Si ta bëjmë Federatën “Vatra”, një organizatë demokratike
reflektim Artur Vrekaj, Massachusetts
*Letër e hapur për anëtarët e Federatës VATRA
Të dashur bashkëkombas, vatranë!
Misioni për anëtarësinë e Vatrës sipas Statutit është që të punojmë që organizata Vatra të jetë e gjallë, demokratike, me frymë Noliane dhe Koniciane dhe me program kombëtar.
Lexojini këto radhë me zemrën dhe shpirtin e një shqiptari të mërguar.
Noli për mua është thesar i kombit, mësues i gjuhës Shqipe, rilindas i Shqipërisë, themelues i kishës ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe bashkëthemelues i Federatës Vatra, lobist e diplomat për shpëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve, poet revolucionar, përkthyes dhe një kombëtarist i shkëlqyer që kombi dhe Shqipëria e pati fat.
Unë ju bashkova Vatrës, sepse Bostoni është Noli, zemra, shtëpia dhe fryma e Vatrës dhe sepse 11 fshatarët e mi nga Podgorani i Shqipërisë më 1917 ishin me Nolin, vatranë kombëtaristë.
E dyta, sepse përkundër statutit, kanunores u shpall riorganizimi i degës Vatra Boston më 21 Maj 2023, si degë zyrtare me 7 anëtarë.
Duke patur një përvojë disavjeçare në strukturat drejtuese në organizimin e shqiptarëve me shoqatën “Kombi” në Worcester, Massachusetts mësova kush janë Shqiptarët e Amerikës dhe se si vepron Vatra, ndërkohë kam qënë bashkëpunëtor me gazetën Dielli.
Në vitet 2012-2014 me shoqatën “Kombi” e kthyem Worcester, Massachusetts në qëndër të veprimtarisë atdhetare e kulturore të New England ku u përfshinë Lidhja Qytetare e Dioguardit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës, Bashkia e Worcester, Massachusetts, Konsullata e Kosovës në New York, vatranë të New York, shoqata Kosova Boston, shoqata Masbessa Boston dhe Kisha Shqiptare e Shën Mërisë, Worcester ku kishim shkollën Shqipe, pjesëmarrjet në paradën e Albanian Roots, pjesëmarrjet në protestat në mbrojtje të Shqiptarëve të Malit të Zi para Shtëpisë së Bardhë dhe para ambasadës së Malit të Zi, plus protestën pranë OKB për mbështetjen e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Jam pjesëmarrës i kuvendit të Vatrës më 2013, me ftesë të të urtit kryetar të Vatrës, Gjon Buçaj. I kam kërkuar z. Gjon Buçaj në Kuvend dhe në Worcester po atë vit me dëshmitarë të gjallë drejtuesit e shoqatës “Kombi” që Vatra të kishte nën ombrellën e saj anëtarësinë e shoqatës “Kombi” të Worcester, Massachusetts. Mora përgjigje negative. Kam kërkuar që të gjitha shoqatat e Massachusetts të bashkohen në një organizatë të vetme, sepse nuk mund të bësh atdhetari në Amerikë me fshat e shoqatë.
Ja kam kërkuar hapjen e Vatrës në Massachusetts edhe kryetarit Agim Rexhaj në përkujtimoren për pavarësinë e Kosovës në konsullatën e Kosovës në New York, më 2013.
Vetëm Kosova u bë fati i Identitetit kombëtar në Diasporë me ministrinë e Kosovës, kur me shoqatën “Kombi” ndihmuam hapjen e shkollave Shqipe me tekste Shqip në Montreal, Kanada, në Hartford, Konektikat ku vepronte Albanian Community Center me mësues Milaim Tahiri dhe në shkollën Shqipe të shoqatës Kombi që e hapëm përtej paragjykimeve Shqiptare në kishën simotër të kishës së Nolit, atë të Shën Mërisë në Worcester, Massachusttes.
Të vijmë tek realiteti i Vatrës sot
Sot Shqiptarët e Amerikës nuk mund të pranojmë që në mbledhjen e përbashkët të këshillit të Vatrës dhe kryesisë së Vatrës më 17 Mars 2024, të akuzohen Shqiptarë të Amerikës, anëtarë të Vatrës si enveristë, fashistë dhe nazistë, vatranë me karrierë në Vatër nga anëtarë të kryesisë së Vatrës ku i pranishmi kryetari Elmi Berisha nuk u ndje fare.
Kjo është gjuha e Vladimir Putinit për udhëheqësit e Ukrainës.
Ky çast kur dëgjoja këto fjalë më kujtoi mbledhjen e Byrosë Politike të Partisë së Punës së Enver Hoxhës kur dënonin Kadri Hazbiun.
Përse kjo frymë naziste në Vatër më 2024?
Ndoshta, ngaqë Vladimir Putini e përdor shpesh për liderët e Ukrainës.
Folësi, nënkryetar i Vatrës tha se një vatran i dërguar nga Ramiz Alia (që nuk ja përmëndi emrin) ka marrë detyrë të marrë frenat e drejtimit të Vatrës. Ata që i dëgjuan këto fjalë në Boston më 17 Mars 2024, janë gjallë. Nuk di më shumë për këtë sekret të kryesisë së Vatrës.
Këtu nënkuptohen shumë mistere.
Për t’i dhënë fund keqardhjes së vatranëve në Boston dhe Shqiptarëve të Amerikës me të cilët jemi në kontakt me veprimtarinë tonë atdhetare e kulturore prej përmbi njëzetë vjet në Amerikë vendosa të shkruaj, sepse ende unë dhe vatranët e Bostonit për kaq vjet nuk dimë me saktësi sa anëtarë aktivë me kuotizacion të paguar kish organizata Vatra më 17 Mars 2024.
Ka degë me anëtarë që nuk paguajnë kuotizacionin vjetor brënda muajit Dhjetor dhe deri më 17 Mars 2024, dhe nuk e dimë me saktësi se cila degë nëse e ka humbur statusin aktiv të degës, ngaqë nuk ka paguar kuotizacionin vjetor deri në Dhjetor të vitit të kaluar, por ngaqë është më afër kryetarit dhe kryesisë ende qëndron në letrat e Federatës Vatra dhe përbën shkelje flagrante të statutit, neni 42, pika a.
Problemi qëndron tek struktura organizative e Këshillit të Vatrës, sepse dega që humbet statusin aktiv, humbet edhe vendet në Këshillin e Vatrës. Kryetari i degës që humbet statusin aktiv, humbet automatikisht vendin në Këshillin e Vatrës.
Por realiteti i ndërtimit të strukturave udhëheqëse të Vatrës sot nuk është premtues. Vatra është kthyer në një organizatë me frymë autokratike ku një grup i vogël vendos fatin e saj. Nga brenda duket shqiptarçe si një klub privat ku duhet të kesh anëtarësi të paguar dhe anëtarësia bllokohet në mendimin demokratik të saj përgjat mandatit thjesht pse mendon ndryshe për ta hapur organizatën për të gjithë Shqiptarët e Amerikës.
Kjo gjendje e dobët organizative dhe drejtuese e strukturave të Vatrës sot është trashëgimi e këtyre strukturave brenda dy dekadave të fundit ose më saktë një kopje e strukturave autokrate politike që veprojnë në Shqipëri.
Vatranët udhëheqës në këto dy dekada kanë krijuar një frymë pune përkundër të pasurit të një statuti të qartë dhe që duhet zbatuar me përpikmëri nga strukturat udhëheqëse.
Edhe vetë statuti që kemi sot në Vatër u rishkrua më 2022 dhe duket sikur është një kurth për vatranët:
-në zgjedhjen e kryesisë së degëve, (zgjidhet me votë të fshehtë vetëm kryetari që nuk specifikohet në statut),
-të delegatëve të Kuvendit (që nuk përcaktohet si zgjidhen delegatët e Kuvendit në degë,
-dhe të shtesës së anëtarëve të Këshillit si në gjendjen e sivjetshme Janar-17 Mars 2024 që nuk specifikohet se si zgjidhen anëtarët shtesë kur dega humbet statusin aktiv me më pak se 15 anëtarë, apo kur anëtarët largohen, dorëhiqen, apo situatë si kjo e sivjetmja.
Më 17 Mars 2024, u shtuan anëtarët e rinj (rekomandime të kryetarit dhe kryesisë) për Këshillin e Vatrës dhe u votuan me shkelje të statutit aktual nga kryesia dhe Këshilli i Vatrës pa fuqinë e votës së Kuvendit.
Statuti nuk qartëson si zgjidhen dhe kush i propozon anëtarët shtesë të Këshillit për vendet bosh në Këshill që krijohen kur dega e humbet statusin aktiv se ka rënë nën 15 anëtarë ose se dega përjashtohet nga Vatra, ose nga tërheqja vullnetare e anëtarit të Këshillit, ose kur ndërron shtet apo jetë etj.
Kështu, kryetari i degës që humbet statusin aktiv lë vendin bosh në Këshill automatikisht ashtu siç e merr me statutin e degës aktive.
Nëse Vatra i shërbeu me program Identitetit kombëtar Shqiptar në Amerikë, që nga riorganizimi i vitit 2012, pra për 12 vjet lind pyetja sa shkolla shqipe operon sot Vatra në Amerikë në qytetet ku ka degë Vatra?
Pse në qytetet Amerikane ku ka degë Vatra (përjashtuar Boston dhe New York) nuk organizohet ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit?
Pse nuk ka një anëtarësi aktive të raportuar në gazetën Dielli çdo Janar?
Çfarë të keqe ka këtu, po u publikua? Kur është hera e fundit që në gazetën Dielli është publikuar raporti financiar siç e kërkon statuti?
Vatra sot e 20 vjet më parë është parë si pronë private nga drejtues aktualë apo nga njerëz jashtë Vatrës që kanë synim të marrin drejtimin e saj, por pa ndryshuar frymën e grupit që e drejton sot.
Më shumë këtë frymë autokratike po e shpjegoj me çfarë ka ndodhur me Vatrën në Boston, për periudhën 21 Maj 2023 deri më 17 Mars 2024.
Kryetari, kryesia e Vatrës dhe kryetari i këshillit të Vatrës u bënë të pranishëm në shkelje flagrante të statutit të Vatrës më 21 Maj 2023, ku emëruan kryetar të degës Boston, priftin Theofan Koja me degën që bëri 7 anëtarë nën minimumin e kërkuar sipas statutit nga neni 42, faqja 21. Këtë ditë prifti Koja punonte ende në kishën e Shën Gjergjit, Nolit në Boston.
Ja çfarë shkruhet në statut:
Dega e Federatës Vatra, faqe 21, pika a) Lista e anëtarësisë duhet të jetë jo më e vogël se 15 anëtarë.
Po ashtu, u bë shkelje flagrante e nenit 26, faqe 19 e statutit të Vatrës nga kryetari, kryesia dhe kryetari i Këshillit të Vatrës që në mbledhjen e përbashkët kryesi e Vatrës dhe Këshill i Vatrës më 17 Mars 2024 u lexuan për konfirmim dhe u votuan unanimisht shtesat për anëtarë të Këshillit të Vatrës kur sipas nenit 26, faqe 19 statuti nënvizon se në fazën përmbyllëse, Kuvendi bën ndryshime dhe vendime për vitet e ardhshme, zgjedh kryetarin dhe plotëson Këshillin me anëtarë të tjerë, sipas formulës së përcaktuar në nenet 28, 29 mbi Këshillin e Vatrës.
Kryetari dhe Kryesia nuk kanë të drejtë të emërojnë, plotësojnë dhe votojnë vatranë për anëtarë të rinj në Këshill të Vatrës për të plotësuar vendet bosh, pasi prish strukturën demokratike të Këshillit, duke favorizuar kryetarin apo grupin e tij.
Ndryshe, siç ndodh tani Këshilli i Vatrës i ndërtuar më 17 Mars 2024 duke shkelur statutin për shtesat përveç kryetarëve të degëve aktive ka një dy të tretë (2/3) të ndërtuar jo me votë demokratike nga Kuvendi, por nga fuqia autokratike e kryetarit dhe kryesisë. Ky këshill i Vatrës është autokrat, i ndërtuar me frymën e grupit të kryesisë dhe nuk është demokratik, sepse nuk buron nga vota e Kuvendit. Pra, e përjashton fuqinë e vërtetë të anëtarësisë së Vatrës, sepse Vatra sot nuk i ka 22 degë aktive. Numri 22 i Këshillit të Vatrës është numri magjik për të marrë masa displinore karshi degëve. Këtu bie ndesh me Statutin e Vatrës.
D.m.th anëtarët që duhet të plotësojnë numrin 22 janë të zgjedhur me kujdes që të mos i rrëshqasë drejtimi i frymës së grupit. Ndoshta jo të gjithë, por asnjë që ishte prezent në Boston nuk kundërshtoi votimin e anëtarëve të rinj të Këshillit më 17 Mars 2024. Vetëm anëtarë të rinj të Këshillit që vinin nga dega Boston nuk votuan përjashtimet e vatranëve, sepse nuk ishin në korrent të situatave pasi janë degë e re.
Shihni fotot e mbledhjes së datës 17 Mars 2024 dhe identifikoni anëtarët e Këshillit të Vatrës plus 6 anëtarë kryesie dhe këshilli në Zoom online dhe nxirrni numrin real të anëtarëve të Këshillit që plotësoi Kuvendi i vitit 2022. Pastaj duhet të listoni nëse mundeni 2/3 e anëtarëve me votë Kuvendi të 2022, që duhen për vendimet për marrjen e masave disiplinore. Nuk besoj se do të bëni matematikisht 2/3 në Këshill me ata që ka shtuar Kuvendi i Vatrës 2022.
Ky statut i Vatrës nuk saktëson se kush i kandidon anëtarët e Këshillit të Vatrës, përveç kryetarët e degëve me 15 anëtarë minimum që hyjnë automatikisht? Pra, statuti i Vatrës edhe Kuvendit i krijon paqartësi.
Me llogjikë demokratike, mendoj degët duhet të zgjedhin me votë të fshehtë anëtarë të tyre kandidatë për anëtarë në Këshilll të Vatrës sipas nenit 28 që gëzojnë respekt dhe autoritet në komunitet dhe t’ja sjellin Kuvendit për t’i votuar.
Ndërkohë kemi edhe një barrierë tjetër për delegatët, që i ka vënë statuti i Vatrës përfaqësimit demokratik nga poshtë, nga anëtarësia, nga degët e Vatrës në Kuvend.
Ja çfarë thotë statuti:
Kuvendi i Federatës Vatra, faqe 18, neni 20. Delegat në Kuvend mund të zgjidhet një vatran që ka qënë anëtar i rregullt të paktën një vit pa ndërprerje në një nga degët e listës së Federatës dhe ka paguar.
Statuti nuk e qartëson si i zgjedh dega delegatët, me votim të fshehtë me kandidatura vullnetare apo me propozim direkt dhe votim të hapur?
Çfarë mundet të ndodhë?
Mundet që delegatët e Kuvendit do të vijnë pa u votuar në degë, thjesht me listë të thjeshtë të kryetarit të degës ose ndoshta me këtë klimë, për të ndërtuar shumicën e dy të tretave nga degë me afëri me strukturat autokrate me frymë grupi që janë kryesia dhe Këshilli i Vatrës.
Unë nuk paragjykoj se si kanë ardhur delegatët në këto dy dekada në Kuvendet e Vatrës, sepse nuk kam qenë anëtar i Vatrës, pavarësisht se ka egzistuar e fuqishme fryma e grupit. Vetë kryetarët e degëve po qe se kanë kurajo le të thonë të vërtetën.
Ndoshta kanë ardhur edhe me rekomandim nga qendra, pse jo kundrejt kryetarit të degës që është afër dhe ushqen kështu linjën autokrate vertikale sikundër po ndërtohet tani dhe ka filluar me Këshillin e Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston.
Sepse sipas statutit, neni 17 shkruan se:
Delegatët janë përfaqësues të çdo dege të njohur dhe të pranuar nga Kryesia dhe të zgjedhur sipas përcaktimeve të kanunores/statutit.
Por, në fakt, kryesia e Vatrës nuk është e votuar nga Kuvendi, por e emëruar nga kryetari, gjoja e konsultuar me anëtarësinë. Tre anëtarë vijnë nga një degë. Pra, kryesia ka frymë grupi.
Duket sikur në Amerikë edhe në degët ku ka Vatra përjashtuar Detroit, New York dhe Fort Lauderdale, nuk ka Shqiptarë të suksesshëm e të shkolluar, me grada shkencore dhe me autoritet në Vatër dhe komunitetin Shqiptar për t’u afruar në strukturat drejtuese të Vatrës, për ta bërë Vatrën përfaqësuese për gjithë gjeografinë e Shqipërisë natyrale ndër Shqiptarët e Amerikës, sepse Vatra nuk është pronë e New York dhe Miçigan.
Sa vatranë përfaqësojnë anëtarët e kryesisë së Vatrës në degët e tyre?
Çfarë kontributi real kanë bërë ata këto dy vjet për të shtuar realisht anëtarësinë e Vatrës?
Sa e kanë përparuar Vatrën me kontributin e tyre?
U tha nga kryetari i Vatrës Elmi Berisha më 17 Mars 2024, se kur unë u zgjodha kryetar më e gjeta Vatrën keq. Lind pyetja: Po sa keq?
Sa anëtarë kish Vatra më 2020?
Sa kish më 17 Mars 2024?
Arkëtari i Vatrës më 17 Mars 2024, ende nuk kishte një pasqyrë përmbledhëse për të detajuar sa anëtarë kanë paguar kuotizacionin e vitit 2023. Pra, ende anëtarësia nuk e di sa degë janë aktive në Vatër më 17 Mars 2024 dhe sa anëtarë ka Vatra megjithë që statuti nënvizon se arkëtari kujdeset që raporti vjetor financiar të pasqyrohet në gazetën Dielli pas mbledhjes përmbyllëse vjetore.
Jemi më 17 Mars 2024, dy muaj gjysëm pas mbylljes së 2023 dhe ende ka fshehje të raportit financiar të viti 2023 të Vatrës. Ku është transparenca e financës për anëtarësinë?
Çfarë ka bërë mirë kryesia e Vatrës për fuqizimin e veprimtarisë së degëve të Vatrës?
A ka projekte të inicuara nga kryetari, kryesia apo këshilli për degët përveç çeljes së degëve të reja që rezultuan me shkelje të kanunores në Boston më 21 Maj 2023?
Si ka vepruar Këshilli i Vatrës kur ka patur për një kohë të gjatë vende bosh?
Pra, sa e justifikoni vendin tuaj në kryesi të Vatrës dhe këshill të Vatrës edhe pse jeni të emëruar kur degë të Vatrës nuk paguajnë kuotizacionin dhe humbin statusin e të qënit aktiv?
Si punoni ju në kryesi pa një program me shkrim për degët e Vatrës, për trajnime, për ndihmë konkrete edhe fundja për sqarimin e neneve të Statutit me komunitetin Shqiptar përpara se të shkoni në një qytet për të ngarkuar dikë për të çelur degën e re të Vatrës pa e shkelur statutin siç ndodhi në Boston më 21 Maj 2023?
Ja pra, që është përgjegjësi qytetare çelja e degëve të reja të Vatrës, jo me qëllimin të forconi pozitën e grupit në kryesi, por të fuqizoni Vatrën Noliane.
Jetojmë në vendin simbol të demokracisë, Amerikën ku në qytetet ku banojmë votojmë njëherazi për kryetarin e bashkisë dhe këshilltarët. Kështu bashkia e qytetit ku banoj ka frymën e qytetarëve.
Përse ndër Shqiptarët e Amerikës e bëmë gogol Vatrën dhe strukturat e saj në një mbledhje pune siç ishte më 17 Mars 2024, në Boston? Ne jetojmë në një shoqëri demokratike. Atëherë, a janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e bashkëbisedimit me vatranët për çdo shqetësim që kanë ata? Jo!
Ja pra, pse fryma e grupit e ka çuar kryesinë dhe këshillin e Vatrës në qorrsokak duke dalë mbi Kuvendin e Vatrës me vendimet e saj zgjedhore për Këshillin apo disiplinore për Vatranë me karrierë në Vatër.
Nëse kryetari dhe strukturat e Vatrës sot i mbyllin rrugët e komunikimit me këdo vatran, patjetër që krijohen probleme shoqërore për të dyja palët, dhe mos kujtoni se e nderoni Vatrën me neglizhencën e komunikimit nga lart-poshtë dhe anasjelltas.
Mos ndoshta ka ardhur koha që kryesia e Vatrës të zgjidhet nga Kuvendi edhe për hir të kohëzgjatjes së mandatit në 4 vjeçar të një kryetari?
Kush beson në demokraci shihni si ndërtohen parlamentet qytetare, me votë të Kuvendeve që janë frymë e qytetarisë. Mos u ligështoni. Mendoni ta përparojmë Vatrën, jo ta bllokojmë me thirrje që nuk i shkojnë kodit të fjalës qytetare siç u dëgjuan më 17 Mars 2024.
Tek e fundit. Përse krijojmë pakënaqësi ndër Shqiptarët e Amerikës? Për unin e një grupi që nuk zbaton statutin? Mos ushqeni përjetësi për individë. Individët shkojnë e vijnë. Ushqeni përjetësi për Vatrën vetëm.
Nuk ka zgjidhje më të bukur se bashkëbisedimi me Vatranët. Këtu fillon ndryshimi dhe përparimi organizativ e programor. Sepse fryma e grupit të ndalon të ecësh me program gjithpërfshirës.
Aktualisht, më 17 Mars 2024, në Boston me ndryshimet në Këshillin e Vatrës, Këshilli i Federatës Vatra ka sot një organizim vertikal pa votë të anëtarësisë (Kuvendit), ku fuqinë me letra e ka kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij në kryesi që i emëron vetë në Kryesi dhe Këshill të Vatrës.
Përse nuk zbatohet statuti që aktualisht e kemi?
Apo ky Këshill dhe kjo kryesi ka frikë nga hapja demokratike e Vatrës dhe votimi demokratik në degë për kandidatura në Këshill të Vatrës?
Statuti kërkon të jemi të frymëzuar nga fryma Noliane dhe Koniciane për një Vatër me struktura që vijnë nga poshtë, nga anëtarësia aktive e Vatrës që ka paguar kuotizacionin dhe jo me emërim e votim të rekomanduar nga kryetari dhe kryesia e Vatrës.
Çfarë shkruhet në statut:
Këshilli i Federatës Vatra, Faqja 19, Neni 28. Këshilli i Vatrës përbëhet nga kryetarët e degëve dhe nga vatranë, të cilët kanë shërbyer në strukturat e larta të Federatës Vatra për një kohë të gjatë dhe vatranë që gëzojnë respekt dhe autoritet në komunitet.
Siç u pa më 17 Mars 2024, në Boston shtesat e fundit të anëtarëve të Këshillit të Vatrës u bënë 10 minuta para se të fillonte mbledhja në Hotel Marriot dhe kandidatët për anëtarë u konfirmuan në listën e pjesëmarrjes në mbledhje si anëtarë Këshilli, por pa treguar se mbi ç’kritere u përzgjodhën.
Në fund u votuan unanimisht!!
Ngjitja spektalore e priftit Theofan Koja është e rrufeshme si në Patriarkanën Greke dhe në Këshill të Vatrës. Po ku kish më mirë se të ishte prift në kishën e Nolit nëse vërtet aspironte të bënte karrierë në Vatër?
Për çfarë kontributi u shqua prifti Koja në periudhën 21 Maj 2023 deri 17 Dhjetor 2023 në komunitetin shqiptar të Boston apo në degën e Vatrës Boston që ende po mblidhte anëtarë në këtë periudhë?
Mark Lipa, pararendësi i Theofan Kojës u bë rrufe peshkop për dy javë nga hiç në dhjak, arqimandrit dhe peshkop vetëm se Shqiptarët e kishës së Shën Trinisë Boston ku ai shërbeu bashkëpunuan me Grekët për t’u shkëputur nga Kisha Shqiptare e Nolit.
Theofan Koja u lirua nga kisha e Shën Gjergjit (Nolit) Boston ku ishte më parë dhe e transferuan në kishën Shqiptare simotër të Shën Mërisë në Worcester, Massachusetts.
Më 16 Qershor 2023, prifti Koja ende kryetar i përkohshëm i degës Boston i zgjedhur nga Kryetari dhe kryesia e Vatrës punësohet në kishën Shqiptare Shën Trinia në varësi të Patriarkanës Greke të Stambollit që nuk i nënvizon si Shqiptarë besimtarët, por si Shqipfolës?!
Kryetari i Vatrës, Kryesia dhe Këshilli i Vatrës nuk reflektuan për këtë lëvizje të priftit Theofan Koja, tashmë i emëruar kryetar i degës Vatra Boston. Organizata tjetër ku paguhet se i shërben prifti Theofan Koja është Patriarkana Greke e Stambollit, armike e Vatrës dhe e Shqiptarëve me shekuj dhe që ka dorë në vrasjen e priftërinjve Shqiptarë si At Stath Melani, njëkohësisht dëshmor i kombit dhe i Vatrës, por edhe martirët Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri etj.
Theofan Koja, u emërua peshkop Grek më 25 Korrik 2023, nga Sinodi i shenjtë i patriarkanës Greke të Stambollit, ndërkohë ende në detyrën e kryetarit të përkohshëm të degës Boston automatikisht mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Vatrës online në vitin 2023, ndonëse kjo degë nuk ishte zyrtarizuar dhe pse kryetari i përkohshëm i degës Boston prifti Koja ishte tashmë nën shërbim të organizatës armike të Vatrës dhe interesave të kombit. Kujto këtu edhe emërimin në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të Shqipërisë Janullatos po nga Patriarkan Greke, një thikë pas shpine dhe hapur veprës së Nolit, themeluesit të dyfishtë, të Kishës Ortodokse të pavarur nga Patriarkana Greke dhe të Fedratës së Vatrës.
Asnjë reagim nga Vatra zyrtare.
Vetëm vatrani Petrit Alibeaj, pjesëmarrës më 21 Maj 2023, në mbledhjen e përbashkët të ashtuquajtur riorganizuese të degës me 7 vatranë të Bostonit si dhe kryetarit të Vatrës, kryesisë së Vatrës dhe kryetarit të Këshillit të Vatrës kërkoi që kjo shkelje e rëndë e statutit për zyrtarizimin e degës Boston pa 15 anëtarë minimum duhet korigjuar me përfshirjen e komunitetit Shqiptar të Bostonit.
Të gjendur para shkeljes flagrante të statutit, neni 26, pika a, më 21 Maj 2023, megjithë triumfin e shkrimit në gazetën Dielli më 22 Maj 2023, me titull “Ditë historike për Vatrën, atë Theofan Koja do ta udhëheqë degën e Boston”, kryesia e Vatrës caktoi datën e zgjedhjeve të riorganizuese të degës Boston më 17 Dhjetor 2023.
Prifti Koja, kryetar i përkohshëm i degës Vatra Boston ngaqë humbi vetkontrollin ditën e zgjedhjeve më 17 dhjetor 2023, duke parë të pranishmit që nuk ishin në favor të tij, krijoi skenë përjashtuese për vatranët e vjetër të Bostonit. Në votim për kryetar prifti Theofan Koja mori 6 vota, pra u rrëzua kandidatura e tij për kryetar dege përfundimisht me votë.
Ndërkohë, në listën e këshillit të Vatrës ditë më pas listohet papritur si nënkryetar i Këshillit të Vatrës?!
Si ka mundësi?
Më 17 Mars 2024, në Boston kryesia dhe Këshilli i Vatrës për t’ju shmangur vatranëve të Nju Jorkut që kërkojnë takim me strukturat e Vatrës mbajtën një mbledhje të tensionuar ndërkohë që janë në gjyq me anëtarë të degës Manahttan dhe zyrtarë të Vatrës për vite me radhë.
Unë nuk u besova syve dhe veshëve në Boston kur pashë dy struktura të emëruara vertikalisht që nxinin në fytyrë. Sheshit u duk. Këshillit ju shtuan me shumë vatranë pranë kryesisë nga degë pranë kryesisë dhe kryetarit të Vatrës.
Nga Tirana e poshtë deri në Çamëri nuk ka një titullar të Vatrës, përjashtuar priftin Koja që u konfirmua dhe u votua nënkryetar Këshilli ky zyrtar i Patriarkanës Greke vetëm me një votë kundër. Ky këshill e ngrinte dorën ushtarakisht për votim nën një pamje të vrenjtur për të rivotuar kupolën. Një mbledhje kaq e vështirë, me kaq tension të krijuar nga protesta vatrane në New York, ku dora dhe zëri ishin automatikisht në një ritëm.
Vatra, kjo organizatë Shqiptare, qytetare dhe vullnetare po kthehet në frikë dhe pasiguri për degët apo vatranët që duan ndryshim me votë të fshehtë në degë
-për kryetar dege,
-anëtarë të kryesisë së degës që vijnë nga statuti aktual,
-delegatë të Kuvendit
-dhe kandidatë për anëtarë të këshillit të Vatrës që me llogjikë demokratike duhet të votohen nga anëtarësia e degëve.
Pra, për një Vatër me fuqi tek anëtarësia dhe Kuvendi.
Pse? Sepse ua jep statuti këtë të drejtë. Ja çfarë shkruhet në statut:
Neni 45, faqe 21, Zgjedhjet në degë bëhen një herë në 4 vjet dhe të zgjedhurit duhet të vijnë nga anëtarësia me të drejtë rizgjedhje dhe jo konflikt interesi.
Në të zgjedhurit e degës përfshihen kryetari, nënkryetari, sekretari, arkëtari dhe anëtarët e kryesisë.
Statuti i Vatrës i fut në kurth vatranët që me zgjedhjet në degë, kur aktualisht praktikohet vetëm zgjedhja e kryetarit me votim të fshehtë. Anëtarët e kryesisë emërohen nga kryetari i degës, pra me metodën autokrate në kundërshtim me statutin.
Pra, ka shkelje flagrante të nenit 45 që nuk zbatohet se: të zgjedhurit duhet të vijnë nga anëtarësia. Statuti nuk e qartëson që anëtarësia e degës zgjedh me votë të fshehtë vetëm kryetarin e degës dhe përjashton të zgjidhen me votë të fshehtë funksionet e tjera përveç kryetarit në degë.
Realisht, ngritja e strukturave vertikale udhëheqëse të Vatrës fillon që në degë. Pra, pasi zgjidhet kryetari i degës, ai emëron funksionet në kryesinë e degës.
Kryetari i degës së njohur nga kryesia e Vatrës bëhet automatikisht anëtar i këshilli të Vatrës, por që aktualisht jep më pas emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Vatrës para mbledhjes së këshillit, i kujdesur që t’i përshtaten frymës së grupit në kryesi të Vatrës së sotme.
Pra, me metodë autokratike të propozimeve.
Bile, përkundër votës së anëtarëve të degës Boston, nënkryetar i degës u emërua prifti Koja ndoshta me siguri, me rekomandim nga New York, sepse prifti Koja ishte emëruar kryetar i përkoshëm i degës nga kryetari i Vatrës dhe kryesia e Vatrës dhe që mori nga anëtarësia 6 vota, më pak se një kandidat tjetër A. Pani që mori 18 vota, dhe që sipas frymës demokratike ky me 18 vota duhet të jetë fill pas kryetarit, sepse ka mbledhur vota më afër se sa fitoi kryetari në ditën e zgjedhjeve, pa përmëndur linjën historike të vatranit A. Pani që gjyshi i tij Vasil Pani e shpëtoi Vatrën kur u zgjodh si kryetar i saj.
Në Boston sot e kuptojmë Vatrën dhe kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës si dy vepra të Nolit, por që Patriarkana Greke i rrëmbeu kishën ku punon Theofan Koja sot, dhe që sipas Nolit, Mark Lipa pavarësisht rracës Shqiptare është peshkop Grek.
Kështu është dhe Theofan Koja, peshkop i Sinodit të shenjtë të patriarkanës Greke të Stambollit, pra peshkop Grek, sipas fjalimit të Nolit në 50 vjetorin e themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.
