Disa mendime rreth Përfaqësimit të Opozitës me Zotin Binaj! – nga Muhamet Omari

Gazeta

Muhamet Omari
Muhamet Omari
Disa mendime rreth Përfaqësimit të Opozitës me Zotin Binaj!
nga Muhamet Omari

Opozita dhe përfaqsuesi i saj Binaj, mendoj që i qëndrojnë ngushtë njeri-tjetrit në disa dimensione social-politike. Konceptualisht ka një handikap duke krijuar mister përmes një vëzhgimi në thelbin e çeshtjes përtej asaj sipërfaqsore dhe tam-tameve të propogandës. Duke hulumtuar elektoratin e PD-së, ndeshemi në dy opinione: atë politik dhe atë historik, që do të gjykoje se duhet një sqarim nga drejtuesit e hierarkisë që vendosën ta suportojnë Z. Bino:
1.N’rrafshin historik! A ka lidhje familjare me Manxhar Binon, ish sekretar i parë në rrethe të ndryshme? A ka lidhje familjare me Dine Binon, i dënuar për vrasjet në kufi me burgim t’përjetshëm nga gjykata Shqiptare? Kjo vlen për atë pjesë elektorati që e ka vuajtur n’lëkurë me gjenerata dhe është sensibël ndaj këtyre aktorve ekzekutorë të periudhës komuniste
2.N’rrafshin politik z. Bino ishte n’shtabin drejtues të lëvizjes së drejtuar nga Adriatik Llapaj. Ky grupim është akuzuar si vazhdues i G 99 të Erjon Veliajt. Në takimin në New York të Llapajt, z. Bino foli me pjesëmarrësit nëpërmjet linjës telefonike, ai elaboroj fort rolin pozitiv të Sorosit në ndërtimin e shumë institucioneve në Shqipni dhe n’fund për t’i dhënë karakter “humori” tha: le t’më quajnë edhe mua si Soroist!! Bazuar në pikën e dytë, mendoj që Rama ka për t’ia lënë Bashkinë e Tiranës z.Binaj ta fitojë duke pasur ma tepër përfitim se ta fitonte Manastirliu.
1.Opozitës do t’i humbë kauza që Rama vjedh votat ose i ka vjedhur duke ia legjitimuar vjedhjet që soc-komunistët kanë ba deri tani!
2.Do të krijojë rrethana të favorshme për pajtimin me situatën e ndërtuar në raport me masakrën që i është ba n’drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Veliaj
3.Me Binon do të mbyllen shumë dosje dhe kontrata të korrupsionit të deleguara politikisht nga Ramallahu
4.Në programin politik të Binajt Opozitës do t’i humbë e drejta e ankesës pasi nëse e bën, do t’i kthehet në bumerang
5.Me dhënien e Bashkisë z. Binaj, Opozitës do t’i humbë moralisht e drejta e ankesës edhe në vazhdim masakrave zgjedhore në t’ardhmen ku Ramallahu do ta realizojë haptas.
6.Me dështimin e përfaqësimit me z. Binaj, Opozita do ta ketë tepër të vështirë riorganizimin politik. Një pjesë jo e vogël e drejtuesve ka kohë që kanë humbur betejën politike në praktikë.
“Era e re” që ka filluar me Binon, do të jetë vrastare nëse na rikthen te gabimet e vjetra, duke na çuar drejt një anarkie Partiake të tipit Basha. Mos të egzaltohemi pa shkak, duke shkuar pas si Muca mbas Daisë. Z. Binaj duhet të shpjegojë gjithçka për t’marrë binomin Besim – Moral. Me mbështetjen e Binos(?!) P.D-ja ka hedhur të gjithë letrat në tavolinë. Mendimi im personal n’raport me z. Binaj? Rrugën e “racionalitetit” e kam tepër të kufizuar nga përvoja Basha. Profecia e analizës gjithmonë ka subjektivizmin e saj, sepse baza ekonomiko-moralo-politike e kulturës tonë, është komplet e shthurur.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit