist, që bashkëpunon me Vuçiç!
-Vatra pranoi vizitën sekrete të Kryetares se Parlamentit Nikolla, e ardhun si uzurpatore me sherr!
-Vatra shkruen letra intimiduese dhe kërcnuese!
-Vatra ban kërcnime ilegjitime me avokat.
-Dy herë paditje në gjyq, me shpenzimet e Vatrës, pa konsultim profesional.
-Drejtuesit pa mandat dhe ilegjitim.
Vatra, klub social i nji rrethi “të ngushtë” thuhet?1
-Transparencë për statusin e ndërtesës, prona etj. dhe stastusi Nonprofit i Vatrës.

41 pyetjet, që me keqardhje sot bahen publike. Janë drejtue e folë shumë herë, por Vatra nuk asht përgjigjë as nuk ka bashkēpunue me Vatranët.
Personalisht marr përgjegjësinë me skjarue të gjitha pyetjet në këtë, nji nga nji.
Kjo situatë në Vatër asht serioze dhe jo personale që duhet të zgjidhet me urgjencë.
Planifikoj me qenë prezent në mbledhjen e 9 Dhetorit në Vatër, siç asht paralajmue.
Mirupafshim, Serxhio Bitici

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.