Prifti Theofan Koja moralisht nuk kërkoi të largohej nga Vatra, kur më 16 Qershor 2023 filloi të shërbente për Patriarkanën Greke në kishën e Shën Trinisë në Boston. Theofan Koja nuk shkel më në Kishën e Shën Gjergjit të Boston që ne i themi kisha e Nolit.
Nuk erdhi vetë Patriarkana në Vatër, në Këshill të Vatrës, por e sollën dhe e miratuan me votim të hapur me emërim vertikal kryetari Elmi Berisha dhe kryesia e Vatrës që e lejoi të ishte kryetar i përkohshëm i degës Boston pas datës 16 Qershor 2023, dhe që e ngjiti rrufe në postin e nënkryetarit të Këshillit të Vatrës fill humbjes së priftit Koja si kandidaturë për kryetar të degës Boston më 17 Dhjetor 2023.
Kjo urë e re bashkëpunimi e Vatrës me Patriarkanën Greke të Stambollit është një fyerje e rëndë, për Nolin, për kombin, për vatranët e kthjellët të degës Boston, të votës demokratike të tyre në emër të një Vatre të shëndoshë dhe kombëtare pa ndikim nga lobi Grek që veproka sheshit dhe në Amerikë.
Moralisht vetë prifti Theofan Koja më 16 Qershor 2023, kur ndërroi kursin moral të punës së tij, duhet të respektonte Vatrën dhe Nolin duke u tërhequr nga Vatra dhe funksionet drejtuese megjithë që nuk i meritoi vetë, por ja dhanë me detyrim. Këtu fle dhe flet pabesia ndaj Vatrës si organizatë Noliane.
Kisha e Nolit e paralajmëroi priftin Theofan Koja që të mos përziehej me punët e Vatrës, ndërsa ky shërbente tek Kisha e Nolit pas datës 21 Maj 2023. Por për 25 ditë më pas, më 16 Qershor 2023, prifti Koja ja la shëndenë frymës Noliane në kishën Shqiptare, sepse ai ju bashkëngjit Patriarkanës Greke të Stambollit.
Tashmë nuk dimë qëndrimin e vërtetë zyrtarëve të Vatrës për priftin Koja si zyrtar i votuar në Këshill të Vatrës më 17 Mars 2024 në Boston kundrejt mësimeve të Nolit dhe masakrave njerëzore që ka bërë Patriarkana Greke në Shqipëri.
As që duan t’ja dinë në këshill të Vatrës, kryesi të Vatrës dhe vetë kryetari i Vatrës se dega Boston nuk e votoi për kryetar dege! Një fyerje sheshit ndaj vatranëve të Bostonit dhe e statutit të Vatrës.
Si për t’i kthyer një borxh dikujt që ka lidhje me lobin Grek, kryetari i Vatrës dhe kryesia e graduan priftin Koja nënkryetar të Këshillit dhe patjetër me rekomandim edhe nënkryetar të degës Boston. Kryetarit të Vatrës i bie kjo barrë e madhe të sqarojë vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës.
Kryetari i Vatrës është fuqiplotë me statut për ta bërë Vatrën demokratike dhe jo autokratike. Të emëruarit nuk bëjnë strukturë demokratike, por oborre që nuk kanë program të vërtetë kombëtar.
Nuk kemi sot një program kombëtar të Vatrës në letër përveç statutit.
Kryesia e Vatrës ka linjë autokratike dhe frymë grupi.
Vijmë tek linja autokrate e ndërtimit të Këshillit të Vatrës. Me këtë përbërje që ka sot Këshilli i Vatrës, i konfirmuar më 17 Mars 2024, i shtuar e votuar jo nga Kuvendi i Vatrës sipas statutit duket sheshit që po përgatitet një linjë e fortë me frymë grupi me lidhje ndoshta edhe me lobin Grek (zyrtari numër dy i Këshillit të Vatrës është edhe zyrtar i një organizate armike të Vatrës dhe Shqiptarëve, Patriarkanës Greke të Stambollit).
Këshilli i Vatrës me këtë fuqi autokratike të tanishme plus edhe fuqinë autokratike të kryetarit dhe frymën e grupit të kryesisë nuk janë premtim sot për një Vatër të shëndoshë kur edhe gjeografikisht nga Tirana e poshtë deri në Çamëri, Vatra sot nuk ka një titullar në Këshill apo në Kryesi (kryetar, nënkryetar, sekretar). Nuk mund të marrësh vendime me një Këshill shtesat e të cilit nuk janë votuar në Kuvend. Kështu e dëmton Vatrën, e bën autokrate pa frymëmarrje demokratike, sepse vendimet merren me 50% plus 1 në Këshill, por Këshilli nuk përfaqëson frymën dhe votën e Kuvendit të Vatrës.
Emrat e tanishëm në kryesi dhe këshill flasin vetë. Statuti ka mjegull të orientuar për të mos e hapur Vatrën, por për ta mbajtur kështu të dobët në ndërtimin organizativ të saj dhe të kontrolluar nga një grup i vogël pa përfaqësim të rregullt për gjeografinë e trojeve shqiptare në Ballkan.
Ka Një dhe Vetëm një rrugë për të hapur Vatrën, me bashkëbisedim me anëtarësinë aktive të Vatrës, e që rrjedhimisht koha kërkon thirrjen e një kuvendi të Jashtëzakonshëm të Vatrës, nëse vërtet e duam Vatrën dhe Nolin e Konicën më shumë se servilizmin para kryetarit dhe Kryesisë së sotme.
Të marrim shembull nga Ballkani. Kosova po bashkëbisedon me Serbinë për të bashkëjetuar e njohur njëra-tjerën me paqe e në paqe. Ne jemi Shqiptarë, një gjuhë, një gjak, një Vatër Noliane.
