back to top
2.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

26 tetor 1890 – 135 vjet më parë… u shua “Babai” i Pinokut – nga Saimir Kadiu

Gazeta

Statuja e Pinoku në Collodi
Statuja e Pinoku në Collodi
26 tetor 1890 – 135 vjet më parë… u shua “Babai” i Pinokut 
nga Saimir Kadiu

Shuhet shkrimtari Carlo Lorenzini, i njohur më mirë me pseudonimin “Collodi” sipas emrit të fshatit, nga i cili vinte nëna e tij…
(Shkrimtari fiorentin kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij atje dhe mori emrin e tij, duke nënshkruar me pas si Carlo Collodi.
Fshati ruan një kështjellë të lashtë dhe e bazon ekonominë e tij në turizëm falë edhe parkut kushtuar Pinokut
Në fshat ndodhet edhe statuja më të lartë e Pinokut në botë, me lartësi 16 metra nga koka te këmbët, 19 metra nga niveli i rrugës dhe peshon 9 ton, 14 ton nëse merren parasysh edhe këmbët.
Projekti u mbështet fuqishëm nga Fondacioni Kombëtar Carlo Collodi dhe Atelier Volet, një kompani historike e zdrukthtarisë, e cila falë kooperativës së druvarëve, dhuroi bredhin 120-vjeçar, i cili u përdor për krijimin e skulpturës prej druri.
Ekspertët në Atelier Volet shpenzuan mbi 800 orë punë për të krijuar këtë statujë.
Inagurimi i statujes se Pinokut u bë me 28 mars 2009.)
Vetëm pak vite më parë, në 1883, ai kishte botuar veprën që do ta bënte të pavdekshëm: “Aventurat e Pinokut. Historia e një kukulle”…
Collodi nuk e pëlqeu atë vepër (“lojë për fëmijë”) dhe do të donte ta përfundonte me vdekjen e protagonistit të varur: ishin protestat e fëmijëve që e shtynë të vazhdonte, si Conan Doyle me Sherlock Holmes.
“Aventurat e Pinokut” mbetet një nga librat më të famshëm për fëmijë. Është përkthyer në më shumë se 80 gjuhë, madje më shumë se Komedia Hyjnore.
Në gjuhën shqipe është përkthyer në vitin 1935, nga shkodrani Cuk Simoni.
Një shkrimtar rus. Aleksei Tolstoi (nipi i autorit më të famshëm të “Luftës dhe Paqes”) shkruajti në vitin 1936, duke i bërë një plagjiaturë të vërtetë të veprës së Collodit me “Aventurat e Burattinos”.
Libri është një kryevepër absolute. Benedetto Croce tashmë e përkufizoi atë si një nga veprat e mëdha të letërsisë italiane (“druri nga i cili është prerë Pinocchio është njerëzimi”).
Ai kishte edhe probleme serioze të censurës për shkak të satirës “të rritur” që përmban: tallja me figurën e një polici ishte një problem për Collodin. Por ka edhe një satirë tjetër: gjykatësi gorilla që burgos Pinokun pikërisht sepse është i pafajshëm, i portretizuar me vitriolën e gjyqësorit. Dhe fusha e mrekullive duket se është një satirë e mashtrimit që është financa.
Por Pinocchio shkon më tej dhe flitet edhe për lexim ezoterik. Jo çuditërisht, “Pinocchio” kujton në disa vende një nga kryeveprat e mëdha ezoterike të letërsisë latine “Metamorfozat ose gomari i artë” nga Apuleius, magjistar dhe prift i Isis.
“Pinoku i Collodit është një mrekulli letrare me thellësi ezoterike pothuajse të patolerueshme.” ka shkruar Emile Zola.
Ekziston edhe një lexim i krishterë i Pinocchio-s: Kardinali Giacomo Biffi pa në të “ikjen dhe kthimin e shpirtit te Zoti”.
Pinocchio është një kryevepër absolute, një nga ata libra me njëqind fytyra, vepra themelore italiane e shekullit të XIX.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.