Të gjithë jemi kalimtarë. Por rrota e historisë nuk do të ndryshojë se Vatra do ringrihet edhe më mirë pa frymën e grupit që sundon sot në Vatër.
Për 10 vjet Vatra bëri Shqipërinë me Nolin e Konicën e gjithë burrat e kombit, kurse për 12 vjet në shekullin e dytë Vatra ende është në organizim e sipër, sepse udhëheqja e Vatrës ka humbur rrugën për ndërtimin organizativ të strukturave.
A jemi vërtetë 100% në Vatër, në rrugën Noliane kur votojmë 98% në këshillin e Vatrës të montuar me emërime. Sa i vërtetë është ky 98%?
Le të bashkohemi me veprimtari, me bashkëkuvendim për ta mbajtur Vatrën përsëri në rrugën Noliane. Nëse flemë, kjo do të jetë Vatra e viti 2030, apo më tej, kjo që kemi sot!
Kur këshilli i Vatrës do të votohet nga Kuvendi i ardhshëm, i zakonshëm apo i Jashtëzakonshëm i Vatrës sivjet a vitin tjetër, atëherë do të kurdiset prapë ora organizative dhe kombëtare e Vatrës.
Fuqi ka vetëm Kuvendi, ka anëtarësia e vatranëve o vatranë, Shqiptarë të Amerikës!
Nëse kryetari konsultohet me anëtarësinë për kryesinë, statuti nuk e përcakton se kush propozon kë?
Nëse vërtet kryetari i Vatrës bën konsultime për të ndërtuar kryesinë, nuk mund vijnë tre anëtarë të një dege në kryesi të Vatrës.
Nuk ka fuqi demokratike një grup i emëruar! Nuk munden disa anëtarë të emëruar në kryesi edhe pse e kanë shkruar kështu në statut, të pranojnë delegatë Kuvendi të ardhur me votë anëtarësie. Ja, pra sa autokratike janë strukturat e sotme të Vatrës.
Pra, kjo procedurë e pranimit të delegatit duhet të ndryshohet me votën e anëtarësisë që duhet ta gjykojnë vetëm Këshilli i Vatrës që del nga Kuvendi, ose kryesia nëse do të votohet me votim të fshehtë po në Kuvend. Kështu e bëjmë Vatrën demokratike.
Të dashur anëtarë të vatrës!
Ka fuqi vota e delegatëve të zgjedhur me votë të fshehtë nga degët e Vatrës. Ndryshe ky këshill i Vatrës duhet ta ngrijë marrjen e vendimeve deri sa të ndodhë ky kuvend.
Fakti që media Albanian Culture TV e drejtuar nga zoti Adem Belliu u përjashtua në mbledhjen e Këshillit të Vatrës më 17 Mars 2024, në Boston flet për veprimtari jotransparente të strukturave të Vatrës për tua fshehur vatranëve dhe Shqiptarëve të Amerikës çfarë bëjnë strukturat e Vatrës, me gjithë mirësjelljen e kryetarit Elmi Berisha për lejimin e gazetarit Belliu, por pa kamera.
Nuk është Bostoni i Nolit, Konicës, Dakos, Çekrezit etj vendi për të ngritur zërin në Këshill të Vatrës se tani ne po zbatojmë kanunoren! Në fakt, ju drejtues të Vatrës sot në kryesi dhe Këshill e kini shkelur me të dyja këmbët statutin e Vatrës më 21 Maj 2023 në Boston e pikërisht në Kishën e Nolit.
Nuk duam të dëgjojmë më fjalë agresive në Boston, të paktën ato fjalë që nuk janë në fjalorin e gjuhës Shqipe. Të paktën mbani kuajt e fjalës së keqe në mbledhjet e strukturave të Vatrës nga dega në këshill, kryesi e Kuvend kudo në Amerikë.
Vatra mburret me përfaqësimin e Shqiptarëve të Amerikës.
Por në Amerikë, në realitet ndoshta dhe për fat të mirë, për gjendjen e tanishme janë me qindra organizata Shqiptare që janë regjistruar në disa shtete të Amerikës.
Si mund t’i përfaqësosh e informosh Shqiptarët e Amerikës pa media të pranishme. Çfarë sekrete ka mbledhja e këshillit të Vatrës më 17 Mars 2024, në Boston kur votohet nënkryetar zyrtari i Patriarkanës Greke, prifti Theofan Arian Koja? Unë jam Shqiptari i Amerikës që dua Vatrën e Nolit, jo Vatrën e frymës së grupit me zyrtarë të Patriarkanës Greke. Ku është Jugu i Shqipërisë me përfaqësim? Ja pra, duhet të reflektojmë.
Nuk është fundi i botës. Jepini kurajo ndërgjegjes tuaj të thërresim, apo ju në kryesi dhe këshill të pranoni thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Vatrës. Vetëm kështu do të mbeteni në historinë e Vatrës duke e shpëtuar atë. Nuk e kemi tapi për ca individë Vatrën e Nolit. E kanë tapi Shqiptarët e Amerikës. Koha punon për Vatrën. Ndryshimi fillon nga çdo anëtar Fanolist e Konician. Le të besojmë në demokraci, në votë Kuvendi për ta ringritur Vatrën.
*Artur Vrekaj, anëtar i degës Vatra Boston
Për këtë material është cituar statuti i Vatrës i votuar në Kuvendin e 26 Shkurtit 2022, i shpërndarë në Boston më 17 Mars 2024.